• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski: Ali Ahmeti dhe BDI-ja po bëhen çdo ditë faktor paqëndrueshmërie

Mickoski: Ali Ahmeti dhe BDI-ja po bëhen çdo ditë faktor paqëndrueshmërie

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) – Ali Ahmeti vazhdon të jetë faktor i paqëndrueshmërisë dhe kjo më shqetëson mua, por i shqetëson edhe partnerët tanë ndërkombëtarë sepse Ali Ahmeti dhe BDI-ja gjithnjë e më shumë po bëhen faktor i paqëndrueshmërisë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski. 

Duke e komentuar kumtesën e BDI-së se pushteti i shkatërron të gjitha arritjet e deritanishme në shtet dhe nëse preket ligji i gjuhëve, të gjithë shqiptarët do të ngritën në këmbë, kryeministri Mickoski theksoi se kjo është pjesë e retorikës së opozitës e cila nuk do të mund të shkaktojë paqëndrueshmëri. 

“Jemi mësuar me deklaratat e Ali Ahmetit të jetë faktor paqëndrueshmërie, me retorikën e tij luftarake që bën thirrje për trazira dhe paqëndrueshmëri, por atë që thotë, nuk mendoj se mund të shkaktojë paqëndrueshmëri sepse shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët në Maqedoni, janë të vetëdijshëm për gjithçka që ai dhe ata pak rreth tij e bënë personalisht për më shumë se njëzet vitet e fundit kur ishin në pushtet. Supozoj se porosia i referohet të njëjtëve gjykatës kushtetues që ai i emëroi në Reçicë dhe atyre në Bihaçka në Gjykatën Kushtetuese. Ligji për përdorimin e gjuhëve është në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa po ta shikoni, aty janë personat që kanë dalë në fletore nga Reçica dhe Bihaçka. Supozoj se presioni mbi ata njerëz vazhdon dhe kërkohet një strukturë transmetimi për të përcjellë porosinë. Nuk mendoj se kjo është diçka serioze, por ai vazhdon të jetë faktor paqëndrueshmërie dhe kjo më shqetëson mua, por shqetëson edhe partnerët tanë ndërkombëtarë sepse Ali Ahmeti dhe BDI po bëhen çdo ditë e më shumë faktor paqëndrueshmërie”, theksoi Mickoski.

Për kryetarin e Qeverisë është i papranueshëm qëndrimi i BDI-së se kryeministri i kërcënon opozitën duke e përdorur pozitën shtetërore. 

“Kriminelët politikë duhet të shqetësohen. Kumtesa e BDI-së ka të bëjë me deklaratën time të djeshme se prokurorët kur duhet të realizojnë aksion kundër kriminelëve të cilët ishin pjesë e pushtetit gjatë shtatë viteve të kaluara, atëherë ata marrin virus në stomak, temperaturë, ftohje... Poenta është puna të përfundojë ditën e njëjtë. Supozoj se për këtë janë të shqetësuar sepse ata janë mësuar që prokurorëve tu rinë mbi kokë. Janë të shqetësuar dhe është normale që dërgojnë porosi të tilla. Përndryshe unë nuk e kërcënoj askënd, sepse kjo nuk është pjesë e karakterit tim dhe gjithçka që bëj, e bëj pa kërcënime”, theksoi Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR