• e hënë, 30 shtator 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00 / 30 shtator / 2024

Shkup - Agjencia Informative Mediatike - MIA sot shënon 26 vjet nga puna e saj aktive. Lajmin e parë MIA e emetoi më 30 shtator 1998, me të cilin filloi prodhimi i rregullt i informacioneve për mediat dhe qytetarët e vendit, fillimisht me fotografi dhe tekst, ndërsa sot me transmetim video të drejtpërdrejt, shprehje të plotë multimediale dhe prezencë në mediat sociale.MIA është servis publik informativ, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 1992. Punën e saj e filloi me njëzetë gazetarë, ndërsa sot i ka rreth një qind persona të angazhuar, gazetarë, korrespondentë, kameramanë, fotoreporterë, shërbime profesionale dhe logjistikë. 

Shkup - Në Kuvend për sot është caktuar seancë e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini. Në rend dite të seancës është Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2023 në miratim dhe raporte të shqyrtuara financiare për vitin 2023.

Shkup - Takim ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, rini dhe sport do të hapet sot në Shkup, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Takimi do të jetë i karakterit punues, me vetëm disa seanca të hapura për media.

Shkup - Shoqata e Maqedonisë e kardiologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë në Shkup sot do të shënojnë Ditën Botërore të zemrës me aktivitet për nënshkrimin e një peticioni kombëtar për shëndet më të mirë kardiovaskular, nga pacientët, komuniteti profesional dhe opinionit. 

Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) dhe Kryqi i Kuq do të realizojnë aktivitete të përbashkëta që synojnë mbështetjen e kategorive të brishta të popullsisë dhe promovimin e parimeve humanitare.

Shkup - Shoqata e Maqedonisë e kardiologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë në Shkup sot do të shënojnë Ditën Botërore të zemrës me aktivitet për nënshkrimin e një peticioni kombëtar për shëndet më të mirë kardiovaskular, nga pacientët, komuniteti profesional dhe opinionit. 

Shkup – Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë). Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 22 gradë.

Helsinki - Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emili Enger Mel deklaroi se Osvllo mund të vendosë një gardh përgjatë kufirit me Rusinë, duke ndjekur shembullin e Finlandës.  "Gardhi i kufirit është shumë interesant, jo vetëm sepse mund të veprojë si një pengesë, por edhe sepse përmban sensorë dhe teknologji që ju lejon të zbuloni nëse njerëzit po lëvizin afër kufirit", theksoi Mel.

Uashington - Në juglindje të SHBA-së dje filluan aktivitete të mëdha për pastrimin dhe rinovimin e dëmeve nga erërat e forta, shiu, uji dhe rëra që kanë përfshirë vendin, të shkaktuara nga uragani Helena që la miliona njerëz pa energji elektrike, shkatërroi rrugë dhe ura dhe shkaktoi përmbytje katastrofale nga Florida deri në Virxhinia.

Akapulko - Të paktën 16 persona të vdekur gjatë kalimit të uraganit "Xhon" këtë javë në bregun e oqeanit paqësor të Meksikës jugore, kumtuan dje presidenti dhe mbrojtja civile lokale. Numri i të vdekurve "është 15 persona" në rajonin Akapulko, deklaroi presidenti Andres Manuel Lopez Obrador. Një person tjetër vdiq në shtetin fqinj të Michoakan, kumtoi mbrojtja civile.

Bejrut - Lideri i Hamasit në Liban, Fateh Sherif Abu el Amin ka vdekur së bashku me disa anëtarë të familjes në një sulm izraelit në pjesën jugore të vendit. Kumtesa e Hamasit për vdekjen e Amin vijoi pasi grupi militant palestinez Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) tha këtë mëngjes se tre nga anëtarët e saj janë vrarë në një sulm izraelit në qendër të Bejrutit. Katmandu, 30 shtator 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në fund të javës së kaluar është rritur në 193, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve lokale të cilat kumtuan se operacionet e shpëtimit ishin shtuar që nga dita e sotme. Policia kumtoi se 31 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa numri i të lënduarve deri më tani është 96.

Tel Aviv - Edhe pse ende nuk është marrë një vendim politik Armata izraelite (IDF) po përfundon "operacione të rëndësishme" në përgatitje për një pushtim tokësor në Libanin jugor, publikuan një pjesë e disa mediave izraelite. Ata duke iu referuar një burimi anonim të sigurisë theksuan se është vetëm çështje kohe që të kryhet pushtim tokësor. 

Bejrut - Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati deklaroi se sulmet ajrore izraelite kishin detyruar një milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Kjo është zhvendosja më e madhe që mund të ndodhë, theksoi Mikati. Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Libanit kumtoi se më shumë se 50 persona u vranë në sulmet e djeshme, dy ditë pasi që Izraeli eliminoi liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah në Bejrut.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden dje miratoi ndihmën ushtarake për Tajvanin me vlerë 567 milionë dollarë, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Ky është një tjetër lëvizje me të cilën Uashingtoni ka për qëllim të forcojë aftësitë mbrojtëse të ishullit në kushte të tensioneve të rritura me Kinën, shtoi agjencia. Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi më me ndikim ndërkombëtar dhe furnizuesi i armëve të Tajvanit, madje edhe pa vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Kina i ka bërë vazhdimisht thirrje SHBA-së që të ndalojë shitjen e armëve për Tajvanin, të cilin e konsideron si territorin e saj.

 

QËNDRONI TË LIDHUR