• e martë, 29 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 28 tetor/ 2024

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski sot duke i komentuar zgjedhjet në Bullgari, theksoi se shpreson se në shtetin fqinj do të formohet qeveri, me të cilën do të munden të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për zhbllokimin e rrugës së vendit në BE.  Pret Qeveri nga të paktën tre partnerë, ndërsa për fitoren e partisë GERB, e kryesuar nga Bojko Borisov, përsëriti se ato janë nga familja e njëjtë, gjegjësisht nga Partia Popullore Evropiane. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të ketë një version pune të ligjit që do të zbatojë reformat e paralajmëruara në strukturat e sigurisë me bashkimin e Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencinë për inteligjencë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski deklaroi sot se reforma është konform me praktikën e vendeve anëtare të Aleancës në NATO.

Shkup - Duhen përpjekje shtesë për zhvillimin e arsimit parashkollor, ndërsa vendi duhet të bëjë përpjekje shtesë në dy fusha edhe atë qasjen dhe cilësinë, theksoi Shtefan Hudolin, shef i bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në konferencën e sotme të projektit “Ngritja e cilësisë së edukimit dhe kujdesit parashkollor”. "Sa i përket qasjes, pavarësisht progresit të kohëve të fundit, regjistrimi i fëmijëve të moshës 3 deri në 6 vjeç, në moshën e hershme shkollore është 46 për qind, që është ende shumë i ulët, veçanërisht shifra prej 96 për qind që është objektivi në BE. Kjo është gjysma. E dimë se në Maqedoninë e Veriut, familjet më të pasura kanë më shumë gjasa të shkojnë në arsimin parashkollor. Gjithashtu vetëm katër për qind e fëmijëve rom janë në arsimin parashkollor dhe kjo duhet të jetë e disponueshme për të gjithë, pavarësisht të ardhurave të prindërve", tha Hudolin.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit, por thekson se duhet t'i kushtojë vëmendje çdo letre të çdo qytetari. Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha sot se me kujdes të madh i qaset çdo komunikimi me qytetarët.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë në janar. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Mickoski tha se me kohë do të vazhdojë furnizimi me energji elektrike. "Nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë këtë janar. Nuk pres. Nga ajo që mund të konstatoj është se  qytetarët janë furnizuar me të gjitha sasitë e energjisë elektrike në kohën e duhur dhe do të vazhdojmë t'i furnizojmë në atë mënyrë. Kështu që, së paku nga informacionet që posedoj unë nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë", tha Mickoski pas mbikëqyrjes së punimeve në autostradën Gostivar- Bukojçan.

Shkup - Buxheti për vitin 2025 do të jetë zhvillimor, por nuk do të neglizhohet edhe komponenti social. Shpenzimet kapitale do të projektohen në nivel mbi 44 miliardë denarë, ndërsa projeksionet për deficitin buxhetor dhe rritjen e PBB-së janë përcaktuar me Strategjinë fiskale, paralajmëroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Sipas saj, bëhet fjalë për buxhet zhvillimor, sepse e ardhmja e shtetit është në këtë drejtim, përkatësisht me zhvillim më të madh do të ketë jetesë më të mirë për të gjithë. 

Shkup - E mbështes fuqishëm konceptin e BE-së për kalimin e "ikjes së trurit" drejt "qarkullimit të trurit". Kjo do të thotë se studentët dhe profesionistët, që kanë fituar dituri dhe aftësi jashtë vendit, inkurajohen të kthehen në vendet e tyre amë. interes i vendit tonë është që t'i mbështesë të rinjtë të studiojnë në universitte presigjioze  të huaja, ku ndahen teknologji të lata, inovacione dhe praktika më të mira. Megjithatë, qëllimi ynë përfundimtar mbetet që ata të kthehen në vemd, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në hapjen e Panairit pëtr studime në Francë.

Shkup - Vëmendje më e madhe t'i kushtohet procedurës së punësimit në administratën publike dhe gjatë punësimit krahas arsimit të merren parasysh edhe kompetencat dhe arsimi joformal, të ndryshohet pjesa e përllogaritjes së pagave në sektorin publik dhe ato duhet të ndërlidhen me pagën mesatare, sepse në zgjidhjen e propozuar janë më të vogla se në atë ekzistuese, si dhe për të hequr klientelizmin partiak dhe për të ndërtuar autonomi më të madhe tek administrata publike.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se për vaksinimin kundër gripit sezonal deri tani janë paraqitur mbi 61.000 qytetarë që, siç thonë prej atje, tregohet interesim i lartë i qytetarëve që të mbrohen nga komplikimet e gripit sezonal. Në pikat e vaksinimit tashmë janë vaksinuar mbi 19.000 qytetarë. "Duke filluar nga sot, ekipet mobile të institucioneve shëndetësore do të kryejnë vaksinime në shtëpitë e të moshuarve. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masë më efektive për parandalimin e gripit i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht për grupet e rrezikuara", thuhet në kumtesë. 

Shkup - Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall.   Siç bëri të ditur BDI, Ahmeti dhe Ambasadori Vall diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin europian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë, etj. 

Shkup -  Ekzistojnë dy mundësi që pjesa e përfaqësimit të drejtë të zbatohet në ligje. E para është në Propozim ligjin për nëpunësit administrativë, Propozim ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim ligji për zhvillim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativë të cilët janë në fazën e shqyrtimit, ndërsa e dyta është të shkohet me zgjidhje të veçantë ligjore e cila do të shqyrtohet në Kuvend, porositi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev. 

Shkup - Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall.   Siç bëri të ditur BDI, Ahmeti dhe Ambasadori Vall diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin europian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë, etj. 

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti deklaroi sot se Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit e në veçanti zhvillimin ekonomik. “Unë shpreh gëzimin personal që shohim punimet e para që kanë dalë në sipërfaqe dhe me këtë mbyllet tema e Korridorit 8 si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik, ku nuk kam aspak dilemë se me Behtel& Enka ne do të jemi dëshmitarë në javët dhe muajt që vinë për realizimin e projektit”, deklaroi Mexhiti.

Shkup - Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në ambient të hapur në gjithë territorin e vendit dhe të gjitha janë shuar. Në Shkup ka pasur një, në Gjevgjeli dhe Manastir nga dy dhe në Prilep një zjarr në ambient të hapur, pas çka janë djegur pyje e përzier, bimësi e ulët..., kumtoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Katër zjarrfikësit nga Brigada territoriale kundër zjarreve në  Qytetin e Shkupit dje prej ora 14:45 deri në orën 21:00, me një automjet kanë shuar vegjetacionin e ulët dhe pyje të përzier në atarin e fshatit Aldincë të Komunës së Studeniçanit.

Shkup - Në dy ditët në vijim do të ketë rritje të vranësirave me reshje të dobëta lokale edhe atë të mërkurën, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).  Nesër temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri 26 gradë Celsius. 

Shkup -  Në sektorin Transport do të ndahen 2,4 miliardë denarë përmes thirrjes qeveritare për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore, ndërsa kryeministri Hristian Mickoski pret që numri i përgjithshëm i projekteve për të cilat komunat aplikuan bashkë me plotësimin e thirrjes të jetë mbi 350. “Plotësisht me ato projekte që presim të plotësohen deri më 15 nëntor, do të lëmë numrin 350, minus një komunë që fatkeqësisht konkurroi vetëm me një projekt që është në fazën e ndërtimit me një kontraktor të përzgjedhur dhe këtu nuk mund të bëjmë asgjë. Më vjen keq që kështu vendosën kryesia e asaj komune dhe kryetari i komunës”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve, pas rezultateve të thirrjes publike të qeverisë në bazë të së cilës dje janë nënshkruar kontrata me komunat për 274 projekte për investime kapitale në vlerë prej 4,1 miliardë denarë. 

Gostivar - Në kampusin e Universitetit "Nënë Tereza" do të investohen ndërtime moderne, bashkëkohore, me efikasitet energjetik dhe plaprograme të mira mësimore, ndërsa është parashikuar t'i përfundojmë edhe fakultetet FSHIIK dhe FEF, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Gostivar. "Nënë Tereza" është universiteti më i ri dhe është pjesë e politikës arsimore të kësaj qeverie dhe kuptohet që duhet të mbështetet, të investohet dhe të ndërtohet një infrastrukturë moderne, moderne dhe jo vetëm infrastrukturë, por edhe planet e mira të mësimdhënies, që të dalin studentë të mirë, sepse nga e gjithë kjo do të përfitojmë ne si shoqëri", tha Mickoski.

Vjenë - Prefekti i komunës austriake, Kirhberg ob der Donau, Franc Hofer u vra sot në rajonin Rorbah, ndërsa i dyshuari i sulmit është në arrati, raporton Kronen Cajtung.  Sipas gazetës, i dyshuari është gjuetar dhe konsiderohet shumë i rrezikshëm. Njëkohësisht, gjatë arratisjes së tij dyshohet se ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë. Mediat austriake raportojnë se pas zbulimit të trupit të prefektit është zbuluar edhe një trup tjetër i cili ka qenë gjuetar, njësoj si sulmuesi. Në Austrinë e Epërme ka filluar aksioni masiv policor pasi trupi i viktimës ishte gjetur pas të shtënave në rajonin Rorbah. 

Hagë - Pjesëtarë të forcave policore të 18 vendeve konfiskuan mbi 14 milionë euro në operacionin DECOJ, në aksion të koordinuar të Europolit me policitë e Spanjës, Portugalisë dhe Austrisë, kumtoi sot Europoli. Aksioni i përbashkët i doganës dhe policisë është zbatuar në kuadër të aksionit EMPAKT, qëllimi i të cilit është lufta kundër distribuimit të banknotave të falsifikuara dhe parave metalike përmes shërbimeve postare nëpër Evropë, ceket në kumtesën e Europolit.

Bruksel – Kryeministri hungarez Viktor Orban pritet që sot të mbërrijë për vizitë dyditore zyrtare në Gjeorgji, por ai “nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian”, theksoi Zhozep Borel, i cituar nga mediat franceze. Orbani “sot shkon në Gjeorgji (...) pa dyshim që ta tregojë mbështetjen e tij për Qeverinë gjeorgjiane”, tha Boreli në intervistë për radion publike spanjolle. “Çka do që thotë Orbani gjatë vizitës së tij, ai nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian”, shtoi shefi i diplomacisë evropiane.

Bruksel - Mund të konfirmoj se ushtarët e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, ndërsa disa prej tyre janë të stacionuar në rajonin e Kurskut, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute pas takimit të përbashkët të Këshillit Veriatlantik dhe përfaqësuesve të ministrive të inteligjencës dhe mbrojtjes të Koresë së Jugut në selinë e aleancës në Bruksel. Rute i përshkroi këto aksione si "përshkallëzim të rëndësishëm" të luftës në Ukrainë dhe në emër të NATO-s ata bënë thirrje që menjëherë të ndalojnë.

Bruksel - Vizita e sotme e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Gjeorgji është në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes Budapestit dhe Tbilisit dhe ai nuk ka mandat të flasë në emër të BE-së, theksoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Nabila Masrali.  "Mund të them se vizita e kryeministrit Orban në qytetin Tbilisi është ekskluzivisht në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Gjeorgjisë. Kryeministri Orban nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli i BE-së", tha Masrali. 

Nju Jork - Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare kumtoi se e gjithë popullsia e pjesës veriore të Rripit të Gazës është në rrezik të vdekjes. "Qindra palestinezë pretendohet se janë vrarë. Dhjetëra mijëra janë të detyruar përsëri të ikin. Spitalet janë goditur, ndërsa punonjësit e shëndetësisë janë arrestuar. Strehimoret janë boshatisur dhe djegur. Ambulancat po pengohen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat. Familjet janë ndarë, ndërsa burrat dhe djemtë janë marrë me kamionë", thotë udhëheqësja e detyrës, sekretare e përgjithshme e KB-së për Çështje humanitare dhe koordinatore e emergjencave, Xhoj Msuja.

Teheran - Autoritetet izraelite kanë lejuar që laureatja e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2023, Narges Mohamadi të shtrohet në spital pasi ajo ndihej keq për gati nëntë javë, njoftoi mbrëmë Koalicioni për çlirimin e Nagres. Sipas koalicionit, Mohamadi duhet të dërgohet për mjekim për shkak të shumë problemeve shëndetësore. Nga aty shtojnë se dërgimi në spital nuk do të jetë i mjaftueshëm për t'u zgjidhur problemet shëndetësore të shkaktuara nga muajt kur ishte privuar nga mjekimi.

QËNDRONI TË LIDHUR