• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

09:00/3 dhjetor/2025

Shkup - Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës do të jenë pjesë e Forum biznesit Maqedoni-Serbi që do të zhvillohet sot në hotelin "Aleksandar Palas" në Shkup, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Në forum biznes është paralajmëruar edhe një fjalim nga kryeministri, Hristian Mickoski.

Bruksel - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel merr pjesë në takimin e shefave të diplomacisëve të vendeve-anëtare të NATO-s, në të tema kryesore do të kenë implementimi i vendimeve nga Samiti i Hagës, sfidat e sigurisë, me të cilat përballet Aleanca, masat për përdorim të aftësive për parandalim dhe mbrojtje, mbështetje dhe përgatitje, mbështetje për Ukrainën dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të kreut të Paktit në korrik të vitit 2025 në Ankara.

Shkup - Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 72-të plenare. Në rend dite janë disa propozim - vendime, mes të cilave edhe ajo për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. Për kryetar të Antikorrupsionit është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i komisionit, Adem Çuçul.

Shkup - Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 26-të, në rend dite të së cilës janë tetë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhetë drejtave. Gjykatësit kushtetues, siç është paralajmëruar, duhet të diskutojnë rreth nismës me të cilën janë kontestuar Neni 6 paragrafi 2, neni 37 paragrafi 2, neni 111 paragrafet 4 dhe 5, neni 123 paragrafi 1, neni 138 paragrafi 3 dhe neni 139 paragrafi 2, të gjithë në pjesën "të shkruar në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve në territorin e RMV-së dhe alfabetin e saj, që nuk e përjashton mundësinë nga përdorimi i njëkohshëm edhe i gjuhëve të tjera, si dhe të shenjave apo piktograme që janë lehtë të kuptueshme për konsumatorin" nga Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve.

Shkup - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 532-të, në rend dite të të cilit janë disa pika, mes të cilave edhe miratimi i programit dhe planit të veprimit për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpakohshme të shiut. Rreshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa në malet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.

Moskë - Një armëpushim i Vitit të Ri në fushën e betejës ukrainase për momentin nuk është duke u shqyrtuar, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi. "Nuk ka ende diskutime për këtë, një proces krejtësisht i ndryshëm është duke u zhvilluar", tha Peskovi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur ndonjë bisedë për këtë, raportuan mediat ruse.

Bogotë - Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro e paralajmëroi homologun e tij amerikan që të mos kërcënojë sovranitetin e vendit të Amerikës së Jugut në kushte të përshkallëzimit të luftës verbale midis Bogotës dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan Donald Trampi në takimin e djeshëm të kabinetit në Uashington e hapi mundësinë e sulmit ndaj Kolumbisë si pjesë e luftës së tij kundër krimit të drogës, raportoi DPA. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp ka dhënë një sëri komentesh kryesisht të ashpra për Somalinë dhe emigrantët somalezë, sepse administrata e tij publikoi se i pushon të gjitha aplikacionet për emigracion nga 19 vende joevropiane, duke iu referuzar sigurisë nacionale dhe publike. Tramp foli në takim të administratës për një rast në shtetin federal Minesota, ku, sipas jurisprudencës vendase, më shumë se një miliard dollarë janë paguar në shërbime joekzistuese sociale përmes llogarive të rreme të ndërlidhura me Somalinë.

Londër  - Mançester Siti mbrëmë e fitoi Fullam me 5;4 në fushë mysafire në xhiron e 14-të të Premier ligës angleze. Erling Haland shënoi gol dhe kishte dy asiste për mysafirët, Fil Foden shënoi dy herë, Tijani Rejnders një herë, ndërsa Sander Berg shënoi autogol. Në skuadrën vendase Samu Çukveze shënoi dy gola, Emil Smith-Rou dhe Aleks Ivobi kishin një realizim.

QËNDRONI TË LIDHUR