• e enjte, 05 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 3 shtator/ 2024

Shkup - Kriminelët nuk do të përfitojnë nga projekti me Korridorin 8, gjegjësisht ndërtimin e pjesës deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa Qeveria me ndihmën e Brukselit do të gjejë zgjidhje teknike, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.  "Jemi në komunikim me përgjegjësit në Bruksel, jemi gati për një dialog teknik. E pranuam ofertën për të marrë pjesë në procesin në Bruksel në të cilin së bashku do të gjejmë një zgjidhje teknike. Është mirë që ia dolëm të mos shpenzojmë të paktën 500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të Maqedonisë dhe 250 milionë euro nga paratë e taksapaguesve evropianë në një procedurë plot me mungesa teknike dhe dyshime të bazuara për korrupsion dhe krim", deklaroi Mickoski. 

Shkup - Qeveria vazhdimisht ka kujdes të mos i shkelë ligjet lidhur me ndërrimin e drejtorëve në institucione, në mënyrë që të mos ketë padi me të cilat do të dëmtohej buxheti shtetëror, e me atë edhe qytetarët, tha sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë se kur do të emërohen drejtorët e tjerë. Procesi i tranzicionit, sipas tij, është i rrjedhshëm dhe do të zgjasë derisa ekziston  Qeveria, pa dallim nëse e kryeson VMRO-DPMNE-ja dhe ky koalicion, apo dikush tjetër.

Shkup - Qeveria solli vendim për kufizimin e marzhës për pajisje shkollore dhe atë për 5 për qind për shitjen me shumicë dhe 10 për qind për shitjen me pakicë, informon kryeministri Hristijan Mickoski. Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, kufizimi i marzhës është në kuadër të fushatës "Më pak shpenzime, më shumë për ty! Kujdesemi", ndërsa vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë.

Shkup - Ligji i cili ka të bëjë me kredinë që vendi duhet ta marrë sot nga Hungaria kaloi në mbledhje të Qeverisë dhe sipas paralajmërimeve të kryeministrit Hristian Mickoski shumë shpejtë do të gjendet para deputetëve. Pasi që të kalojë në Kuvend, ministrja e Financave do të udhëtojë drejt Hungarisë, ku do ta nënshkruajë marrëveshjen.

Shkup - Në seancën e sotme qeveritare nuk është diskutuar për vendimet kadrovike në Komisionin historik me Bullgarinë. Për këtë, siç njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, do të diskutohet në një nga seancat e ardhshme. "Në seancën e sotme qeveritare nuk ishte në rend dite Komisioni. Supozoj se në njërën nga seancat në vijim do të gjendet e njëjta me përbërjen e re të propozuar", tha Mickoski.

Shkup - Deputetët edhe pasdite diskutuan për interpelancën për kryeparlamentarin Afrim Gashi, të parashtruar nga grupi parlamentar E Majta, ndërsa debati do të vazhdojë pas pauzës së dhënë me kërkesë të deputetit Borisllav Kërmov. Në pjesën e pasdites të seancës u shkëmbyen vërejtje procedurale mes deputetëve Borisllav Kërmov nga E Majta dhe Halil Snopçe nga Vlen lidhur me përdorimin e termave neoballistë nga E Majta dhe nacionalistë e fashistë nga Vlen.

Shkup - VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski në seancën e sotme parlamentare. Sipas Stojanoskit, interpelanca nuk ka asnjë pikë kontakti me realitetin dhe shkeljen e procedurave parlamentare, por, siç thotë ai, është “produkt i koalicionit të dëshpëruar të koalicionit të ri të përbërë nga LSDM-ja, E Majta dhe BDI-ja”.

Shkup - Janë evidentuar gjithsej tetë zjarre në ambient të hapur në mbarë vendin deri në orën 13:30. Prej tyre, katër janë aktive, ndërsa dy janë vënë nën kontroll, informojnë pasdite nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Nga zjarret aktive, dy janë në territorin e komunave Çashkë dhe Çuçer Sandevë, ku digjet pylli i përzier. Vegjetacioni me kërcell të ulët digjet në rajonin e Prilepit, ndërsa kashtë në territorin e fshatit strugan Tateshi.

Shkup - Në ora 11:25 minuta në f.Krushopek-Shkup, nëpunës policorë të uniformuar të NJPB Gjorçe Petrov pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.H. (60) nga f. Krushopek, për shkak të djegies së kashtës në arën e tij dhe me këtë rast ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë një siprfaqe më të madhe, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ana e Brigadës për Mbrojtje kundër Zjarreve Shkup zjarri është shuar, kurse persona të lënduar nuk ka.

Shkup - Nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndejekje pranë SPB Shkup sot rreth orës 13:25 minuta e kanë privuar nga liria I.C. (59) nga Shkupi. Ajo është kërkuar me urdhërarrest qendror në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit em burg prej një viti, për vepra penale të kryera sipas nenit 292 dhe nenit 288 të Kodit Penal.

Shkup - Në Shkup sot, nëpunës policorë të Njësisë së policisë intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.B (33) nga Shkupi. Siç njoftojnë nga MPB-ja, ai ishte dënuar me dy vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa me urdhërarrest qendror kërkohej me urdhër të INK-Burgu Idrizovë për arratisje nga burgu.

Shkup - Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në Rasadnik në Komunën e Kisella Vodës dhe tashmë është duke u intervenuar për shuarjen e tij, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). "Është përfshirën një sipërfaqe e madhe me dru me arra, shkurre dhe bar dhe po përhapet në të gjitha drejtimet", thuhet në video deklaratën e drejtorit të QMK-së, Stojançe Angellov.

Shkup - Në fshatin Kuçkovë të Shkupit dje në orën 16:00, policët e uniformuar nga NJPB Gjorçe Petrov pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria dy të mitur nga Shkupi, për shkak se kanë shkaktuar zjarr pasi paraprakisht kanë përdorur mjete piroteknike. Nga MPB-ja sot njoftuan se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri ishte shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrëfikësve Shkup. 

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e priti shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me ç'rast tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kiev - Të paktën 41 persona janë vrarë, ndërsa 180 janë plagosur në sulmin rus në Poltava, qytet në Ukrainën qendrore, njoftoi sot presidenti Volodimir Zelenski. "Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, dy raketa balistike kanë goditur zonën pranë një institucioni arsimor dhe një spitali. Njerëzit janë nën rrënoja", tha Zelenski në rrjetin X.

 Bukuresht - Dhoma e Ulët e Parlamentit rumun të martën miratoi ligjin me të cilin miratohet dhurimi i sistemit raketor për mbrojtje Patriot në Ukrainë. Rumania, anëtare e NATO-s nga viti 2024, ndan një kufi 650 kilometra të gjatë me Ukrainën. Gjatë sulmeve ruse në portet e Ukrainës nga ana tjetër e Danubit, mbetjet e dronëve shpesh bien në territorin rumun.

Bruksel - Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se nga 10 nëntori në vendet e "Zonës Shengen" të Bashkimit Evropian, do të hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave në hyrje dhe dalje për udhëtarët që nuk janë shtetas të Unionit. Malta dhe Irlanda, siç u tha, do të vazhdojnë të mbajnë kontrollet kufitare dhe vulat e pasaportave.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se ka vaksinuar rreth një të katërtën e fëmijëve nën 10 vjeç kundër paralizës së fëmijëve dhe i tejkaloi qëllimet e saj të vendosura për vaksinim në Gaza sot, ditën e tretë të fushatës masive. Fushata për vaksinim ishte përshpejtuar pas zbulimit të rastit të parë të paralizës së fëmijëve në Gaza muajin e kaluar dhe mbështetet në pauzat e përditshme tetë orëshe në luftimet midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në zona të caktuara të enklavës së rrethuar. 

 Paris - Të paktën 13 emigrantë mes të cilëve dhe tre fëmijë kanë humbur jetën sot pasi anija në të cilin ndodheshin u përmbys gjatë rrugës përmes kanalit La Mansh nga Franca për në Britaninë e Madhe, raportoi gazeta franceze "La Vua di Nord", ndërsa është duke u zhvilluar një operacion i madh për të shpëtuar më shumë se 50 njerëz. Zëdhënësi i rojes bregdetare franceze më parë deklaroi se 10 persona janë në gjendje kritike. Roja bregdetare britanike nuk iu përgjigj menjëherë hetimit për rastin.

Kartum - Agjencitë për ofrim të ndihmës sot paralajmëruan se Sudani po përballet me gjendje të jashtëzakonshme urie në mes të luftës civile, por komuniteti ndërkombëtar fare nuk reagon ndaj situatës. "Nuk mund të jemi më të qartë - Sudani po përjeton krizë urie të përmasave historike. Heshtja është shurdhuese", ceket në kumteësn e Këshillit norvegjez për refugjatë dhe partnerë të tjerë.

 Uashington - SHBA-ja janë afër marrëveshjes për furnizimin e Ukrainës me raketa lundrimi me rreze të gjata që mund të lëshohen në objektiva thellë brenda territorit rus, por Kievi zyrtar do të duhet të pret disa muaj derisa SHBA-ja t'i zgjidhin problemet teknike që një dorëzim i tillë të jetë i mundur", deklarua sot përfaqësues amerikan të paidentifukuar. 

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Qeveri britanike ka marrë "një vendim të turpshëm" për të pezulluar një pjesë të lejeve për eksport të armëve të destinuara për Izraelin. Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami dje njoftoi se Britania e Madhe do të pezullojë 30 nga gjithsej 350 leje për eksport të armëve të destinuara për Izraelin.

QËNDRONI TË LIDHUR