• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 26 tetor/ 2024

Shkup -  Me orarin e ri dimëror të fluturimit , i cili hyn në fuqi në mesnatë, 14 linja ajrore do të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në gjithsej 37 destinacione të rregullta dhe në shtatë destinacione çarter, ose gjithsej 44 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Nga Aeroporti i Sh. Apostulli Pali Ohër, ndërkohë, tre aviokompani do të fluturojnë në katër destinacione.   

Shkup - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti hedh poshtë idenë e largimit nga Qeveria, me këtë rast duke cekur se për çdo ditë po punohet me intensitet të lartë, ndërsa prioriteti kryesor i Qeverisë është integrimi evropian dhe se kjo është e vetmja rrugë për vendin.  Ai, në emisioni Trilling të TV24 tha se në periudhën e kaluar e ka realizuar prioritetin e VLEN-it për të luftuar me biznesin e kazinove, ku ka rezultate të dukshme, por edhe se një nga shtyllat e bashkëpunimit është decentralizimi ku po ndodh një revolucion. Mexhiti përkujtoi se një nga shtyllat e bashkëpunimit të Qeverisë së re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it është decentralizimi.

Shkup – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural shpalli thirrje për ndarjen e mjeteve financiare për furnizim të kombajnave speciale për korrjen e orizit me helikopterë dhe/ose tharëse mobile të orizit. Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për shfrytëzues është 600.000 denarë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 14 nëntori. 

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski vlerëson se është e pakuptimtë që t’i dërgohet letër Bashkimit Evropian sepse thotë se të gjithë atë që duhej ta përmbante letra tashmë është biseduar me liderët e Bashkimit Evropian dhe me kryetaren Ursula fon der Lajen e cila të enjten ishte për vizitë në vend.  Në një deklaratë për mediat të dhënë sot në komunën Aerodrom, kryeministri tha se qëndrimi i vendit është i qartë dhe se që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme që Parlamenti bullgar ta ratifikojë Marrëveshjen për Anëtarësim të vendit tonë për hyrje në Bashkimin Evropian. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media tha se nuk është i kënaqur nga gjendja, në të cilën gjendet arsimi, posaçërisht arsimi i lartë dhe se po ndërmerren hapa në drejtim të stabilizimit të gjendjes. Paralajmëroi rritje të buxhetit në arsim në 40 miliardë denarë dhe ekipim të bordeve për akreditim dhe vlerësim. Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve pas vizitës së sotme në Aerodrom, kryeministri tha se janë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në disa universitete dhe se tashmë ka fotografi të qartë se çka po ndodh.

Prishtinë – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila në kuadër të turit të saj në Ballkan sot po qëndron në Prishtinë, deklaroi se autoritetet e Kosovës duhet të punojnë në hapat e mëtejshëm që të arrihet në pikën kur vendet – anëtare të Bashkimit Evropian do të arrijnë marrëveshje që t'i heqin masat ndaj shtetit, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Fon der Lajen tha se bashkë me liderët kosovarë janë të përkushtuar në realizimin e atyre qëllimeve.  Ajo e vlerësoi si hap pozitiv hapjen e vendkalimit kufitar me Serbinë, Merdarë për kalimin e mallrave serbe.

Bruksel - Anëtarë të Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që të hiqet ndryshimi i llogaritjes së kohës ne letër deri te kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, në të cilën DPA-ja ka pasur qasje. Akrepat e orës në Evropë duhet të kthehen për një orë prapa gjatë natës nga dita e shtunë ndaj së dielës. Në letrën thuhet se sistemi i tanishëm është i vjetërsuar dhe se heqja e ndryshimit të kohës, po ashtu, harmonizohet me përkushtimin e Bashkimit Evropian për thjeshtëzimin, zvogëlimin e ngarkesave të panevojshme të qytetarëve dhe lehëtsimin e jetesës së përditshme në 27-të vendet anëtare.

Kiev - Në një sulm me dron rus ndaj Kievit, është qëlluar një ndërtesë shumëkatëshe, me ç'rast shpërtheu zjarr, në të cilin një person e humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar. Shefi i administratës ushtarake në kryeqytet, Sergej Popko deklaroi se më shumë se 100 banorë janë evakuuar nga ndërtesa. Alarmi për sulm ajror ka zgjatur rreth një orë, ndërsa u aktivizua edhe mbrojtja ajrore. Dy orë më vonë, në qytet është shpallur alarm i ri për shkak të dronëve.

Tel Aviv – Ushtria izraelite ka kryer, siç bëri të ditur “sulme precize” në Iran në operacionin afro katërorësh në orët e hershme të mëngjesit, transmetoi DPA. Irani ka lënë të kuptohet se do të hakmerret, por nuk ka thënë se si, kur apo në çfarë forme. Sipas raportimeve fillestare të mediave iraniane, dëmet dyshohet se kanë qenë të kufizuara. Televizioni shtetëror tha se tingujt e shpërthimeve në pjesën perëndimore të kryeqytetit Teheran u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por ato nuk mund të konfirmoheshin.

Uashington – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin në një bisedë telefonike pas sulmit hakmarrës të Izraelit kundër Iranit, e siguroi homologun e tij izraelit në mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit që të mbrohet.  “Sekretari Ostin e konfirmoi përkushtimin e hekurt të SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e vetëmbrojtjes”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Pentagoni.  Ostini bisedoi me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant që të marrë informacione më të reja për sulmet e Izraelit në Iran. 

Teheran – Mediat iraniane informuan dëm fillestar “të kufizuar” të bazave ushtarake, pas sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite të mëngjesit, transmetoi DPA.  Në kryeqytetin Teheran dhe në provincat Kuzestan, Ilam dhe në vende të tjera është aktivizuar mbrojtja kundërajrore, informon agjencia e lajmeve Tasnim, e cila konsiderohet e afërt me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Informacione më të hollësishme nuk ka për momentin.  Sulmi izraelit pritej me ditë, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor në të cilin ishin hedhur rreth 200 raketa balistike drejt shtetit hebraik. 

Tel Aviv – Zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari e paralajmëroi Iranin për përshkallëzim të mëtutjeshëm pas përfundimit të sulmeve hakmarrëse izraelite ndaj Iranit.  “Nëse regjimi në Iran bën gabim të fillojë raund të ri të përshkallëzimit – ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi”, tha Hagari sot në mëngjes.  “Porosia jonë është e qartë: Të gjithë ata që e kërcënojnë shtetin Izrael dhe bëjnë përpjekje ta fusin rajonin në përshkallëzim më të gjerë – do të paguajnë çmim të lartë”, theksoi ai.

Tbilisi – Votuesit e Gjeorgjisë sot votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa rezultatet, sipas anketave, për momentin nuk janë të sigurta.  Partia në pushtet Ëndrra gjeorgjiane është në pushtet që nga viti 2012 dhe kërkon edhe një mandat katërvjeçar. Për opozitën, votimi përfaqëson zgjedhje mes Perëndimit dhe Rusisë dhe mes demokracisë dhe autoritarizmit.  Në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji marrin pjesë gjithsej 18 parti. Votimi bëhet sipas sistemit të ri zgjedhor të cilin partitë ose koalicionet duhet të arrijnë pragun prej pesë për qind që të hyjnë në parlament. 

Teheran – Shkollat në Iran sot punojnë normal pas sulmeve të armatës izraelite të cilat ishin kryer gjatë natës, njoftoi sot në mëngjes Ministria iraniane e Arsimit.  Përfaqësuesi i Ministrisë, Ali Farhadi për agjencinë IRNA deklaroi se të gjitha shkollat në Iran sot janë hapur dhe mësimi zhvillohet normal.  Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Tasnim informon se janë rinovuar fluturimet në Iran, pasi ato ishin ndërprerë pak pas sulmit të armatës izraelite ndaj caqeve ushtarake në Iran. 

Tel Aviv - Në pjesën veriore të Izraelit në mëngjes janë lëshuar paralajmërime për tërmet pas shpërthimit të kontrolluar të rezervave të armës të grupit libanez Hezbollah nga ana e forcave izraelite. Shërbimi meteorologjik izraelit kumtoi se ka lëshuar paralajmërim për tërmete pasi aparatet matëse kanë regjistruar tërmet pas shpërthimit më të madh të kontrolluar që në mëngjes është kryer në veri të Izraelit, njoftoi portali Inet.

Londër – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi sot se Irani nuk duhet të përgjigjet për valën e sulmeve izraelite dhe njëkohësisht ju bëri thirrje të gjitha palëve që të jenë të përmbajtur.  "Është e qartë për mua se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian. Është po aq e qartë për mua se ne duhet të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të jenë të përmbajtur. Irani nuk duhet të përgjigjet", tha Starmer, duke folur në konferencë për media në Samoa, ku ai po merr pjesë në një takim të krerëve të qeverive të Komonuelthit. Armata izraelite mbrëmë e sulmoi Iranin, ndërsa gjatë sulmeve, të cilat zgjatën disa orë, cak ishin 20 caqe në vend. 

Uashington - Shtëpia e Bardhë kumtoi se sulmet e djeshme izraelite ndaj Iranit duhet t'i ndalin sulmet e drejtpërdrejta mes dy vendeve, në të njëjtën kohë duke e paralajmëruar Teheranin për pasojat nëse përgjigjet. Një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata beson se operacioni izraelit "duhet t'i ndal sulmet e ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit dhe se aleatët tjerë të SHBA-së pajtohen me këtë". Presidenti amerikan Xhozef Bajden dhe këshilltari i tij për siguri kombëtare Xhejk Salivan janë informuar për sulmin, deklaroi një funksionar anonim. Ai shtoi se SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në sulmin.

Teheran – Dy ushtarë iranianë janë vrarë në sulmin izraelit në lokacione luftarake përgjatë Iranit, njoftoi sot armata.  Ata ishin vrarë në një aksion, informon agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila konsiderohet si zëdhënëse e korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në vend. Agjencia paralajmëroi më shumë hollësi. Ushtarët u vranë në sulmin e shumëpritur hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit, gjatë të cilit Tel Avivi njoftoi se ka kryer “sulme precize” ndaj caqeve ushtarake, transmetoi DPA. 

Kajro  – Disa vende arabe sot i kritikuan sulmet hakmarrëse të Izraelit kundër Iranit për shkak të përshkallëzimit luftarak në rajon dhe frikës për luftë gjithëpërfshirëse, transmetoi DPA. Arabia Saudite njoftoi se e dënon sulmin ushtarak të Iranit dhe e quajti “shkelje të sovranitetit të tij dhe shkelje të të drejtës ndërkombëtare”.  Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal Irani, të cilët i mbështetën palët kundërshtare në konfliktet në Jemen dhe Siri, vitin e kaluar me ndërmjetësim të Kinës u morën vesh që t’i rinovojnë lidhjet pas ndërprerjes prej shtatë vjet. 

Teheran - Irani ka të drejtë dhe obligim të mbrohet pas sulmeve izraelite ndaj objektivave ushtarake iraniane. Gjatë sulmeve janë vrarë dy ushtarë, kumtoi sot Ministria iraniane e Punëve të Jashtme. Ministria iraniane i referohet nenit 51 nga Karta e Kombeve të Bashkuara, në bazë të së cilës, siç thuhet, Irani ka të drejtë dhe obligim të mbrohet, njoftoi Tajms of Izrael.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR