• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Si udhëheqës i qeverisë jam i detyruar t'i respektoj Kushtetutën dhe ligjet, por pres edhe ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat i ngjajnë shekullit 21

Mickoski: Si udhëheqës i qeverisë jam i detyruar t'i respektoj Kushtetutën dhe ligjet, por pres edhe ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat i ngjajnë shekullit 21

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristian Mickoski sot theksoi se si njeri, i cili do ta udhëheqë qeverinë është i detyruar t'i respektojë Kushtetutën dhe ligjet, sepse ai është parimi i tij edhe lidhur me Marrëveshjen e Prespës, e cila, siç tha është pjesë e sistemit juridik, por edhe theksoi se pret ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat i përshtaten shekullit 21. Bëri thirrje që në vend se të vihet theksi në të drejtën e tij të garantuar të njeriut për përdorimin e emrit Maqedonia, të vihet theksi në analizë më të thellë për atë çka Greqia ka përmbushur nga Marrëveshja. Pasi që edhe formalisht do të bëhet pjesë e institucioneve, siç tha do të ndërmarrin aktivitet diplomatik që t'i argumentojnë dhe mbrojnë pozicionet lidhur me Marrëveshjen e Prespës, por theksoi se nuk do të bëjnë politikë ofensive provokuese, të riemërojnë autostrada, aeroporte, të ndërtojnë përmendore, por do të ndërtojnë ura, ekonomi më të fuqishme edhe bashkëpunim ekonomik të ndërsjellë, bashkëpunim në fushën e turizmit, arsimit, kulturës.

Ai pas marrjes së mandatit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me thirrjen e djeshme nga kryeministri krek Kirjakos Micotakis të japë deklaratë kategorike, kur zyrtarisht do të bëhet kryeministër se e respekton Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në të kundërtën, e vetmja që mund të arrijë është "përvoja e parë e pakëndshme" në Samitin e NATO-s në fillim të korrikut, përsëriti edhe se nuk ka për qëllim të sillet si taleban, por edhe se nuk pret që dikush tjetër të sillet në atë mënyrë, por edhe se është mirë të argumentohen qëndrimet para Samitit. 

"Si person që do të drejtoj qeverinë, jam i detyruar të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Dhe këtu nuk kam pasur asnjëherë dilemë dhe as nuk do të kem përderisa këto ligje dhe kjo Kushtetutë janë në fuqi. Marrëveshja e Prespës është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës maqedonase. Dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Të gjithë ata që janë pjesë e institucioneve duhet t'i respektojnë, por ju nuk mund të kërkoni që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta dhe nga ana tjetër mund t'i thyeni. Por gjithashtu pres që ne të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, mbi baza parimore, konstruktive, marrëdhënie të mira fqinjësore që i përshtaten shekullit 21. Unë nuk kam ndërmend të sillem në mënyrë talebane dhe as nuk pres që dikush të sillet në mënyrë talebane. E drejta ime e garantuar e njeriut është një e drejtë që është mbi të gjitha të drejtat. Dhe këtu nuk kam asnjë dilemë. Si kryetar i Qeverisë, çdo gjë që ka të bëjë me sistemin tonë juridik, do ta respektoj rendin kushtetues deri në pikën dhe presjen e fundit dhe normalisht si qytetar besnik i këtij vendi, gjë që e kam bërë edhe në të kaluarën pa përjashtim", tha Mickoski.

Ai theksoi se i përmbahen erga omnes për emrin, por gjithashtu theksoi se duhet bërë një analizë më e thellë se çfarë ka përmbushur Greqia nga Marrëveshja e Prespës.

"Epo, erga omnes ne e përdorim. Neni shtatë i Marrëveshjes, paragrafi 2 dhe 3 janë shumë të qartë. Çfarë do të thotë kur njëra dhe pala tjetër përdorin termin Maqedoni dhe maqedonas, neni 1 i së njëjtës Marrëveshje. Dua të kërkoj sërish nga mediat këtu në Maqedoni që t'i kushtojnë pak më shumë vëmendje analizës se çfarë ka përmbushur fqinji ynë jugor nga Marrëveshja, ndërsa të jentë më pak provokim e drejta ime e garantuar njerëzore me shumë konventa të përdorimit të termit Maqedonia, emri i atdheut tim në të cilin kam lindur dhe mbiemrit maqedonas. Le të shohim se çfarë kanë bërë këto gjashtë vjet. Le të shohim se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Çfarë duhej të merrnim kur në të kaluarën u ndërrua flamuri, kur u ndryshuan banknotat, kur u përdor emri poshtërues, kur ndodhi ndërhyrja e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit, i cili ishte një aleat besnik dhe që ndalonte fluturimet. Çfarë ndodhi kur u ndryshua Kushtetuta, një herë pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, herën e dytë për shkak të marrëveshjes, herën e tretë kur deputetët u vendosën në paraburgim, kur u nxorën një ditë kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese, kur emri kushtetues ishte ndryshuar. Të flasim në një kontekst më të gjerë", deklaroi mandatari.

Për atë nëse ndoshta do të dërgojë notë proteste në Athinë për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës, Mickoski u përgjigj se për momentin nuk janë brenda në institucione, por pasi që të hyjnë do të ndërmarrin aktivitet diplomatik që t'i argumentojnë qëndrimet e tyre. 

"Do të mbrohemi. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Nuk do të udhëheqim politikë ofensive provokuese, nuk kemi qëllim të riemërojmë autostrada, të ndërtojmë përmendore. Duam të ndërtojmë ura, duam të ndërtojmë ekonomi më të fuqishme, bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik, bashkëpunim në sferën e turizmit, arsimit, kulturës, këtu jemi, fqinjët duhet të respektohen dhe do t'i analizojmë të gjitha hapat dhe me kujdes do të bëjmë hapa. Por njëkohësisht nuk kemi qëllim të jemi hipokritë, të nënshtrojmë veten, ndërsa nga ana tjetër tu grabisim juve qytetarëve dhe të sillemi si tiranë. Maqedonia u bë me qeveri, e cila duhet të jetë e përqendruar në qytetarin, ndërsa nënpunësit qeveritarë duhet të jenë këtu, mendoj për mua personalisht dhe ministrat, të jenë shërbëtorë të populit", deklaroi Mickoski pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR