• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

12:00/3 dhjetor/2025

Shkup - Mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës do të jenë pjesë e forumit të sotëm afarist të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që do të mbahet në hotelin "Aleksandar Palas" në Shkup me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik. Shërbimi qeveritar sot në mëngjes informoi se për shkaqe shëndetësore anulohet pjesëmarrja dhe fjalimi në forum i kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski.

Shkup - Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale të OKB-së për përdorimin e të dhënave në matjen e korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Siç informojnë nga kabineti i Fetait, ngjarja mblodhi përfaqësues të lartë nga shtetet anëtare, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës.

Bruksel - Në margjinat e takimit ministror të sotëm të NATO-s do të kemi një diskutim shumë të rëndësishëm për Korridorin 8, i cili ka rëndësi kyçe politike dhe sigurie për përmirësimin e lidhshmërisë, por gjithashtu edhe për mobilitetin strategjik ushtarak, deklaroi sot në mëngjes ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë mbërritjes në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kumtoi rezultatet nga Konkursi për ndarje të 900 bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga shkollat e mesme publike në shtet dhe nga Konkursi për ndarje të 1570 bursave për nxënës të regjistruar në paralelet duale (arsim profesional në të cilat realizohet arsim praktik me numër të shtuar të orëve), për vitin shkollor 2025/2026.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kumtoi se vazhdmimisht punon në avancimin e sistemit arsimor nacional gjithpërfshirës, me qëllim që çdo fëmijë të ketë të drejtë për arsim dhe mjedis cilësor në të cilin është i pranueshëm dhe mund të avancojë, pa marrë parasysh pengesat me të cilat përballet.

Shkup - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në një intervistë në emisionin "Direkt" në televizionin Telma, theksoi se buxheti qendror, siç është ndërtuar, nuk është social, nuk ka komponent zhvillimor dhe nuk ka kapacitet për të shërbyer vazhdimisht deficitin në thellim në Fondin për Sigurim Pensional he Invalidor, theksohet në kumtesën e LSDM-së. Kjo, siç tha Filipçe, e vë në rrezik pagesën e pensioneve.

Shkup - Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Koce Metalec" dhe "Filip Filipoviq", nga rruga "Rudarska" deri te Trafikat e ushqimit përpara parkingut dhe ndërtesat e kompanisë "Dy vëllezër ndërtues" në komunën Gazi Baba. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 sot pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Strushka" në komunën e  Karposhit.

Shkup - Me shfaqjen e filmit "Ishte vetëm një aksident" në regji të Xhafar Panahit, fitues i Çmimit Palma e Artë në Festivalin e Kanës, dhe "Njeriu i ortekeve" nga Slobodanka Rudin, një film për një nga muzikantët dhe bateristët më të mirë në ish-Jugosllavi, Dragolub Gjuriqiq, sonte në kinemanë Frosina në Qendrën Kulturore të Maqedonisë në Shkup do të hapet edicioni i 24-të i Festivalit të Filmit Evropian – CINEDAYS.

Ankara - Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidenti francez, Emanuel Makron, biseduan në telefon për luftën në Ukrainë, krizat rajonale dhe të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi sot presidenca turke. Erdogani theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Francës është "i domosdoshëm" dhe i bëri thirrje të dyja palëve të vazhdojnë me hapa konkrete për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi TRT.

Bruksel - Ish-shefja e punëve të jashtme e BE-së, Federika Mogerini, dhe dy persona të tjerë janë liruar pasi që u arrestuan në hetimin për mashtrim, kumtoi sot Zyra e prokurorit publik evropian (EPPO). Tre të dyshuarit u njoftuan për aktakuzat kundër tyre, të cilat përfshijnë mashtrim në furnizimet publike, korrupsion, përplasje interesash dhe shkelje të fshehtësisë profesionale, thuhet në kumtesë. Personat u liruan sepse nuk konsiderohen si rerzik nga ikja.

Bruksel - Gjermania, Polonia dhe Norvegjia bashkarisht do t'i sigurojnë Ukrainës pako të re ndihme në shumë të përgjithshme prej 500 milionë dollarëve, ndërsa Gjermania do të sigurojë 200 milionë dollarë, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful. Vadeful i bëri këto vërejtje para takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, duke e cekur rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, kumtuan mediumet ukrainase.

Moskë - Biseda mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Stiv Uitkof ishte e dobishme, konstruktive dhe me rëndësi, deklaroi mbrëmë këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov, pas bisedës që, siç tha, "nuk zgjati pesë minuta, por pesë orë", transmetojnë mediumet ruse. "Biseduam për disa opsione për përfundim të luftës në Ukrainë. U dakorduam me kolegët tanë amerikanë të mos e zbulojmë përmbajtjen e negociatave. Biseda ishte e besueshme", tha Ushakov.

Tel Aviv - Izraeli sot njoftoi se pjesërisht do të hapet venkalimi kryesor kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit si pjesë e marrëveshjes për armëpushim me grupin e Hamasit, por vetëm për palestinezët që duan ta lëshojnë territorin. "Në përputhje me marrëveshjen për armëpushim dhe udhëzimin e njesitit politik, vendkalimi kufitar Rafah do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve të Rripit të Gazës drejt Egjiptit", njoftoi COGAT, organi i ngarkuar me zbatimin e politikës izraelite në territoret palestineze.

Kabul - Në stadiumin e qytetit Host, në lindje të Afganistanit, dje u krye një ekzekutim publik, në të cilin u dënua me vdekje një person që më herët këtë vit kishte vrarë 13 anëtarë të një familjeje. Dhjetëra mijëra persona, përfshirë edhe të afërmit e viktimave, morën pjesë në ekzekutimin në stadiumin sportiv, për të cilin Gjykata Supreme tha se është ekzekutimi i 11-të që është kryer që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021 pas tërheqjes kaotike të forcave të SHBA-së dhe NATO-s.

Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se pika kryesore e kontestit në bisedimet për dhënien fund të konfliktit në Ukrainë është një pjesë e territorit të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donjeckut (RPD), gjegjësisht rreth 20 për qind të rajonit të Donjeckut që janë nën kontroll të Kievit.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp dje e quajti Somalinë "mezi shtet" dhe i përshkroi emigrantët somalezë "mbeturina", duke thënë se nuk i dëshiron në SHBA. Duke folur në fund të takimit në Kabinet, Trampi tha se disa ndoshta konsideorjnë se vërejtjet ne tij janë politikisht kokorrekte, por ai nuk e ka prblem", transmeton DPA. "Nuk i dua në vendin tonë. Do të shkojmë në një drejtim të gabuar nëse vazhdojmë të pranojmë mbeturina në vendin tonë", tha ai.

Barcelonë - Trajneri kryesor i Atletiko Madridit, Diego Simeone ishte i impresionuar nga futbollisti i Barcelonës, Rafinja, pas humbjes së djeshme nga katalanasit me 3:1 në xhiron e 19-të të kampionatit spanjoll. "Rafinja është lojtar i jashtëzakonshëm. Mund të luajë çdokund. Si anësor, si lojtar mesfushor, si sulmues dhe si bek. Mund të shënojë gola, të krijojë mundësi, të bëjë presion dhe të vrapojë. Nuk e kuptoj se si ende nuk e ka fituar Topin e artë. Personalisht, çdoherë do ta zgjedhja atë", deklaroi Simeone pas ndeshjes në "Kamp Nou".

QËNDRONI TË LIDHUR