• e premte, 12 korrik 2024

Ministrja Bozhinovska paralajmëroi revizion në të gjitha institucionet shtetërore në pjesën e energjetikës

Ministrja Bozhinovska paralajmëroi revizion në të gjitha institucionet shtetërore në pjesën e energjetikës

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Dorëzimi i të gjitha raporteve të revizionit deri më tani të cilët janë bërë në pjesën e institucioneve nën kompetencë të Ministrisë së Energjetikës dhe dakordimi i procesit të revizionit të vazhdueshëm të rregullt në të gjitha institucionet, ishte dakorduar në takimin e sotëm të Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe kryerevizorit shtetëror Maksim Aceski. 

"Ka një qëndrim joserioz ndaj raporteve të revizionit, të cilat për vite të tëra janë vërejtur dhe evidentuar dhe për më tepër janë informuar për krimin në institucionet si EMV, MEPSO, KME Manastir, ndërsa askush nuk ka reaguar. Kjo tashmë do të ndalet si praktikë, kushdo që ka kryer krim apo do të tentojë të bëjë krim në fushën e energjisë do të duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk do të kem kurrfarë tolerance për këdo që e ka shkelur ligjin", ka deklaruar ministrja Bozhinovska në takimin me Aceskin, noftuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Kryerevizori, shtohet, në takim ka folur për raportet e deritanishme për punën e këtyre institucioneve dhe parregullsive të evidentuara.

"Pas takimit me Aceskin, do të hyjmë në komunikim me institucionet kompetente për të inicuar procedura për kontrollimin e të gjitha rregullsive të theksuara në raportet e revizionit. Ministria gjatë ditës së djeshme i ka dërguar një shkresë Byrosë së Metrologjisë, Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik, Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës, Entit Gjeologjik, SHA MEPSO, EMV, Operatorit Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike, SHA NOMA GAS, NP 'Strezhevë', Agjencia për Energjetikë për dorëzimin e raportit për aktivitetet e realizuara në 4 vitet e fundit dhe gjendjen financiare në të cilën gjenden institucionet", njoftuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. fc/

Fotografia: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR