• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 4 dhjetor/ 2025 

Shkup- Mbrojtja e inspektorëve të ndërtimit të akuzuar në rastin "Puls" në fjalimet hyrëse nga gjykimi i sotëm theksoi se "shkaku i tragjedisë nuk është për shkak të mangësive ndërtimore në strukturën e objektit" dhe se inspektorët "nuk mund të vepronin pasi nuk kishte asnjë kallëzim apo urdhër për mbikëqyrje inspektimi". Të gjithë shprehën keqardhje dhe ngushëllime për familjet e viktimave.

Shkup - Qytetarët sot me të drejtë presin rezultate, presin që vullneti deklarativ për luftën kundër korrupsionin ta shohin në praktikë. Lufta kundër korrupsionit nuk është një garë midis institucioneve, është një front i përbashkët në krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë, tha sot kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Adem Çuçul në aktivitetin kushtuar 9 dhjetorit - Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Shkup - Pas masave të urdhëruara për pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektim të objektit, pajisjes dhe makinave në kuzhinën në SHF "Dimo Haxhi Dimov" në komunën e Karposhit, sot përsëri inspektorët për ushqim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) kanë marrë mostra nga sipërfaqet e punës së kuzhinës për të përcaktuar sigurinë e tyre. Në kontrolle të jashtëzakonshme shëndetësore sanitare janë dërguar edhe të punësuarit në kuzhinë, e cila do të mbetet e mbyllur derisa të merren rezultatet laboratorike për të konfirmuar sigurinë.

Shkup - E promovojmë veglën e rëndësishme në funksionimin bashkëkohor të shtetit - Platformën e re për ndjekje të projekteve të financuara nga qeveria. Ky nuk është vetëm sistem teknik. Ky është hap përpara në kulturën politike, hap në menaxhimin modern dhe porosi e fuqishme se shteti që e udhëheqim është i vendosur të jetë i hapur, llogaridhënës dhe të sigurojë kontroll të plotë në atë se ku përfundon çdo denat nga mjetet publike, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski në ngjarjen që u mbajt në Klubin e deputetëve.

 Shkup - Nën ndikimin të aktivitetit ciklonik nesër kudo do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore, ku lokalisht pritet të bien mbi 40 l/m² në 24 orë. Të shtunën do të ketë reshje lokale, veçanërisht në pjesët jugore, të cilat pasdite do të ndërpriten. Nga e diela, moti do të stabilizohet me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndlërsa temperaturat e ditës do të rriten, bëri të ditur DPHM.

Shkup,- Mbrojtja e ish-kryetarit të Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, në gjykimin e sotëm për rastin "Puls" theksoi se aktakuza paraqet precedent në praktikën juridike, posaçërisht në pjesën e konstatimit të lidhjes shkaktuese-pasuese. Sipas tyre, Dimitrovsski jo vetëm që nuk ka pasur paramendim, por ka qenë i vetmi që ka reaguar dhe ka parashtruar kërkesë për mosdhënie të lejes për punë për diskotekën apo kabarenë që para se objekti të fillojë me punë.

Shkup - Ndërtesa banesore afariste dhe ndërtesa për banim kolektiv në zonat ku ekziston mundësia teknike për lidhje me një sistem shpërndarjeje të energjisë së ngrohjes, është e detyrueshme të projektohet dhe të kryhet i gjithë instalimi mekanik ose teknik për përçimin e energjisë termike nëpërmjet ngrohjes me avull.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar një takim me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto, në kuadër të takimit të ministrave të OSBE-së në Vjenë.

Shkup - Komisioni kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot i dha mbështetje unanime Propozim ligjit për ndryshime të Ligjit për rrugë publike, në lexim të parë, me të cilat bëhet harmonizimi me legjislaturën evropiane, që është bazë për vendosje të Sistemit inteligjent transportues (SIT) në korridoret panevropiane të shtetit.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI-në, Goce Dimovski, sot realizoi takim me Matias Laubenshtajn, drejtor i Heidelberg Postpress, kompani udhëheqëse gjermane në teknologji, e cila për 175 vjet angazhohet për inovacion, cilësi dhe siguri në inxhinierinë mekanike në mbarë botën.

Shkup- Në një arkë për buk është gjetur materie pluhur ngjyre kafe në "Burgu - Idrizovë", kumtuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Jashtme. 

Shkup - Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish kryetarit të Komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov dhe edhe pesë personave tjerë për keqpërdorim të procedurës së prokurimit publik për autobusë elektrikë në komunën e Strumicës.

Shkup - Rritja e sigurisë së ushqimit që hyn në vend përmes një qasjeje të përbashkët dhe të koordinuar mes Drejtorisë së Doganave  dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe lehtësimi dhe përshpejtimi i tregtisë legale. Këto janë përfitimet konkrete të dakorduara me Memorandumin e bashkëpunimit, i cili sot u nënshkrua nga drejtori i Drejtorisë së Doganave , Boban Nikollovski, dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se në vitin 2024 kanë vdekur nga malaria rreth 610.000 persona, kryesisht fëmijë të vegjël në Afrikën Subsahariane.

 Ankara- Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i nëndetëses së parë të prodhuar në vend "Milden", si pjesë e përpjekjeve të vendit për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e huaj dhe për të avancuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Athinë- Nga stadiumi antik "Panatenaik" në Athinë, ku në vitin 1896 u mbajtën Lojërat e para moderne olimpike, zjarri olimpik për Lojërat Olimpike Dimërore e ka filluar udhëtimin drejt Milanos dhe Kortinas, pasi që në nëntë ditët e klauara e kaloi gjithë Greqinë, njofton korresponentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Fermerët nga pjesa veriore e Greqisë, përkatësisht nga rajoni i Paeonisë, ata që tashmë katër ditë i kanë parkuar traktorët e tyre në anën greke të pikës kufitare Evzoni (Bogorodicë), sot e mbyllën përsëri kufirin për trafik nga dhe drejt vendit tonë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Federika Mogerini, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, dha dorëheqje nga funksioni rektore e Kolegjit të Evropës, pasi u përfshi në një hetim për mashtrim që përfshitne Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin për veprim të jashtëm të BE-së.

 Kiev - Forcat ukrainase po i mbajnë pozicionet e tyre në pjesën veriore të Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, deklaroi komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski, i cituar nga mediat britanike.

Kiev - Dhjetëra mijëra njerëz në jug të Ukrainës mbeten pa energji elektrike dhe ngrohje pas sulmeve ruse ndaj qytetit të Hersonit dhe portit më të madh ukrainas, Odesa, njoftuan sot autoritetet lokale dhe kompania ukrainase e energjisë DTEK.

Jerusalem - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e emëroi sekretarin e tij shtetëror, gjeneral-majorin Roman Gofman për drejtor të ardhshëm të Mosadit, kumtoi kabineti i kryeministrit.

QËNDRONI TË LIDHUR