• e hënë, 28 tetor 2024
MIA Flesh

09:00 / 28 tetor / 2024

Shkup – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski do të kryejnë mbikëqyrje në punën e segmentit të autostradës Gostivar – Bukojçan. Pas mbikëqyrjes së kryer është paraparë që deklaratë për media të japë kryetari i Qeverisë, Mickoski. 

Shkup - Në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot duhet të mbahet debat publik për versionet e punës të disa ligjeve për nëpunësit administrativ dhe të punësuarve në sektorin publik. Në debat publik duhet të shqyrtohet Propozim- ligji për nëpunësit administrativ, Propozim- ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim- ligji për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativ. 

Shkup - Në Qeveri sot do të mbahet ngjarja "Platforma: 100% të përkushtuar për ty" në temën "Masa dhe politika për zhvillim të arsimit, kulturës dhe turizmit dhe sportit". Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ministri i Sportit, Borko Ristevski. Para të pranishmëve do të flasin edhe Oliver Arsovski, u.d. drejtori i Operës dhe Baletit Kombëtar, Dragi Mitrevski anëtar i Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore,  dhe Andrijava Zafirovska prodekane e Fakultetit të Kulturës Fizike. 

Shkup - Me konferencën në temë "Politikat e edukimit mediatik në epokën e inteligjencës artificiale" Rrjeti për edukim sot e hapi edicionin e gjashtë të Ditëve të edukimit mediatik 2024. Aktivitetet e planifikuara që do të zgjasin deri më 4 nëntor do të zhvillohen me moton “Vetëdija jote është filtri më i rëndësishëm”.

Shkup - Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se mëngjesin e sotëm do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës, pritet mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale pritet të jetë në interval prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale prej 21 deri në 27 gradë Celsius.

Berovë - Zjarri në kompleksin hotelerik Manastir në Berovë është vënë nën kontroll mbrëmë nga zjarrfikësit e NJTZ Berovë dhe zonat përreth. Nuk ka persona të lënduar, megjithëse një pjesë e të mysafirëve janë evakuuar më parë. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ku më pas duhet të bëhet vlerësimi. 

Sofje - Partia e djathtë GERB e ish kryeministrit Bojko Borisov është fituese e zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Bullgari, të shtatat në dy vitet e fundit, tregojnë rezultatet fillestare nga votimi. GERB ka marrë 25 për qind të votave që është rreth 10 për qind më shumë se koalicioni reformist i partisë "Ndryshimet vazhdojnë" dhe Bullgaria Demokratike e krahut të djathtë.

Doha - Në Doha filluan negociatat për lirimin e pengjeve dhe ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës, njofton Si-En-En duke cituar një burim anonim. Më herët mediat publikuan se negociatat kryesore nga SHBA-ja, Izraeli dhe Katari duhet të fillojnë gjatë kësaj jave. Ky është raundi i parë i bisedimeve të nivelit të lartë në më shumë se dy muaj, ndërsa sipas Si-En-En-it, autoritetet.

Kiev - Aviacioni rus gjatë ditës së djeshme kreu 15 sulme në territorin e rajonit të Kurskut, duke përdorur 18 bomba ajrore, kumtoi sot Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës. "Okupatorët rus gjithashtu në mënyrë aktive shfrytëzuan aviacionin në drejtimet Gunjapole dhe Orahovo në rajonin e Zaporozhjes. Në zonën e Malata Tokmaçka, armiku hodhi 12 raketa kundërajrore dhe dy herë goditi Bilogorin me 40 raketa kundërajrore", thuhet në kumtesë.

Nju Jork – Kandidati republikan për president, Donald Tramp dje e udhëhoqi tubimin parazgjedhor në Medison Skuer Garden në Nju Jork, i cili filloi me një varg deklaratash vulgare dhe raciste të aleatëve të ish presidentit amerikan. Trampi në tubim premtoi se do ta parandalojë “pushtimin e kriminelëve të cilët vijnë në vend” nëse fiton në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke e quajtur Harisin “personalitet me koeficient shumë të ulët të inteligjencës”

Uashington – Presidenti amerikan Xhozef Bajden paralajmëroi se sot do të dalë në votim të hershëm në zgjedhjet presidenciale, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Rregullat zgjedhore në SHBA u lejojnë shumë amerikanëve të votojnë para kohe, para ditës së zgjedhjeve, 5 nëntor. 

QËNDRONI TË LIDHUR