• e diel, 12 maj 2024

Mickoski: Ky është rezultati më i mirë i VMRO-DPMNE-së si opozitë, ky është karton i verdhë për pushtetin, vijon kartoni i kuq

Mickoski: Ky është rezultati më i mirë i VMRO-DPMNE-së si opozitë, ky është karton i verdhë për pushtetin, vijon kartoni i kuq

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Sot populli tregoi se e do Maqedoninë. Unë premtova se do të fitojmë me të paktën 100 mijë vota, por fitojmë me më shumë se 170 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë që ka pasur VMRO-DPMNE nga pozita e opozitës, ky është karton i verdhë për pushtetin dhe pason kartoni i kuq, tha sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në selinë e partisë pas rezultateve fillestare të raundit të parë për zgjedhjet presidenciale që janë në favor të kandidates së tyre, Gordana Siljanovska Davkova.

"Premtova shumë gjëra dhe ndodhën. Më sulmuan, më sulmuan edhe nga brenda, më kërcënuan, u përpoqën të na përçajnë, ta përçajnë Maqedoninë, popullin. Ata përdorën struktura nga e kaluara e VMRO-DPMNE-së, por ne rezistuam sepse besuam dhe sepse ju ishit me ne, ju falënderoj nga zemra popull i Maqedonisë", tha Mickoski.

Ai theksoi se kjo është një fitore e madhe për popullin maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë dhe se porosia është e qartë se Maqedonia nuk frikësohet dhe po kthehet në duart e popullit.

"I gjithë populli, ne bashkë me ju kundër njëqind tregtarëve të BDI-së dhe LSDM-së që janë shkaktarë të të gjithë vuajtjeve, varfërisë dhe krimit në Maqedoni. Maqedonia është në këmbë, forca jonë jeni ju, populli, qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia sot dëshmoi se është më e fuqishme se krimi dhe korrupsioni dhe se populli është i vendosur", ka thënë Mickoski.

Ai theksoi se rezultatet që kanë arritur lënë hapësirë ​​për kënaqësi, por tha se puna nuk ka përfunduar.

"Kemi një fitore të madhe dhe historike në shumë vendvotime dhe shifrat tregojnë se ky pushtet po bie. Ky është rezultati më i mirë që ka pasur VMRO-DPMNE nga pozita e opozitës. Mbi 600.000 njerëz votuan kundër pushtetit... Ky është një revolucion, një revolucion i popullit të Maqedonisë. Por puna nuk ka mbaruar, ndërsa pushteti nuk është aspak naiv. Raundi i parë i zgjedhjeve është kartoni i verdhë, ndërsa kartoni i kuq duhet të pasojë më 8 maj ku nevojitet një rezultat bindës - fitore e qartë ndaj kësaj qeverie kriminale dhe të korruptuar", tha Mickoski.

Mickoski tha se para fjalimit ka biseduar me kandidatin për president të opozitës shqiptare Arben Taravari të cilin e ka uruar për rezultatin dhe zgjedhjet e suksesshme parlamentare si dhe "qeverinë e ardhshme në Maqedoni". Ai ka shtuar madje se me Taravarin nuk ka biseduar për detaje konkrete dhe se kjo sipas tij do të pasojë ditëve në vijim.

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR