• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Mexhiti paralajmëron tenderë të ri për spitalin e Kërçovës dhe Shtipit

Ministri Mexhiti paralajmëron tenderë të ri për spitalin e Kërçovës dhe Shtipit

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka informuar se rreth Vitit të Ri do të ketë tenderë të ri për ndërtimin shtesë të objekteve të reja në spitalet e Kërçovës dhe Shtipit.

Këtë ai e bëri të ditur sot nga ASHAM-i ku së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ishin në prezantimin e pajisjeve të reja për analizë gjenetike.

"Spekulohej se nuk do të ndërpritet kontrata për spitalin e Kërçovës. Tash më është ndërprerë, ose më saktë është prishur rreth dy javë më parë. Siç jemi angazhuar që nga dita e parë me kabinetin, thamë se të gjitha çështjet e kontestuara, të gjitha projektet e kontestuara në shëndetësi, të cilat nuk janë ndërtuar me dekada, çfarë golgote ka qenë spitali i Kërçovës, 33 vite siç e dini me spitalin e Shtipit, domethënë i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura dhe të kontestueshme. Gjithashtu edhe për spitalin e Kërçovës tashmë është shfuqizuar, ose para Vitit të Ri ose pas Vitit të Ri varet nga procedurat, tenderi për spitalin klinik në Shtip. Kështu do të vazhdojmë edhe me spitalin e Kërçovës", theksoi Mexhiti.

Ndërtesa e re për spitalin e Kërçovës është filluar që nga vitet e 90-ta, ndërsa në Shtip themelet për objektin e ri janë hedhur para shtatë viteve që në vitin 2016. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR