• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Te 17 objekte hotelierike me licencë aktive janë konfirmuar parregullsi, nëntë objekteve u janë marrë licencat

Te 17 objekte hotelierike me licencë aktive janë konfirmuar parregullsi, nëntë objekteve u janë marrë licencat

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) – Nga gjithsej 23 subjekte afariste me licencë aktive në pjesën e hotelierisë, te 17 janë konfirmuar parregullsi. Prej tyre, nëntë subjekteve u janë marrë licencat, ndërsa te tetë janë konfirmuar parregullsi për përmbushjen e kushteve minimale teknike të cilat duhet t’i mënjanojnë në afat të caktuar. 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot në konferencë për media theksoi se ky afat u është dhënë sepse inspektorët nga Inspektorati i Tregut kanë konstatuar se bëhet fjalë për kushte teknike të cilat mund të mënjanohen, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, do tu merren licencat. 

“Kontrollet nga ISHT kanë treguar se mund të mënjanohen parregullsitë dhe u është dhënë afat për mënjanim”, tha Durmishi. 

Në lidhje me Ligjin për veprimtari hotelierike, Durmishi informoi se grupi i punës tashmë punon në ndryshimet e Ligjit dhe se në opsion janë dy mundësi – kontrollet t’i bëjë Inspektorati i Tregut ose Komisioni i cili do të formohet nga institucione kompetente. 

Me ndryshimet e bëra në vitin 2008, iu lejua pronarëve të objekteve hotelerike nën përgjegjësi morale të konfirmojnë se i përmbushin kushtet minimale teknike për punë dhe ato të dhëna t’i dorëzojnë në Inspektoratin e Tregut. 

Ndryshimet e Ligjit ishin iniciuar pas tragjedisë së madhe e cila ndodhi në Koçan pas çka u konfirmua se diskoteka ka punuar pa i përmbushur kushtet minimale teknike. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR