• e martë, 03 shtator 2024
MIA Flesh

12:00/3 shtator/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Maqeodnisë së Veriut, Afrim Gashi i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Shqipërisë në vend, Denion Meidani, mirëseardhje dhe punë të suksesshme në Shkup. Në takimin e sotëm në Kuvend, siç njofton pres shërbimi i Kuvendit, Gashi dhe Meidani i theksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e rëndësishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në më shumë fusha, duke u angazhuar për avancimin e tyre të mëtejshëm.

Shkup - Qeveria mëngjesin e sotëm kumtoi se për herë të parë pas shtatë vitesh është siguruar dërgimi me kohë i teksteve shkollore falas në të gjitha shkollat ​​fillore. Sipas Qeverisë, janë siguruar rreth 10 tituj të rinj në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm, të cilët deri më tani nuk janë shtypur. "Një përcaktim thelbësor i Qeverisë është që arsimi të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Një nga angazhimet ishte që pas disa vitesh të sigurohet shtypja dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore. Këtë vit i jepet fund mësimit nga skriptat dhe mjetet e tjera ndihmëse. Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor nis me dorëzimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat ​​fillore në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dorëzoi të gjithë nxënësve 360,000 kopje të teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara. Për vetëm dy muaj u arrit ajo që nuk u bë për shtatë vjet", thekson Qeveria.

Shkup - Në 24 orët e fundit në territorin e mbarë vendit ka pasur 32 zjarre në qiell të hapur, prej të cilave 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë ende aktive. Zjarre aktive ka në territorin e komunës Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në lokalitetin e quajtur Ramno, në komunën e Çashkës, në malin Mukos, afër fshatit Stepanci, në vendin e quajtur Kadiica dhe fshatrat Omorani dhe Oraov Dol, në komunën e Prilepit, në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre dhe Kalen dhe në komunën e Shtipit, pranë fshatrave Haxhi Hamzali, Edeklertci dhe Toplik si dhe afër poligonit Krivollak.

Shkup - Dita e hënë, 9 shtator, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak se 8 shtatori - Dita e Pavarësisë së Republikës bie ditën e diel dhe zhvendoset ditën e hënë, bën të ditur Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë.

Prishtinë - Punonjësit e organeve paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut sot përsëri janë mbledhur para objektit të komunës me kërkesë që të kthehen në punë", njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës të premten, punonjësit e këtyre institucioneve dje u munduan të hyjnë në objekt duke pretenduar se "kanë ardhur në vendet e tyre të punës", por u penguan në hyrje nga ana e policisë.

Beograd - Çmimet e aranzhmaneve turistike në Maqedoninë e Veriut në korrik janë rritur më shumë se pothuaj në të gjitha vendet evropiane. Përderisa rritja mesatare e çmimit të pakos së aranzhmaneve në muajin korrik në Bashkimin Evropian (BE) ka qenë 6,6 për qind, sipas Eurostat, në Maqedoni çmimi i pakove turistike është rritur për 16,5 për qind, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Në krahasim me vendet e rajonit, rritje të lartë të pakos së aranzhmaneve ka pasur edhe në Serbi, ku aranzhmanet për turistë në korrik u rritën me çmim prej 15,2 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat-it, kumtoi Bloomberg Adria.

Stamboll - Nigeriani Viktor Osimen tashmë është bërë i preferuari i ri i tifozëve të Gallatasarijit, ndonëse nuk ka luajtur asnjë sekondë për klubin nga Stambolli, por as formalisht nuk është pjesëtar i kësaj skuadre. Pavarësisht kësaj, mbështetësit e Gallatës presin shumë prej tij, ndaj pas ardhjes së tij në Turqi e mirëpritën si një yll të vërtetë dhe i bënë të ditur se çfarë presin prej tij. Ish-sulmuesi i Napolit ishte në prag të një transferimi në Arabinë Saudite, por kur ai transferimdështoi gjatë afatit kalimtar, nigeriani vendosi të pranojë ofertën e skuadrës turke dhe të mbërrijë në Bosfor si lojtar i huazuar.

Ankara - Një grup i nacionalistëve të rinj turq dje kanë sulmuar fizikisht dy ushtarë amerikanë në perëndim të Turqisë, kumtuan Ambasada amerikane në Turqi dhe zyra e guvernatorit të Izmirit. Në lidhje me incidentin u arrestuan 15 sulmues. Anëtarët e Unionit të rinisë turke (TGB), krahu rinor i partisë opozitare nacionaliste Vatan, sulmuan fizikisht dy ushtarë amerikanë me rroba civile në qytetin e Izmirit, thuhet në kumtesën e zyrës së guvernatorit. Ushtarët e sulmuar morën ndihmë nga pesë kolegë të tyre që e vunë re incidentin. Policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar të 15 sulmuesit, kurse hetimet janë në vijim.

Bruksel - Belgjika nuk do të ketë qeveri të rregullt të paktën deri më 13 tetor, kur do të mbahen zgjedhjet lokale, njoftuan mediat lokale, duke bërë thirrje në deklaratën e njërit nga politikanët udhëheqës në bisedimet për koalicionin e ardhshëm federal. Maksim Prevo, i cili ishte i obliguar nga mbreti Filip që të kërkojë rrugëdalje nga ngecja në bisedime, e vlerësoi misionin e tij si të suksesshëm. Partitë e koalicionit të ardhshëm dje i vazhduan bisedimet, të cilat filluan pas zgjedhjeve në qershor, pasi më 22 gusht Bart de Vever, bartës i mandatit dhe me gjasë kryeministri i ardhshëm, ka ndërprerë takimet me partnerët e tij politik. De Vever i rifilloi negociatat në fillim të kësaj jave.

Paris - Firma familjare e Bernar Arno, Ventures, ka investuar mbi 300 milionë dollarë në pesë startape të inteligjencën artificiale në vitin 2024. Investimi më i madh ka qenë 220 milionë dollarë në X (ish Holistik), një firmë franceze e fokusuar në inteligjencën e përgjithshme artificiale. Ventures, gjithashtu, financoi Lamini, një startap i inteligjencës arifciale në Palo Alto me 25 milionë dollarë, si dhe Prokima, një kompani e marketingut digjital të inteligjenës artificiale me seli në Nju Jork me 12 milionë dollarë.

Kiev - Forcat ruse bombarduan rajonin e Zaporozhjes gjatë natës, pas çka vranë të paktën dy persona, mes të cilëve një fëmijë tetë vjeç dhe duke plagosur dy të tjerë, kumtoi Ivan Fedorov, shef i rajonit ushtarak Zaporozhje. "Një fëmijë tetë vjeçar dhe një grua 38 vjeçare kanë humbur jetën, një vajzë 12 vjeçare dhe një burrë 43 vjeçar u plagosën si pasojë e sulmit rus në Zaporozhje", shkroi Fedorov në Telegram, transmeton Ukrinform.

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu organizoi konferencë për media, ku foli për rëndësinë e "Korridorit të Filadelfias" për Izraelin. Gjatë konferencës, pas Netanjahut ishte një hartë që tregonte Korridorin. Ai tha se është imperativ strategjik për të mbajtur trupat izraelite aty. "Ne nuk arritëm t'i nxjerrim pengjet. Ishim shumë afër. Kjo është e tmerrshme. Megjithatë, kjo nuk ndodhi për shkak të vendimit të korridorit të Filadelfias. Kjo ndodhi, para së gjithash sepse Hamasi nuk dëshiron marrëveshje. Unë jam duke kërkuar të gjitha mënyrat për të sjellë pengjet në shtëpi", tha Netanjahu.

Pekin - Pesë fëmijë dhe gjashtë prindër e kanë humbur jetën kur një autobus i shkollës u përplas në një grup njerëzish para një shkolle të mesme në qytetin Taxhan. Njëzet e katër persona janë lënduar. Nga të lënduarit, një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 12 janë stabilë. Mediumet lokale njoftojnë se autobusi e ka humbur kontrollin gjatë afrimit drejt udhëkryqit dhe është përplasur në turmën. Shoferi u arrestuar nga ana e policisë dhe rasti po hetohet.

Kinshasa – Së paku 129 persona kanë vdekur gjatë tentativës për t'u larguar nga burgu në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasa. Të burgosurit mbrëmë tentuan të arratiseshin nga burgu Makala ndërtesa administrative dhe dispanseri u përfshi nga zjarri. Mes të vdekurve janë 29 viktima të vrarë me armë zjarri pas paralajmërimeve të gardianëve. 59 persona kanë mbetur të plagosur nga ky incident.

Uashington - Autoritetet e SHBA-së kanë konfiskuar aeroplanin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro që është gjetur në servis në Republikën Domenikane dhe mbrëmë është sjellë në Florida. Ministria e Tregtisë dërgoi një deklaratë me këtë rast duke pretenduar se aeroplani Dassault Falcon 900EX, të cilin Maduro e ka shfrytëzuar për udhëtimet zyrtare është marrë ilegalisht përmes një kompanie false dhe është eksportuar fshehurazi nga SHBA.

Uashington - Ish presidenti amerikan dhe kandidati për president, Donald Tramp për "Foks njuz" (Foks News) deklaroi se plumbi që e ka huqur më 13 korrik, është "ndërhyrje e Zotit". "Besoj se Zoti mendon se do ta rregullojë SHBA-në, prandaj edhe më shpëtoi", theksoi Trampi.

Lisbonë - Portugezi Kristiano Ronaldo në janar do të mbushë 40 vjet, por megjithatë thotë se ka motiv të madh për të luajtur për kombëtaren e vendit të tij. Pas Kampionatit evropian në Gjermani, u paraqitën informacione se kjo do të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e kombëtares, por në një intervistë për mediat portigeze, ai i mohoi kategorikisht."Në media kishte spekulime se nuk do të luaj më për kombëtaren, por kjo nuk erdhi nga unë, sepse as që e kisha menduar këtë. Kam ende shumë motivim për të performuar për vendin tim dhe mezi pres të vesh sërish fanellën e Portugalisë", tha një nga futbollistët më të mirë në histori.

 

QËNDRONI TË LIDHUR