Ministri Osmani në Forumin e Ulpianës në Prishtinë
- - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në Forumin e Ulpianës në Prishtinë, me ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc.
- Post By Fitore Curri
- 07:25, 17 nëntor, 2023

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në Forumin e Ulpianës në Prishtinë, me ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc.
Siç bëri të ditur MPJ, Osmani do t'i drejtohet panelit të titulluar "Migrimi përmes angazhimit të diasporës: një dimension i ri për bashkëpunim diplomatik dhe zhvillimor". fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s