• e premte, 22 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 1 shtator/ 2024

Shkup - Nësër fillon vitit i ri shkollor 2024/25 për të gjithë nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas të dhënave të MASH-it, viti i ri shkollor do të nisë për 245 mijë nxënës në shkollat ​​fillore dhe të mesme, një numër ky që është ulur për 17 mijë në shtatë vitet e fundit.

Shkup - Këtë vit, filloristët dhe gjimnazistët nuk do të kenë pushim pranveror, vendosi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të anketës së realizuar mes arsimtarëve, prindërve dhe fëmijëve, prej të cilëve shumica jaë deklaruar se pushim i tillë nuk nevojitet. Viti shkollor do të zgjat nga 2 shtatori deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të nxënësve nga vite përfundimtare në arsimin e mesëm, të cilët do të kenë mësim deri më 16 maj.

Shkup - LSDM-ja nesër do të ketë koordinim me grupin parlamentar në të cilën do të marrë qëndrim për interpelancën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Shkup - Trupi Koordinues politik i koalicionit VLEN u mblodh sot në një takim pune, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në qendër të diskutimeve ishte interpelanca e parashtruar ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, në një intervistë për MIA-n, thekson se Gjykata bëri një reformë të madhe në qershor kur miratoi Aktin e ri, i cili praktikisht e përmirësoi punën që i ishte nënshtruar më parë për 30 vjet kritika për manipulimin e gjyqtarëve, të kryetarit të Gjykatës, për kompromise me politikën lidhur me çështje të ndjeshme, për ngadalësinë në veprim dhe vendimmarrje.

Shkup - Në shtëpizën malore “Dare Xhambaz” në majën e Vodnos sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr.

Shkup - Zjarri në shtëpizën malore në Vodno është shuar, po punohet për pastrimin e hapësirës së djegur, deklaroi për MIA, komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski.

Shkup - Është ndaluar një 29-vjeçar nga Manastiri, i cili dyshohet se në disa raste përmes një rrjeti social e ka kërcënuar një grua 49-vjeçare dhe familjen e saj dhe në këtë mënyrë nga ajo ka marrë rreth 400.000 denarë. 

Shkup - Para fillimit të vitit të ri shkollor, është paralajmëruar protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për paga më të larta në arsim e organizuar nga LSDM-ja opozitare. Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë distancohet nga protesta me arsyetimin se anëtarët e tyre nuk do të marrin pjesë në protesta politike. Me qëndrim doli edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës partia organizatore e protestës ka pasur mundësi të përmirësojë statusin e mësuesve në periudhën e kaluar.

Shkup - Ish presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në forumin global të sigurisë "Globsek", që mbahet në Pragë.

Shkup- Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov vlerëson se vendimi i gjykatësit Pajazit Pajaziti që të jetë në paraburgim shtëpiak ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili pastaj ka ikur nga shteti, "është i gabuar dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme".

Moskë - Mbrojtja ajrore ruse mbrëmë rrëzoi 158 dronë ukrainas në 15 rajone ruse, duke përfshirë dy mbi Moskë, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Moskë - Rusia tashmë ka reaguar në sulmin e Forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin Kursk, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. 

Adana - Ish-futbollisti i klubeve angleze Lester Siti, Cardif Siti dhe Lids Junajted, Sol Bamba ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 39-vjeçare. Bamba së fundmi ka punuar në klubin turk Adanaspor, të cilët e bën të ditur lajmin për vdekjen e tij mbrëmë.

Varshavë - Në 85 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, me sulmin gjerman të 1 shtatorit 1939 mbi qytetin polak Vjelunj dhe garnizonin polak në Gdansk, presidenti polak Andzhej Duda tha se polakët i kanë falur gjermanët, por nuk kanë harruar dhe presin dëmshpërblime për shkatërrimet dhe krimet e Gjermanisë hitleriane kundër polakëve.

Ankara - Turqia do të krijojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupollë çeliku”, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Tel Aviv/Gazë - Trupat e gjashtë pengjeve janë nxjerrë nga Rripi i Gazës, njoftoi ushtria izraelite herët në mëngjes, transmeton DPA.

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli nuk do të pushojë derisa të gjejë përgjegjësit për vrasjen e gjashtë pengjeve të Hamasit, trupat e të cilëve u gjetën në Rripin e Gazës, duke shtuar se "ai që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje".

Moskë- Një dron që po fluturonte drejt Moskës është shkatërruar në rajonin rreth kryeqytetit rus, ka thënë kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin në një postim në Telegram.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka rritur presionin ndaj Shteteve të Bashkuara për të lejuar Kievin të nisë sulme më thellë në territorin rus pasi përfaqësuesit e tij u takuan dje me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan dje veprimet e “rrezikshme dhe të përshkallëzuara” të Kinës kundër operacioneve legjitime detare të Filipineve në Detin e Kinës Jugore, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Gazë- Në Rripin e Gazës sot fillon vaksinimi kundër paralizës së fëmijëve, publikoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRVA) në platformën X.

QËNDRONI TË LIDHUR