• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova në Ohër më të mirëve nga fakultetet teknike ua dorëzoi "unazën inxhinierike"

Presidentja Siljanovska Davkova në Ohër më të mirëve nga fakultetet teknike ua dorëzoi

Ohër, 11 korrik 2024 (MIA) - Presdientja Gordana Siljanovska Davkova sot në mënyrë solemne në platonë para tempullit "Shën Pantelejmon" në Pllaoshnik në Ohër për të 21-tën herë, 15 të diplomuarve më të mirë në shkenca teknike nga katër universitetet shtetërore ua dorëzoi mirënjohjen "Unaza inxhinierike".

Ajo theksoi se inxhinieria është mision fisnik. Shteti ynë është themeluar nga KAÇKM-ja, por, siç tha, "është ndërtuar nga inxhinierët dhe atë në kuptimin e plotë të fjalës, me rëndësinë dhe shkathtësitë e veta, inxhinierët nga të gjitha disiplinat arritën t'i shndërrojnë idetë në realitet dhe me atë t'i përmbushin nevojat jo vetëm të shtetit dhe të ekonomisë, por edhe të qytetarëve.

Para inxhinierëve të rinj qëndron sfida, theksoi ajo, dhe ajo është ndërtimi i Republikës së re digjitale, e cila mund të aftësohet me sukses në transformim global digjital.

Ajo më tej tha se detyrë e tyre e ardhshme mbetet t'u ndihmojnë gjeneratave të reja, që herët t'i përqafojnë shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën dhe t'i duan stem-fushat. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR