• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me ndriçim shënon "75-vjetorin e NATO-s"

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me ndriçim shënon

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ndërtesa e MPJ-së dje dhe sot është ndriçuar me ngjyrë të kaltër me rastin e shënimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjen e samitit të NATO-s në Uashington, kumtoi sot MPJ.

Republika e Maqedonisë së Veriut, shtojnë nga atje, është aleate kredibile e NATO-s me kontribut aktiv në përforcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik.

"Së bashku me aleatët tanë në Aleancë qëndrojmë të bashkuar në përcaktimin për mbrojtje të vlerave të ndara demorkatike dhe angazhimeve për paqe të qëndrueshme dhe prosperitet", thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. ab/

foto МРJ

QËNDRONI TË LIDHUR