• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Toshkovski realizoi takim me shtabin operativ për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presedenciale të vitit 2024

Ministri Toshkovski realizoi takim me shtabin operativ për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presedenciale të vitit 2024

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me udhëheqësinë dhe anëtarët e shtabit operatib dhe udhlheqësitë e 8 shtabeve ndihmëse të formuara për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presedenciale 2024, kumtuan nga MPB-ja.

Në takim, ministri nga ana e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike dhe kryeshefit të Departamentit të Policisë së Uniformuar pranë BSP-së u informua për të gjitha masat aktivitetet e deritanishme të cilat janë ndërmarrë nga ana e shtabit operatib, si dhe masat dhe aktivitetet të cilat duhet të ndërmirren në të ardhmen me qëllim që të mundësohet veprim i organizuar, sinkronizuar dhe i kordinuar nga ana e policisë në drejtim të sigurimit të zgjedhjeve të qeta dhe demokratike, si dhe parandalimin e çdo lloj përpjekjeje për rrezikimin e procesit zgjedhor.

Në këtë drejtim, thuhet në kumtesën deri më tani janë mbajtur edhe 5 mbledhje me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kurse për momentin është duke u mbajtur edhe trajnimi i nëpunësve policorë për rolon e policisë në periudhën zgjedhore.

“Nga ana ime në këtë kontekst është dhënë udhëzim për të ruajtur një vigjilencë dhe gatishmëri të lartë të policisë, si dhe për të vënë theksin në mbledhjen e informatave operative në drejtim të parandalimit të kërcënimeve të mundshme ndaj gjendjes së sigurisë në këtë periudhë parazgjedhore. Nga ana e drejtorit BSP-së dhe anëtarëve të shtabit operativ u potencua se gjendja e sigurisë është stabile dhe se policia është e gatshme të përballet me sfidat e ardhshme të sigurisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve”, ka potencuar ministri Toshkovski, theksohet në kumtesën e MPB-së.


 

Фото: МВР

QËNDRONI TË LIDHUR