• e martë, 01 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 30 shtator/ 2024

 Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministrat e Financave, Arsimit dhe Shkencës dhe Ekonomisë dhe Punës, Gordana Dimitrieska Koçoska, Vesna Janevska dhe Besar Durmishi, sot realizuan takim me kryesinë e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - SASHK. Në takim, siç njofton pres shërbimi qeveritar, është biseduar për përparimin e të drejtave të punës, gjendjen në arsim, shkenc dhe kulturë, marrëveshjet kolektive, si dhe gjendjen me pagat dhe tendencën që ato të rriten sipas mundësitë reale të ekonomisë.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke i uruar mandat të suksesshëm, Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike, ekonomike dhe zhvillimore që Holanda i ofron Maqedonisë së Veriut. 

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas vizitës në SHBA u shpreh se aleanca me SHBA-të është e përjetshme dhe e pathyeshme. "Çfarë jave e mrekullueshme ishte në Nju Jork dhe Uashington DC! Dhjetëra takime me miq dhe aleatë, punime frymëzuese në Sesionin e 79-të të KB-së dhe natyrisht, një vizitë e detyrueshme në Departamentin e shtetit të SHBA-së. Aleanca jonë me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme", shkruan kreu i ASH-së, Arben Taravari në "X".

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se nga nesër do të mund të aplikohet për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore dhe se afati i fundit është deri më 30 tetor. "Njoftohen të gjithë përfituesit e së drejtës për bursë studentore të fituar në një nga vitet e kaluara akademike, të cilët plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, se periudha e aplikimit fillon nga data 01.10.2024 dhe zgjat deri më 30.10.2024", theksojnë nga MASH.

Shkup - Ulet mosha e personave me sëmundje të zemrës, është e domosdoshme që të veprohet në mënyrë parandaluese dhe në bazë të të cilave mund të veprohet. Këtë ndër të tjera e theksoi Jorgo Kostov nga Shoqata maqedonase për kardiologji në shënimin e Ditës së zemrës, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Shkup - Banka Popullore njoftoi se më 30 qershor 2024 neto borxhi i jashtëm arriti në 4,481 milionë euro ose 30,8 për qind nga PBB-ja e parashikuar. Borxhi i jashtëm neto në tremujorin e dytë të vitit 2024 është rritur për 109 milionë euro ose 2,5 për qind. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat vazhdon të ketë peshë më të madhe në totalin e borxhit neto me 64 për qind.

Shkup - Gjithsej 45 raste të reja me Kovid-19  janë regjistruar nga data 23 deri më 29 shtator. Janë raportuar dy persona të vdekur me Kovid-19, citohet në raportin më të ri të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), të publikuar pasdite. "Në javën aktuale janë regjistruar të sëmurë në komunat e 10 qyteteve. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Demir Hisar. Personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin "të shëruar" e kanë marrë 68 persona. Gjatë javës së kaluar janë raportuar dy persona të vdekur me komplikime të Kovid-19, nga Demir Hisari dhe Ohri, të grupmoshës mbi 65 vjeç. Personat janë vaksinuar me dy dhe tre doza kundër Kovid-19, kanë kaluar tre vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara. Një person pozitiv ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri në shtëpi", sqarojnë nga ISHP.

 Shkup - Bore Videvski nga Velesi, i cili është një nga të akuzuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, është transferuar në klinikën shtetërore. Mbrojtësi i Videvskit, avokati Bojan Manevi për MIA-n thotë se Videvski ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dje është dërguar në Klinikën për Nefrologji.  

Shkup - Benzinat nga sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim të mbeturinave komunale (KRRE). Me vendimin në fjalë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.19 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 74,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 76,5 denarë për litër. Çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) mbetet në nivelin 67,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe do të kushtojë 67 denarë.

Athinë - Ngjarjet në Lindjen e Mesme na shqetësojnë shumë. Aspirata jonë e parë nuk mund të jetë tjetër pos depërshkallëzimi para se ky konflikt të përgjithësohet, theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fillim të seancës së sotme të qeverisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis vuri në dukje se "Greqia ka një politikë të jashtme parimore, është një bashkëbisedues i besueshëm, bisedon me të gjitha palët dhe mbetet një shtyllë e stabilitetit në rajonin më të gjerë".

Budapest - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha sot deklaroi se ka pasur një bisedë të sinqertë me homologun e tij hungarez Peter Sijarto edhe krahas mospajtimeve rreth sulmit rus ndaj Ukrainës. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Sibiha e falënderoi Budapestin për mbështetjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe tha se Kievi është "përkushtuar për të zhvilluar marrëdhënie pragmatike dhe të parashikueshme të fqinjësisë së mirë".

Kiev - Vladimir Putin ka frikë që të përdorë armë bërthamore për shkak se e do jetën e tij dhe kontrollin mbi jetët e njerëzve, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Presidenti rus më 25 shtator deklaroi se e ndërron "doktrinën bërthamore" ruse dhe mund t'i zgjerojë rrethanat, nën të cilat mund të përdoret një armë e këtillë shkatërruese.

Bejrut – Zëvendës shefi i Hezbollahut, Naim Kasemi në fjalimin e tij të parë pas eliminimit të liderit Hasan Nasralla nga ushtria izraelite javën e kaluar, deklaroi se lëvizja është e gatshme t'i kundërvihet invazionit tokësor izraelit ndaj Libanit. "Izraeli nuk do t'i realizojë qëllimet e veta. Ne do të përballemi me çdo mundësi dhe jemi të gatshëm nëse izraelitët vendosin të futen (në Liban) nga toka, ndërsa forcat e rezistencës janë të gatshme të luftojnë në tokë", thekson Kasemi.

Uashington - Bota është më e sigurt pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah nga ana e Izraelit, deklaroi diplomati më i lartë amerikan, Entoni Bliniken. Ai e përshrkoi liderin e grupit terrorist libanez të mbështetur nga Irani si "terrorist brutal".

 

QËNDRONI TË LIDHUR