• e enjte, 04 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 3 dhjetor/ 2025 

Shkup– Sistemi “Qytet i Sigurt” regjistroi 110 mijë shkelje në periudhën e parë të testimit për 24 orë më 1 dhjetor, ndërsa sipas informacioneve nga MPB-ja, më 2 dhjetor u regjistruan gjithsej 50.652 shkelje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Nga këto, 48.861 janë shkelje për shpejtës, 1.366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.

Shkup - Me 84 vota "për" pa abstenime dhe "kundër", Kuvendi sot në kuadër të seancës së 72-të plenare solli vendim për formimin e Komisionit anketues për të përcaktuar rrethanat e veprimeve të institucioneve në lidhje me tragjeditë dhe fatkeqësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komisioni anketues është formuar me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it dhe do të fokusohet në tragjeditë në Koçan, Spitalin modular, Durmo tursin dhe Llaskarcën.

Shkup- Me konkluzion të miratuar në seancën e djeshme qeveritare, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka autorizuar Zëvendëskryeministrin Arben Fetai që, në emër të Kryeministrit Hristijan Mickoski, ta përfaqësojë Qeverinë në sesionin plenar të Komisionit të Venecias, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 dhjetor 2025 në Venecia, Itali.

Shkup - Komuniteti i biznesit nga vendi ynë dhe Serbia kërkon parashikueshmëri dhe stabilitet për punë, ndërtimin e projekteve strategjike të infrastrukturës për lidhjet hekurudhore dhe lidhjen me gazsjellësin, luftën kundër korrupsionit, mbështetje të drejtpërdrejtë për rritjen e eksporteve, si dhe uljen e barrierave administrative në tregtinë e ndërsjellë. Këto ishin mesazhet e dërguara sot në Forumin e biznesit Maqedoni-Serbi që po mbahet në Shkup, në të cilën morën pjesë përfaqësues të qeverisë dhe biznesmenë nga të dy vendet. 

 Shkup - Në Spitalin Klinik të Tetovës sot 28 mjekë të cilët përfunduan specializimin në këtë institucion shëndetësor morën vendime për punë në afat të pacaktuar. Nënshkrimi i vendimeve u bë në një ceremoni në të cilën morën pjesë drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi dhe Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. 

Shkup - Të gjitha qeveritë bullgare deri më tani kanë pasur probleme me mbijetesën, dhe ajo që ndodhi me Qeverinë e kryeministrit Rosen Zhelazkov në një farë mënyre ngjalli shpresë tek të gjithë në vend, jashtë vendit, në KE, por edhe tek fqinjët tanë se më në fund ka një shans për stabilitet më të madh, por e patë shkas ishte votimi për buxhetin dhe tani po përballemi me probleme, thotë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke theksuar se "sigurisht, kjo gjithmonë reflektohet në marrëdhënien ndaj çështjeve aktuale, besoj edhe në çështjen ndaj nesh".

Tetovë -Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, organizoi një aktivitet sensibilizues dhe profesional me temën “Nga sjelljet sfiduese te gjithëpërfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe”, në bashkëpunim me Qendrën për Shërbime Psikologjike dhe Neurozhvillimore “Piramida”.

Shkup - Janë të nevojshme ndryshime ligjore, ndryshime institucionale dhe ndryshime në ndërgjegjësimin e njerëzve, tha sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila, me rastin e 3 dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, e vizitoi Shkollën e mesme shtetërore me qendër burimore "Partenija Zografski" Shkup, e cila së fundmi e festoi 70-vjetorin e saj.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot mori pjesë në takimin e pestë të Platformës joformale për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë që u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë, Sh.T. Martin Pamer, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Shkup - Sektori TI-së ka potencial të madh për rritje, por edhe fuqi shoqërore të rëndësishme për të kontribuar në avancimin e sistemit arsimor dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhshme, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në panel-diskutimin ‘Kush do ta kodojë të ardhmen? – Edukimi, kuadri dhe nevojat e industrisë së IKT-së’, që u mbajt në kuadër të konferencës së 20-vjetorit të MASIT- Odës Ekonomike për Teknologjitë Informatike dhe të Komunikimit.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s i cili u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel.

Shkup- LSDM-ja vlerëson se duhet të ketë dy komisione anketuese, një që e propozon shumica në pushtet, ku dëshirojnë të diskutohet për të gjitha tragjeditë në të kaluarën, por edhe një komision tjetër anketues vetëm për tragjedinë në Koçan.

Prishtinë - Greva e "Transportit publik" dhe kompanive private që ofrojnë shërbime për transportin publik në Prishtinë përfundoi pas nëntë ditëve.

Athinë- Pas rreth dy orë bllokadë, vendkalimi kufitar Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia, përsëri është hapur, por nuk përjashtohet mundësia që, si në dy ditët e kaluara, kështu dhe sot pasdite të mbyllet përsëri për disa orë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Ekziston vetëm një person në të gjithë botën që mund ta kapërcejë qorrsokakun kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, dhe ai është presidenti i SHBA-së Donald Tramp, dhe ai po e bën këtë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të anëtareve të Aleancës.

Pekin- Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot e fillon vizitën tre-ditore në Kinë.

QËNDRONI TË LIDHUR