• e hënë, 30 shtator 2024
MIA FLESH

12:00 / 30 shtator / 2024

Shkup - Një qind ditët e para i jepen qeverisë së re për të emëruar personat dhe për të filluar punën. Por u përballëm me opozitë destruktive që çdo ditë kritikon, me të drejtë dhe pa të drejtë. Në të njëjtën kohë hapi disa punë nga e kaluara që nuk i mbylli si duhet, si ligjin e gjuhës, balancuesin, Badenterin,... Kanë pasur mjaftueshëm kohë, tetë vjet, për t'i zgjidhur, por nuk ia dolën dhe tani po abuzojnë edhe me pushtetin gjyqësor për politikë ditore. Fatkeqësisht po i instrumentalizojnë për destabilizim dhe mbjellje të mjegullës për të shpëtuar nga përgjegjësia. Ky nuk është arsyetim. Përkundër kësaj, ne ishim të përkushtuar çdo ditë në premtimin dhe programin tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Shkup - Dyzet e një për qind e personave të ngarkuar me prokurimet publike nga institucionet shtetërore besojnë se shpesh ka korrupsion në prokurimet. Shumica prej tyre thonë se korrupsioni është më i përhapur si rezultat i interesave politike dhe se kompanitë janë gjenerues më i madh i korrupsionit sesa njerëzit në institucione, tregojnë gjetjet e hulumtimit të kryer nga Qendra për komunikime civile. 

Shkup - Shefja e delegacionit të PABSEK-ut në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bllagica Llasovska, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që u mbajt më 28 dhe 29 shtator 2024, në Rize, Republika e Turqisë.

Shkup - Uji për pirje në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.

Shkup – Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit pa shenja jete, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. “QMK rajonale Tetovë, njoftoi se përmes Numrit të Vetëm për Thirrje për Raste Urgjente 112 në 11:57, dje ishte pranuar thirrje për alpinisten e zhdukur (72-vjeçare) në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pas çka ishte organizuar hetim që vazhdoi edhe sot, kur u zbardh”, bëhet e ditur në kumtesë.

Shkup - Në Lazaropole këtë mëngjes është matur temperaturë minus një, ndërsa në Kodrën e Diellit zero gradë, kumtoi DPHM. Në Shkup është 12 gradë, ndërsa më nxehtë është në Gjevgjeli me 15 gradë.

Athinë – Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri i madh në pjesën veriore të gadishullit grek Peloponez në afërsi të qytetit Ksilokastro, ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës, ndërsa sot në mëngjes situata është përmirësuar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paris - Marin Le Pen dhe nacionalistët e tjerë francezë të krahut të djathtë sot paraqiten në gjykatë në seancën hyrëse kundër tyre nën akuzën se kanë marrë mjete nga Parlamenti Evropian për zyrtarë që nuk ekzistojnë, informon DPA.

Gjenevë - Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah këtë muaj, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.

Teheran – Ministria iraniane e Punëve të Jashtme sot njoftoi se vendi nuk do t’i lërë pa përgjigje “aktivitetet kriminale të Izraelit”.  “Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë nga aktet kriminale të Izraelit", tha në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kanani, duke saktësuar se bëhet fjalë për likuidimet e liderit të Hezbollahut, Sajed Nasrallah dhe zëvendëskomandantit të Gardës revolucionare iraniane, Abas Nilforushan, në Liban”, transmetojnë mediat britanike.

Moskë - Portali rus Insajder publikoi se ka siguruar qasje në dokumentet zyrtare lidhur me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navallni. Portali shkruan se ka dy versione të dokumentit të nënshkruar nga hetuesi rus Aleksandar Varapaev. Ata i referohen vendimit të Komitetit hetues rus për të mos hapur procedurë penale pas vdekjes së Navallnit. Portali shkruan se autoritetet ruse vazhdimisht i kanë hequr informacionet për simptoma që nuk përputhen me shkakun zyrtar të vdekjes të publikuar nga shteti rus. 

QËNDRONI TË LIDHUR