• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari: Pacienti i vdekur është shtruar në Kardiokirurgji, mjekët kanë vendosur të mos e operojnë

Taravari: Pacienti i vdekur është shtruar në Kardiokirurgji, mjekët kanë vendosur të mos e operojnë

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) nuk ka konstatuar mangësi në përputhje me kompetencat e veta dhe procedurë për mbikëqyrje eksperte i propozohet ministrit të Shëndetësisë, i cili ka formuar komision ekspert për ekzaminimin e të gjitha detajeve të pacientit të vdekur nga Kardiokirurgjia Shtetërore, T.A. nga Shkupi. Pacienti u shtrua dhe mjekët vendosën ta trajtojnë në mënyrë konservative sesa ta operojnë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një konferencë për media në pyetjen e një gazetari.

Ai thotë se fatkeqësisht nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe pse pacienti ka vdekur dhe pse familja nuk ka lejuar që të bëhet autopsia.

"Nëse do të ishte bërë autopsi do të dihej, sepse u konstatua se ai kishte probleme të tjera shëndetësore, jo vetëm aneurizëm të aortës", tha Taravari.

I pyetur për blerjen e aparatit të angiografisë së Kardiokirurgjisë dhe pse nuk është vënë ende në funksion, ministri tha se gjithmonë kërkohet nga klinikat që të tregojnë se çfarë aparature kërkojnë.

"Kanë vendosur të blejnë një aparat që është edhe tomografi kompjuterike edhe angiograf dhe është e vërtetë që kanë kërkuar që të vendoset në shina që të jetë më e besueshme dhe me këtë e kemi siguruar më mirë që të mos peshojë 2 apo 3 tonë sa peshon. Nuk e di saktësisht, dhe tani është bërë dhe pajisja tashmë është instaluar", ka theksuar Taravari.

Ai tha se nuk dëshiron të flasë për spitalet private ku është dashur të dërgohet pacienti tashmë i vdekur dhe siç tha Taravari është diskutuar, por pacienti ka pasur edhe një problem tjetër shëndetësor.

Edhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski pret që Komisioni profesional t'i shqyrtojë të gjitha detajet për këtë rast.

Ndryshe, dje Taravari tha se për pacientin e vdekur të Kardiokirurgjisë Shtetërore do të ketë përgjegjësi, nëse ka pasur lëshime ose ndonjë gabim rreth trajtimit të tij. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR