• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në zyrat qendrore të VLEN-it u realizua takim mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe të VMRO-DPMNE-së

Në zyrat qendrore të VLEN-it u realizua takim mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, është mbajtur takim mes përfaqësuesve të këtij koalicioni dhe të VMRO-DPMNE-së. 

"Në emër të koalicionit VLEN, të pranishëm ishin liderët e partive të koalicionit, gjegjësisht Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, ndërsa nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të pranishëm ishin kryetari Hristijan Mickoski, nënkryetarët Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Timço Mucunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të VMRO DPMNE Vlladimir Neloski, për të diskutuar rreth qeverisjes së ardhshme, e cila do të bazohet në tre parime: rruga euro-integruese, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, si dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i ligjit", thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN.

Me këtë rast, siç thuhet, është dakorduar që nga dita e hënë bisedimet të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR