• e enjte, 05 shtator 2024
MIA Flesh

15:00/3 shtator/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, lidhur me interpelancën e dorëzuar për punën e tij tha se demokracia është mundësi për të dëgjuar mendimet e kundërta, por "kjo nuk është interpelancë ndaj Afrim Gashit, por kundër përkatësisë fetare të kryetarit të Kuvendit". Kush ka legjitimitet në vendin tonë, potencoi Gashi nga platforma parlamentare, të gjykojë se kush mund apo nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit, vetëm pse vjen nga një bashkësi etnike.

Shkup - Do të debatojmë për interpelancën dhe do t'i themi të gjitha jokonsekuencat dhe vërejtjet për punën e Gashit si kryetar i Kuvendit, por për shkaqe parimore, nuk do të votojmë për shkarkimin e tij, deklaroi Blerim Bexheti nga BDI-ja para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit. Sipas Bexhetit, Gashi duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve pa dallim të përkatësisë së tyre politike dhe të tërhiqet jo vetëm si kryetar i Kuvendit, por edhe nga skena politike.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në Qeveri do të mbajë konferencë për media ku do të promovojë masën "Më pak shpenzime - më shumë për të gjithë". Siç kumtojnë nga Pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për masën me të cilën do të ngrihen dhe ulen çmimet e prodhimeve të nevojshme për fëmijët për të filluar vitin shkollor me çka siç theksojnë, drejtpërdrejtë do të ndihmojnë në mbrojtjen e standardeve të qytetarëve.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëro investim të ri gjerman për prodhimin e baterive të litiumit që do të hapë 700 vende të reja pune. Siç deklaroi sot, bëhet fjalë për kompani gjermane, ndërsa nesër do të vihet gurthemeli i fabrikës. Investimi, sipas kryeministrit, do të arrijë 60 deri në 65 milionë euro.

Shkup - Duhet të ketë tender për operator të tretë celular, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, sipas të cilit Memorandumi për bashkëpunim i nënshkruar dje me operatorin telekomunikues "4iG" është jo detyrues dhe me të kompania vetëm tregon interes. Siç deklaroi Mickoski, tenderi do të shpallet në periudhën në vijim. Tani kompanitë e interesuara po analizojnë tregun dhe mund të ketë të tjerë që do të nënshkruajnë një memorandum. Sipas kryeministrit, më e rëndësishmja për Qeverinë është interesi i qytetarëve – konkurrencë më e madhe dhe çmime më të ulëta.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski i hodhi poshtë akuzat e kryetarit të Lidhjes socialdemokrate, Venko Filipçe se Qeveria ka vendosur feudalizëm si model ekonomik, përkatësisht se kapitalin e madh e kanë më të rëndësishëm se punëtorët. Sipas kryeministrit, nëse dikush sillet në mënyrë feudale, atëherë ai është kryetari i LSDM-së, i cili, siç tha, ende nuk ka zgjedhur organe të partisë. "Nëse dikush sillet në mënyrë feudale, atëherë ai sillet sepse ne ende nuk kemi informatë nëse ka këshill ekzekutiv të asaj partie pas dy muaj e gjysmë. Por, atë do t'ua lë ata vetë ta zgjidhin, kjo megjithatë është çështje e tyre, unë nuk dua të përzihem", tha Mickoski në deklaratë për mediumet pas inaugurimit të mbindërtimit të kopshtit të fëmijëve "Goce Dellçev" në komunën Ilinden.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel ku do të takohet me: Oliver Varheјin, komisar për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefano Sanino, sekretar i Përgjithshëm i shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatat për zgjerim të Unionit (DG NEAR), Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, euro-deputeti Ilhan Quçuk dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve evropiane dhe kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së.

Shkup - Në bazë të pjesës II, fusha B “Përgjegjësia shoqërore”, masa 1 e Programit për mbështetjen e konkurrencës së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur sot thirrjen publike për mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe zbatimit të praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Lëndë e Thirrjes Publike është kompensimi i një pjese të shpenzimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste, në përputhje me Programin për mbështetjen e konkurrencës së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, pjesa II, fusha B - “Përgjegjësia sociale” masa 1 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 15/2024), në vlerë prej 2.000.000,00 denarë.

Shkup - Brigada e Evropës Juglindore (SIBRIG) vazhdon të dëshmojë veten si një mekanizëm jashtëzakonisht të vlefshëm për promovimin e sigurisë rajonale, besimin dhe ruajtjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet shteteve anëtare. SIBRIG mund të shërbejë si dëshmi se mund të arrihen rezultate përmes bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore dhe më gjerë. Kjo u theksua sot në ceremoninë solemne me rastin e përkujtimit të 25 vjetorit të themelimit të SIBRIG-ut, e cila u mbajt në kazermën e Kumanovës "Boro Menkov".

Strugë - Një automjet udhëtarësh "Audi" me targa të Strugës mbrëmë është djegur në Strugë, kumtoi sot SPB Ohër. "Me 3 shtator në orën 01:15, në DPB Strugë është raportuar se në rrugën "Turistike" në Strugë është djegur automjeti i pasagjerëve  “Audi” në pronësi të D.A. nga Struga. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit territorial kundër zjarreve Strugë, ndërsa nuk ka persona të lënduar", qëndron në kumtesën e SPB Ohër. Në vend është kryer ekspertizë.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Presidentja i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

Zagreb - Një person i paidentifikuar sot ka hyrë me armë në Qendrën spitalore klinike Rebro në Zagreb, njoftojnë mediat kroate. Sipas informacioneve të “Jutarnji list”, alarmi ka mbërritur në polici në orën 10:05. Policia ende nuk ka përcaktuar nëse bëhet fjalë për një armë të vërtetë. Në terren ndodhet edhe njësia e ndërhyrjes, e cila së bashku me nëpunësit e IP Zagreb po zhvillojnë negociata me burrin.

Bruksel – Vonesa rreth pagesës së mjeteve nga fondi i Bashkimit Evropian destinuar për rikuperimin nga Kovid-19, seriozisht e pengon aftësinë e vendeve anëtare të BE-së për të tejkaluar pasojat e pandemisë, vlerësohet në raportin e Gjykatës Evropiane të Revizionit (ECA). Në raportin, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, thuhet se deri në fund të vitit 2023 nga Mekanizmi i rikuperimit dhe elasticitetit (RRF) të BE-së vendet anëtare tërhoqi më pak se një të tretën e 723 miliardë eurove të planifikuara.

Bruksel - Italiani Rafaele Fito në Komisionin e ri Evropian do të marrë pozitën kyçe të nënkryetarit përgjegjës për ekonominë, publikoi sot gazeta gjermane "Velt", duke cituar burime diplomatike në Bruksel. Sipas gazetës, Fon der Lajen është që postin e nënkryetarit ekzekutiv në Komisionin Evropian me përgjegjësitë për ekonominë dhe rimëkëmbjen nga pandemia e Kovidit t'ia besoj Fitos i cili vjen nga radhët e partisë së djathtë "Vëllezërit e Italisë" (FDI) e kryeministres së Italisë, Xhorxha Meloni.

Bratislavë - Rreth 270 shkolla fillore në të gjithë Sllovakinë këtë mëngjes morën një alarm për bombë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Sllovakisë, Matus Shutaj Eshtok. Midis shkollave ​​të cilët kanë marrë alarme janë shkollat ​​fillore në komunën Petrzhalka në Bratislavë, ka konfirmuar zëdhënësja e autoriteteve komunale, Maria Halashkova. Policia nuk gjeti lëndë shpërthyese në ambientet e shkollës, kështu që nxënësit pas kontrollit mund të kthehen në klasa.

Pragë - Policia çeke mbrëmë ka zbuluar rreth 30 emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni nëa afërsi të Pragës. Pavarësisht tentativave për reanimim, një grua ka ndërruar jetë, kumtoi shërbimi i urgjencës i Platformës Iks. Shumica e migrantëve ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk kishin nevojë për hospitalizim, kumtoi shërbimi. Kamioni targa të huaja ishte ndaluar rreth 30 kilometra në veti të Pragës, por autostrada D8 që të çon në shtetin lindor gjerman Saksonia, kumto policia.

Kiev - Të paktën dy persona u vranë në një sulm rus në rajonin juglindor të Ukrainës Zaporozhje, ndërsa një person u vra në një sulm me raketa në qytetin qendror të Dnjeprit. Një nga viktimat në Zaporozhje është një djalë tetë vjeçar, ndërsa dy persona mbetën të plagosur, prej të cilëve një vajzë 12 vjeçare e cila ndodhet në kujdesin intensiv. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 313 sulme dhe granatime në 11 zona të banuara, pas çka janë dëmtuar disa ndërtesa në Zaporozhje.

Moskë - Rusia do të ndryshojë doktrinën e saj për përdorimin e armëve bërthamore për shkak të asaj që e sheh si përshkallëzim perëndimor në luftën në Ukrainë, konfirmoi zëvendësministri i punëve të jashtme, Sergej Rjabkov për mediat ruse. Doktrina ekzistuese bërthamore, e konfirmuar me dekret nga presidenti Vlladimir Putin në vitin 2020, lejon Rusinë të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga një armik ose një sulmi konvencional që kërcënon mbijetesën e shtetit.

Karakas – Konfiskimi i aeroplanit të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “akt piraterie”, kumtoi sot Qeveria e Venezuelës. “SHBA-ja e justifikon këtë procedurë me masat shtrënguese që vendosin në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme në të gjithë botën”, tha kreu i diplomacisë venezueliane, Ivan Hill. Në kumtesën e Qeverisë së Venezuelës theksohet se Karakasi e "rezervo të drejtën për të ndërmarrë çdo veprim ligjor për të riparuar dëmin e shkaktuar shtetit".

Tel Aviv - Forcat izraelite të Sigurisë (IDF) sot kumtuan se në sulmin e paradokohshëm ajror ndaj Rripit të Gazës, është vrarë një komandant i Hamasit, i cili ka udhëhequr sulmin në Netiv Hasara më 7 tetor të vitit të kaluar. Ahmed Favzi Naser Muhamed Vadija është mes tetë komandatëve të Hamasit, të vrarë në një sulm ajror ndaj kompleksit të përdorur nga grupi në afërsi të spitalit Al Ahli në qytetin e Gazës. IDF njoftoi se Vadija ishte komandanti i togut Nukba, i cili sulmoi në Netiv Haasar me paraglajderë.

Nju-Jork - Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Deni Danon paralajmëroi se në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurisë me kërkesë urgjente do të debatohet për pengjet që Hamasi mban në Rripin e Gazës. Danon në platformën Iks theksoi se do të ishte diskutimi i parë i tillë që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar.

Uashington - Huthët vazhduan me sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq, ndërsa sipas armatës së SHBA-së, objektiva ishin dy tankerë të naftës. Është sulmuar një anije, e cila lundronte nën flamurin e Arabisë Saudite dhe anije nën flamurin e Panamasë. Një grupi jemena e mori përgjegjësinë vetëm për anijen, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë, por jo edhe për tankerin saudit. 

QËNDRONI TË LIDHUR