MIA Flesh
- Shkup - Pas thirrjeve në rrjetet sociale, sot pritet që qytetarët të mos blejnë nëpër markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Iniciativa e cila fillimisht u zhvillua në Kroaci, ndërsa aksione të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, ka marrë mbështetje nga opinioni i gjerë, si dhe nga partitë në pushtet dhe opozitë, ndërsa institucionet kompetente kanë paralajmëruar kontrolle rigoroze në markete dhe objekte tregtare dhe reagim të shpejtë në terren. Kryeministri Hristijan Mickoski këto ditë ka shprehur mirëkuptimin për bojkotin dhe ka paralajmëruar shtim të kontrolleve dhe gjoba për tregtarët që shkelin ligjin dhe masat për mbrojtjen e standardit jetësor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:58, 31 janar, 2025
09:00/31 janar/2025
Shkup - Pas thirrjeve në rrjetet sociale, sot pritet që qytetarët të mos blejnë nëpër markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Iniciativa e cila fillimisht u zhvillua në Kroaci, ndërsa aksione të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, ka marrë mbështetje nga opinioni i gjerë, si dhe nga partitë në pushtet dhe opozitë, ndërsa institucionet kompetente kanë paralajmëruar kontrolle rigoroze në markete dhe objekte tregtare dhe reagim të shpejtë në terren. Kryeministri Hristijan Mickoski këto ditë ka shprehur mirëkuptimin për bojkotin dhe ka paralajmëruar shtim të kontrolleve dhe gjoba për tregtarët që shkelin ligjin dhe masat për mbrojtjen e standardit jetësor.
Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot organizon "Ditën e Eksportit", ngjarje kjo që tash e tutje tradicionalisht do të shënohet çdo vit për afirmim më të madh të kompanive vendore eksportuese. "Dita e Eksportit" do të fillojë me seancë pune të Këshillit Kombëtar të Eksportit dhe me promovimin e Klubit të Eksportuesve dhe Institutit të Eksportit si organe të specializuara që përbëjnë konceptin e ri të eksportit të Odës. Në seancën e Këshillit Kombëtar për Eksport, siç paralajmëruan nga Oda Ekonomike, do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Odës Branko Azeski. Është paraparë që në kuadër të ngjarjes solemnisht të hapen edhe ambientet e Institutit të Eksportit.
Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në intervistën e djeshme për "Klik plus" në TV 21, tha se ka mbicie të jetë kryetar i ardhshëm i qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, se ka shumë vizione për kryeqytetin, por thotë se, megjithatë, janë të rëndësishme rrethanat në të cilat do të sillet vendimi gjatë zgjedhjes së kandidatit për kryetar të qytetit. "Publikisht e thashë ambicien time për vendin e kryetarit të qytetit, por megjithatë, duhet t'i japim mundësi kohës. TË shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, megjithatë, dhe rrethanat janë të rëndësishme në të cialt do të sillet vendimi. Besoj se propozimi i cili do të jepet nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, drejt trupave ekzekutiv në kuadër të partisë do të jetë zgjidhja më adkeuate dhe gjithsesi jam i bindur se ai propozim, cili do të jetë, do të jetë kryetari i ardhshëm i qytetit të Shkupit. Për momentin me të vërtetë kënaqem me punën që e bëj, përpiqem të jap maksimumin, ndërkaq ta lëmë të shohim çfarë do të jetë vendimi i trupave partiak e më pas të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Perinski.
Shkup - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe nga sot është për vizitë pune dyditore në Zagreb, bën të ditur Pres shërbimi i kësaj partie. Filipçe do të takohet me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Kroacisë (PSD), Sinisha Hajdash Donçiq. Vizita e Filipçes, siç thonë nga LSDM-ja “është një impuls i ri në marrëdhëniet mes dy partive simotra dhe një hap drejt avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë”.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp e kërcënoi grupin BRIKS të vendeve të ekonomive në zhvillim me dogana prek 100 për qind nëse largohen nga dollari amerikan si mjet ndërkombëtar pagesor. "Ideja se vendet e BRIKS-it po tentojnë të largohen nga dollari, përderisa ne qëndrojmë dhe shikojmë, përfundoi", shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth Social. "Ne do të kërkojmë përkushtim nga këto vende në dukje armiqësore se nuk do të krijojnë valutë të re BRIKS, as të mbështesin ndonjë valutë tjetër që do ta zëvendësojë dollarin e fuqishëm amerikan ose, ato do të përballen me dogana prej 100 për qind dhe duhet të presin të përshëndeten me shitje në ekonominë e shkëlqyeshme amerikane", theksoi Tramp.
Damask - Presidenti i sapoemëruar sirian, Ahmed al Shara dje deklaroi se do të formojë qeveri inkluzive kalimtare e cila do t'i përfaqësojë bashkësitë e ndryshme, do të ndërtojë institucione dhe do të drejtojë vendin derisa të mbahen zgjedhjet e lira dhe të drejta. Al-Shara iu drejtua kombit në fjalimin e tij të aprë pasi që të mërkurën u emërua president i përkohshëm i vendit bga fraksionet e armatosura të cilat e rrëzuan ish-presidentin sirian Bashar al Asad në ofanzivën e rrufeshme në fillim të dhjetorit. Grupi i armatosur i cili e kryesoi ofenzivën, Hajat Tahrir al -Sham, prej atëherë vendosi qeveri të përkohshme e cila i përshëndetë delegacionet e larta perëndimroe dhe arabe të cilat dëshirojnë të ndihmojnë në stabilizimin e vendit pas 13 viteve luftë qytetare.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi dje se së shpejti do të vendos nëse do të përjashtojë importin e naftës nga Kanadaja dhe Meksika nga taksat prej 25 për qind që kërcënoi se do t'i vendos nesër për produktet nga ato vende. "Ndoshta po, ndoshta jo. Me gjasë sonte do ta marrim atë vendim", ka thënë Trampi rreth asaj nëse do të vendosë tarifa për naftën kanadeze dhe meksikane. Ai shtoi se kjo do të varet pjesërisht nga çmimet, si dhe nëse të dyja vendet "e trajtojnë siç duhet SHBA-në". Tramp vendosi të shtunën si një afat përfundimtar për të vendosur taksë prej 25 për qind mbi importet nga Meksika dhe Kanadaja për të detyruar dy partnerët më të mëdhenj tregtarë anerikan të ndërmarrin hapa për të parandaluar migrimin e paligjshëm dhe dërgimin e fentanilit përtej kufijve të tyre në SHBA.
Uashington - Ambasada kineze në SHBA njoftoi se dy shtetas kinezë janë në mesin e viktimave në përplasjen e aeroplanit me një helikopter në Uashington, në afërsi të aeroportit kombëtar Ronald Regan. Ambasada kineze bëri të ditur se ndjen keqardhje të thellë për të gjitha viktimat dhe shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e tyre, raportoi Ksinhua. Ambasada i kërkoi palës amerikane që t'i përcaktojë të gjitha detajet për incidentin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës dhe formalisht ta njoftojë palën kineze, si dhe t'u japë ndihmë familjeve të viktimave për përballimin e pasojave.
Uashington - Zyrat e Kongresit amerikan janë paralajmëruar të mos përdorin aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale DipSik, bën të ditur portali amerikan Aksios, duke cituar një njoftim dërguar zyrave nga drejtori kryesor administrativ i Dhomës përfaqësuese (CAO). Në njoftimin thuhet se DeepSeek për momentin është nën kontrollin e CAO-s. Paraqitja e modelit të lirë kinez të inteligjencës artificiale (AI) ka kërcënuar dominimin e tregut të liderëve të AI me seli në SHBA, siç janë OpenAI dhe Google Alphabet.
Uashington - Robert Kenedi i riu i cili u nominua nga presidenti amerikan Donald Tramp për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe shërbimet humanitare sot në seancën dëgjimore para Komitetit të shëndetësisë së Senatit mohoi se është kundërshtar i vaksinave dhe përsëriti se ai do të mbështesë politikën e Trampit për ndalesën e abortit. Gjatë marrjes në pyetje, Kenedi ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjes nëse ai beson se vaksinat shkaktojnë autizëm tek fëmijët dhe se ai nuk e dinte nëse vaksina e koronavirusit ka shpëtuar miliona jetë. Ai tha se nuk është e vërtetë se është kundër vaksinave, sepse fëmijët e tij janë të vaksinuar.
Londër - Më pak se tre në dhjetë britanikë mendojnë se Bregziti është një punë e mirë dhe shumica duan që vendi të kthehet në Bashkimin Evropian, ka treguar sondazh i ri i mendimit publik, pesë vjet pasi Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht lëshoi BE-në. Në referendumin e vitit 2016, 52 për qind e britanikëve votuan për Bregzitin. Pas disa vitesh negociata të vështira, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që u largua nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020. Por pesë vjet më vonë, vetëm 30 për qind e britanikëve besojnë se vendi bëri hapin e duhur duke votuar për Bregzitin, sipas një sondazhi të YouGov, rezultate që u publikuan të mërkurën. Anketa është kryer me 2225 të anketuar.