• e premte, 22 nëntor 2024

Ljutkov: Më tepër i dëgjoj njerëzit e kulturës se sa politikën

Ljutkov: Më tepër i dëgjoj njerëzit e kulturës se sa politikën

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Jam shumë i kujdesshëm për gjithçka që bëj, deklaroi minsitri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov dhe theksoi se përfundimisht kultura duhet të bëhet veprimtari fitimprurëse dhe degë e ekonomisë, faktor relevant në ekonominë e vendit.

Prioritet i kemi industritë kreative dhe kulturore, theksoi Ljutkov sonte në Vin Vin në Tellma. Sipas tij, ajo është veprimtari e3 cila përfundimisht kulturën mund ta bëjë fitimprurëse.

Turizmi kulturor, sipas Ljutkovit, për momentin është më i përfaqësuar në Maqedoni dhe atje hyjnë shumë mjete nga vizita e numrit të madh të turistëve, nga vizita e lokaliteteve arkeologjike, siç janë Stobi, Çarshia e Vjetër e Shkupit...

I pyetur cilat janë prioritetet, minsitri Ljutkov theksoi se tani po shfrenohen të gjitha proceset të cilat ishin "të frenuara" me vite. Të tilla janë dhjetëra, nënvizoi, dhe i ceki ndërtesat e teatrove në Nagoriçan të Vjetër, Pllaoshnik, teatri i Kumanovës dhe ai turk...

Ai tha se nuk është e saktë informata se do të hiqet çmimi "Meto Jovanovski".

Paralajmëroi se shumë më tepër do të shpenzohen mjete për kulturë institucionale dhe nacionale, sepse, siç tha, institucionet janë të devastuara për momentin.

Për minsitrin Ljutkov, sfidë e madhe dhe shumë me rëndësi është në vitin 2028 Qyteti i Shkupit të jetë Kryeqytet evropian i kulturës.

I pyetur për Sallën universale, minsitri tha se në këtë moment ndoshta nuk është aq me rëndësi ndërtimi i Sallës universale në Shkup, sepse, nënvizoi, kjo gjithsesi nuk mund të përfundohet në afat deri në vitin 2028.

Ai foli edhe për Agjencinë për film, me ç'tast potencoi se nuk ka pasur problem deri në vitin 2017 sepse realisht ka pasur mjete dhe kriteret kanë qenë të ndara. ab/

FOTO: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR