09:00/4 dhjetor/2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova bisedoi me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet për domosdoshmërinë e krijimit të modelit nacional të politikës arsimore dhe shëndetësore, ku do të sendërtohen aktiviteti fizik dhe shprehitë e shëndosha tek fëmijët dhe të rinjtë, si garancë për komb të shëndoshë mental dhe fizik.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në promovimin e Platformës për monitorimin e projekteve të komunave të financuara nga Qeveria, e cila do të jetë një mënyrë e re për shqyrtim transparent dhe komunikim me qytetarët për shpenzimin e fondeve publike. Promovimi i platformës do të mbahet në Klubin e Deputetëve.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje katër komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni ligjvënës-juridik.Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dihet ta vazhdojë mbledhjen e 72-të plenare. Para deputetëve në mbledhjen e sotme plenare janë Propozim vendimi për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim në fuhsën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Dimenzionin parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore (DP NEQ).
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndodhet për vizitë pune në Vjenë, Austri, ku do të marrë pjesë në Takimin e 32-të të ministrave të OSBE 2025, që udhëhiqet nga Finlanda. Siç njoftoi MPJdheTJ, OSBE-ja është një organizatë e njohur për konceptin e saj gjithëpërfshirës të sigurisë, që përfshin çështje politike-ushtarake, si dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të marrë pjesë në shënimin e jubileut 30-vjeçar të Fakultetit të Pedagogjisë "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup. Siç informojnë nga MASH, Janevska do të drejtohet në panel-diskutimin "Nga mësimi i fakteve deri te mësimi për jetë", e pastaj edhe në Akademinë solemne me rastin e jubileut.
Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot do ta presë ministrin e Financave të Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kamenicki, i cili do të qëndrojë për vizitën e tij të parë zyrtare në vend. Siç njoftoi Ministria e Financave, të dy ministrat do të zhvillojnë takim kokë më kokë, pas së cilës do të ketë takim dypalësh të delegacioneve nga të dyja vendet.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Siç informon=jnë nga KSHPK, ngjarja ka për qëllim ta konfirmojë luftën e vazhdueshme, të vendosur dhe të palëkundur kundër korrupsionit dhe t'i theksojë aktivitetet dhe sfidat kryesore në këtë fushë.
Shkup - Në sallën e gjyqit në Idrizovë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë dhe u lënduan mbi 200 të tjerë. Gjykimi do të vazhdojë me fjalët hyrëse nga mbrojtja, pasi të gjithë të pandehurit deklaruan në seancën e mëparshme se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen. Një pjesë e tyre shprehën ngushëllim ndaj familjeve të viktimave dhe theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk pranuan faj për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjihshhme".
Shkup - Komunikacioni këtë mëngjes në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.
Shkup - Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, më të dendura në pjesët juglindore (lokalisht mbi 30 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 4 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të bien deri 6, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 11 gradë.
Bruksel - Drejtori i përgjithshëm për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik pranë Shërbimin evropian të Punëve të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, njoftoi se do të dalë në pension parakohe, pasi u hetua për dyshime për keqpërdorim të fondeve të BE-së në lidhje me një kontratë për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm në Kolegjin e Evropës në qytetin belg Brizh.
Bruksel - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski po qëndron për vizitë pune në Bruksel, me ç'rast sot do të marrë pjesë në "Samitin BE-Ballkani Perëndimor 2025" që e organizon think-tanku i Brukselit Miqtë e Evropës, ndërsa nesër edhe në Këshillin ministror të Komunitetit transportues. Nikollovski mbrëmë mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Miqtë e Evropës për pjesëmarrësit e "Samitit BE-Ballkani Perëndimor 2025".
Londër - Mbreti britanik Çarls deklaori se Britania e Madhe dhe Gjermania janë të gatshëm ta "mbështesin Evropën" në kushte të kërcënimeve nga agresioni i mundshëm rus". Duke folus në festën shtetërore në nder të presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmaer, mbreti e lavdëroi marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes mes dy vendeve, duke e quajtur "partneritet unikal në zemër të NATO-s", shkruan Skaj njuz.
Vjenë - Diplomatët më të lartë nga dhjetëra vende do të marrin pjesë në takimin vjetor të Këshillit të ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet sot dhe nesër në Vjenë. Siç raporton DPA, SHBA-ja dhe Rusia nuk do të jenë të përfaqësuara në nivelin më të lartë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, nuk do të udhëtojnë në kryeqytetin austriak, por do të dërgojnë përfaqësues.
Nju Jork - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, me të cilën kërkohet nga Rusia të sigurojë kthimin e menjëhershëm, të sigurt dhe të pakushtëzuar të të gjithë fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë ose të deportuar gjatë luftës në Ukrainë, dhe bëhet thirrje që Moska të ndalojë me këtë praktikë.