• e martë, 03 shtator 2024
MIA FLESH

09:00 / 3 shtator / 2024

Shkup - Interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi duhet të shqyrtohet sot në mbledhjen e parë plenare pas pushimit të deputetëve. Interpelanca është dorëzuar nga grupi parlamentar i partisë E Majta dhe sipas paralajmërimeve mbështetje do të japë LSDM-ja opozitare, ndërsa VMRO-DPMNE dhe partneri i saj i koalicionit “VLEN” nuk do të japin mbështetje.

Shkup -  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje vërehet intensitet më i madh i automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Në kazermën e Kumanovës "Boro Menkov" sot do të mbahet ceremonia solemne me rastin e 25 vjetorit të formimit të Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG. Siç informon Ministria e Mbrojtjes, në ceremoni janë paraparë fjalime të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, të kryetarit të Komitetit koordinues të SEDM-së dhe Komitetit për menaxhim politik-ushtarak Simona Kojçaru, si dhe të komandantit të Komandës së SEEBRIG-ut, gjeneralit të brigadës Bilbil Bitri.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot do ta vizitojë pikën për ndërrimin e dokumenteve personale “Prolet” në Shkup. Pas vizitës u paralajmërua deklaratë e ministrit Toshkovski. Kryeministri Hristijan Mickoski dje në deklaratë për mediume tha se dhënia e dokumenteve për udhëtim dhe personale është nën kontroll dhe në afatin ligjor prej 15 ditëve.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga veriu. Pasdite vranësirat do të rriten dhe kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 35 gradë Celsius.

Tiranë - Pasi doli nga burgu në qytetin shqiptar Fier, ish kryebashkiaku, Fredi Beleri është pritur nga banorët në vendlindjen Himara. Në deklaratën e parë për mediume, ai tha se do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën në Strasburg dhe nëse shpallet i pafajshëm, përsëri do të kandidohet për kryetar të Himaras.

Karakas - Një gjykatës venezuelian ka lëshuar një urdhërarrest për kandidatin presidencial të opozitës, Edmundo Gonzales, nën akuzat që përfshijnë uzurpim të pushtetit, nxitje për kryengritje, konspiracion dhe sabotim", transmeton DPA. Urdhri është lëshuar nga një gjyqtar që trajton çështjet e lidhura me terrorizmin, me kërkesë të Prokurorisë. Masa vjen pas trazirave të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në Venezuelë.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski kumtoi se sot do të takohet me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi në Kiev, pas vizitës së tij në centralin bërthamor Zaporozhje, i cili është nën kontroll të Rusisë nga fillimi i luftës. Zelenski dhe kryeministri i Holandës, Dik Shof, dje e kanë vizituar Zaporozhjen, qytet që gjendet në anën tjetër të lumit Dnjepër, në verlindje të elektranës bërthamore, ku lideri ukrainas përsëriti se Perëndimi duhet të dërgojë më shumë armë me rrezeveprimi të gjatë për Kievin.

Manila - Një stuhi e fuqishme tropikale sot është larguar nga veriu i Filipineve pasi të paktën 14 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut, përmbytjet dhe vërshimet e lumenjve, kumtuan autoritetet filipinase, konkretisht Departamenti për gjendje të jashtëzakonshme dhe fatkeqësi natyrore. Stuhia tropikale Jagi kaloi pranë qytetit Paoj në provincën Ilokos Norte dhe vazhdoi përmes Detit të Kinës Jugore me erëra deri në 75 kilometra në orë dhe rrëshqitje deri në 125 kilometra në orë.

QËNDRONI TË LIDHUR