• e premte, 22 nëntor 2024
MIA FLESH

18:00/2 shtator/2024

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Gjorgjun. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të industrisë së mbrojtjes së Turqisë. Në takim, delegacioni turk prezantoi kapacitetet dhe mundësitë të cilat i ofron nga industria e mbrojtjes turke si një lider në rajon, në drejtim të pajisjes dhe rritjes së aftësive të Ministrisë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të paligjshëm.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimi i saj dhe intensifikimi ishin tema të bisedës në takimin e sotëm në Shkup ndërmjet kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi dhe ambasadores së re të Mbretërisë Holandeze, Uzlem Xhenel. 

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Nga 26 gushti deri më 1 shtator janë testuar gjithsej 379 materiale në laboratorët ku bëhet testim molekular dhe testimi antigjenik për praninë e SARS-CoV-2, janë regjistruar 131 raste të reja pozitive, me një rënie prej 38.5 për qind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, i publikuar pasditen e sotme.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot porositi se lufta për rritjen e pagave nuk është politike dhe se dinjiteti i punëtorëve nuk duhet të politizohet nga asnjë subjekt politik. Bëri thirrje përmes dialogut social të zgjidhen të gjitha problemet, ndërsa rritja e pagave dhe pagës minimale të jetë më lartë në agjendën e Qeverisë së re.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Këshilli për vlerësimin e aktakuzës duke vepruar në bazë të vlerësimit të akuzës kundër Lupço Palevskit, i dyshuar për dy vepra penale - "vrasje" dhe dy vepra penale "rrëmbim", në lidhje me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në nëntor të vitit 2023, ka marrë vendim me të cilin aktakuza miratohet në tërësi, bën të ditur Gjykata Themelore Penale Shkup.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Financave njofton opinionin publik se problemi teknik është zgjidhur dhe se të dhënat në portalin “Financa të hapura” janë përditësuar. "Për shkak të joprofesionalizmit të kompanisë që mirëmban portalin, si dhe mungesës së stafit të TI-së, sistemi nuk është mirëmbajtur në kohë, ndërsa problemi ka filluar të shfaqet që në muajin shkurt. Të punësuarit e Sektorit të TI-së, në koordinim me këshilltarin e ri të teknologjive të TI-së, kanë rikthyer me sukses portalin “Financa të hapura” dhe do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e tij", theksohet në komunikatën e MF-së.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Gjithsej 129 të punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) do të duhet t'i kthejnë paratë, pasi që nga 12 shkurti i këtij viti kanë marrë paga më të larta me marëveshje të lidhura në mënyrë të kundërligjshme. Ata kanë qenë nëpunës administrativë, por gjatë procesit zgjedhor kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat janë bërë nëpunës tatimorë. Vendimi për nënshkrimin e marrëveshjes  ka qenë kolektiv dhe i paligjshëm, ka konstatuar  Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP), i cili ka kryer inspektime pas emërimit të drejtoreshës së re të të DAP-it, Elena Petrova. ISHP për shkak të këj ka urdhëruar Petrovën t'i anulojë marrëveshjet e këtyre 129 të punësuarve. Dëmi financiar nga e gjithë kjo situatë arrin në rreth 18 milionë denarë.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA)- Nevoja për të përfshirë një perspektivë rinore në proceset e krijimit dhe sjelljes së politikës është thelbësore për të forcuar demokracinë dhe për të inkurajuar qytetarinë aktive. Ministria e Punëve të Brendshme i trajton fëmijët dhe të rinjtë si një kategori të prekshme në shoqëri në përputhje me fushën e punëve, dhe në përputhje me rrethanat, përmes njësive organizative, ajo merr masa dhe aktivitete për parandalimin dhe mbrojtjen, arsimin dhe vetëdijen për rreziqet që është e ekspozuar kjo kategori e popullatës.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Mbi 400 aplikacione kanë mbërritur në thirrjen për shprehjen e ineteresit të specializantëve për punësim në shëndetësinë publike. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se sot është dita e fundit për paraqitje. Aplikacioni  është i kapshëm në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra në 162 kampione nga 43 vende matëse. "Sektori për kontroll saniar në periudhën nga 26 deri më 30 gusht ka marrë 162 kampionë për analizë fiziko-kimike dhe 162 kampoionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezulateve të marra nga analizat, të gjithë kampionët i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftuan nga Në "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.

Tetovë, 2 shtator 2024 (MIA) - Rreth 100 nxënës më pak të klasës së parë ka në shkollat e Tetovës, vlerësoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë. Në shkollën fillore "Liria" në Tetovë, ai ndau, abetaren shqipe të unifikuar për klasën e parë.

Tetovë, 2 shtator 2024 (MIA)- Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi e priti në takim drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Agim Berisha.  Rektori i UT-së fillimisht e uroi Berishën për emërimin e tij në krye të këtij institucioni shëndetësor tejet të rëndësishëm për qytetin e Tetovës dhe më gjerë.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marina Dimovska, bashkë me zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Boban Stojanoski, sot realizuan takim pune me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup. 

Gostivar, 2 shtator 2024 (MIA)- Në Gostivar sot u shënua dita e parë e vitit shkollor. Me fillimin e vitit të ri shkollor, u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi disa nga shkollat fillore për t'ua uruar vitin e ri shkollor nxënësve, e posaçërisht nxënësve që për herë të parë sot u ulën në bankat shkollore.

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Qeveria dhe Grupacioni "4iG", njëra nga TKI kompanitë udhëheqëse në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, sot në Shkup nënshkruan Memorandum mirëkuptimi, me qëllim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, të përshpejtohet transformimi digjital në shtet në pjesën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

Bruksel, 2 shtator 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen mbetet në qëndrimin e saj për të siguruar ekuilibër gjinor në përbërjen e ardhshme të Kolegjit të komisarëve dhe po bën gjithçka që kjo të ndodhë, informoi sot zëvendësja e zëdhënëses së parë të Komisionit Evropian, Ariana Podesta.

Tel-Aviv, 2 shtator 2024 (MIA) - Gjykata izraelite për marrëdhënie pune në Tel-Aviv, sot vendosi se greva e përgjithshme, që ka paralizuar një pjesë të madhe të ekonomisë në vend, duhet të ndërpritet këtë pasdite, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore.

Londër, 2 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Ekonomik, Social dhe Ekologjik të Francës, Tijeri Bode është kandidat serioz për kryeministër francez, njoftoi sot gazeta franceze "Figaro", duke i'u referuar burimeve anonime. Tieri Bode më parë ishte mësimdhënës, ndërsa pastaj kryetar i Organizatës së përgjithshme për solidaritet në fushën e arsimit nacional, saktëson "Figaro".

Bled, 2 shtator 2024 (MIA) - Edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian do të ketë edhe komisari për zgjerim, njoftoi sot në Bled kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajeni. Ajo në Forumin Strategjik të Bledit deklaroi se çështja e zgjerimit është kthyer në "krye të agjendës politike" në mbledhjen e fundit të Komisionit. Në mbledhjen e re, ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe t'i kushtohet "vëmendja e plotë".

Uashington, 2 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden deklaroi sot se është një hap larg paraqitjes së propozimit përfundimtar për marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, por shtoi se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk po bën mjaftueshëm për të garantuar një marrëveshje të tillë.

Xheda, 2 shtator 2024 (MIA) - Ylli i madh i Al-Itihad, Karim Benzema, ka folur për sezonin e ardhshëm të ekipit të tij. Francezi nuk ka dashur  që të kthehet në fushatën e kaluar, në të cilën ekipi përfundoi në vendin e pestë në ligë dhe nuk fitoi asnjë trofe.

QËNDRONI TË LIDHUR