QMK: Qeveria i miratoi DMSH-së të angazhojë dy pilotë të pensionistë të Er traktorëve
- Qeveria në mbledhjen e sotme dha pëlqimin që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) të angazhojë dy pilotë të pensionuar të Er traktorëve, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:41, 11 korrik, 2024
Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme dha pëlqimin që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) të angazhojë dy pilotë të pensionuar të Er traktorëve, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.
Sipas QMK-së, nesër herët paradite, pilotët do të nënshkruajnë kontratë në vepër.
"Menjëherë më pas Agjencia për aviacion civil do ta heqë ndalesën për fluturim dhe Er traktorët e DMSH-së do të mund të fluturojnë drejt zjarrit në malin Serta, ndërsa sipas nevojës edhe drejt cilit do zjarr prioritar për shuarje", theksojnë nga QMK.
Akoma është aktiv zjarri në Serta në Negotinë, i cili shpërtheu dje rreth orës 10:30. Për sonte në orën 22:00 është caktuar takim i ri i Shtabit të Negotinës për mbrojtje dhe shpëtim, i formuar mbrëmë në mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës. ab/
fotо: МIА