15:00 / 4 nëntor / 2024
Shkup - Është e palogjikshme të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare kur ka një qeveri stabile, ndërsa kjo Qeveri është më stabilja që nga vitet e 90-ta deri tani dhe ka një shumicë prej 78 deputetësh, e cila së shpejti do të tejkalojë edhe 80, vlerësoi sot zëvendësryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti.
Shkup - Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nga sot e tutje. Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë më të organizuar dhe më të suksesshme, theksoi sot në një konferencë për media kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas Filipçes, fakti që ka paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm pak muaj pas formimit të Qeverisë është dëshmi se Qeveria nuk po shkon mirë.
Shkup – Vijon ndërtimi, shtimi dhe furnizimi i 15 kopshteve të cilat do të mundësojnë pranimin e rreth 1.400 fëmijëve, ndërsa deri në vitin 2028 është planifikuar hapja e 25 kopshteve të reja në mbarë vendin, tha sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. Në fjalimin e tij në ngjarjen Platforma: 100% të përkushtuar për ty “Masa dhe politika për përparimin e shëndetësisë, politikës sociale, demografisë dhe rinisë” të cilin e organizon Qeveria, Limani theksoi se investimi në kopshte nuk varet vetëm nga pushteti qendror, por në gjithë procesin duhet të përfshihen edhe komunat.
Shkup – Ndotja është çështje komplekse që nuk mund të zgjidhet me një masë, por me më shumë masa. Me kompleksin e masave që po ndërmarrim, ngadalë por sigurt do të ndikojmë të ketë ajër më të pastër dhe mjedis jetësor më të pastër, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti. Si shembull pozitiv ai e vlerësoi projektin e fundit të Qeverisë për ndarjen e mjeteve për komunat për realizimin e projekteve kapitale, pasi siç tha 40 për qind e tyre janë për projekte ekologjike dhe për infrastrukturë nëntokësore që në mënyrë indirekte ndihmojnë për ajër më të pastër.
Shkup - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-shtator të këtij viti, arrin në 5.861.1 milionë euro dhe shënon rënie për 6,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 8.205.4 milionë euro, që është 0,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar është 2.344.3 milionë euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Mbulimi i importit me eksportin, në periudhën janar - shtator të vitit 2024, është 71.4%.
Shkup - Zgjidhje urgjente për të gjitha proceset e hapura në të cilat ndaj gazetarëve ushtrohet dhunë, reforma në rregulloren për paditë dhe reagimi serioz i MPB-së dhe PTHP-së ndaj dhunës verbale që ndodh gjithnjë e më shpesh përmes platformave onlajn janë Kërkesat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përfundimin e Pandëshkueshmërisë për Krimet Kundër Gazetarëve - 2 nëntori. Në konferencën e sotme për media të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) që u mbajt në Klubin e gazetarëve u diskutua për mbrojtjen e gazetarëve dhe kriminalitetin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dhe u.d. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla” Nenad Josevski ka vizituar deponinë “Drislla”. Gjatë kësaj vizite u diskutua për rëndësinë e investimeve në landfill, me qëllim që ai të jetë plotësisht funksional dhe të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më efikase.
Shkup - Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri iu drejtua Takimit rajonal të arkitektëve dhe inxhinierëve në Strumicë, organizuar nga Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se Ministria e Transportit, si bartëse e politikave, në vazhdimësi punon për përparimin e sektorit të ndërtimit dhe në këtë drejtim po zhvillohet bashkëpunimi me të gjitha Odat dhe Asociacionet.
Tetovë - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot në Tetovë deklaroi se ndryshimet kushtetuese do të fillojnë të zbatohen në momentin që të ketë siguri se si do të duket fundi i atij procesi. Murtezani këtë e tha pas takimit me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Tetovë - Ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani, sot në Komunën e Tetovës bisedoi me kryetarin e komunës, Bilal Kasami për mundësitë e reja për shfrytëzimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian nga vetëqeverisjet lokale. Në të ardhmen fokusi do të jetë në potencialin e personelit të komunave.
Tiranë - Punimet ndërtimore për zgjerimin e rrugës Elbasan – vendkalimi kufitar Qafthanë, afër Strugës, e cila është pjesë e Korridorit 8, po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, publikoi kryeministri shqiptar Edi Rama. "Ky drejtim rrugor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit në vend, një rrugë që do të lidhë Durrësin-Elbasanin-Librazhdin-Qafthanën, për të vazhduar më tej drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga investitori kërkua që ndërtimi të ndahej në disa faza, në mënyrë që realizimi i punës të jetë më fleksibël, si nga ana menaxheriale, ashtu edhe nga ajo ekonomike", shkruan Rama në rrjetet sociale.
Bruksel – Bashkimi Evropian ka uruar Maja Sandun për rizgjedhjen e saj për një mandat të dytë si presidente e Moldavisë, thuhet në deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale në këtë ish republikë sovjetike.
Stamboll - Një nga përgjigjet më të mira të "agresionit sionist" ndaj Gazës dhe Libanit do të ishte që sa më shumë vende ta njohin shtetin e Palestinës, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Ai theksoi nevojën thelbësore që bota islame t'i lë anash dallimet dhe të bashkohet në mbështetje të popullit palestinez dhe libanez në atë që tha ai, luftën e drejtë kundër agesionit izraelit, lajmëroi Anadolia. Duke folur në hapjen e seancës së 40-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll, Erdogani sërish theksoi se në Gazë ndodh një nga gjenocidet më brutale të shekullit.
Teheran - Irani dhe Azerbajxhani, dy vende fqinje me marrëdhënie të tensionuara vitet e fundit, sot po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Detin Kaspik, njoftuan mediat shtetërore iraniane. "Stërvitja e kombinuar e ndihmës dhe shpëtimit në Detin Kaspik" do të përfundojë nesër dhe organizohet nga Marina iraniane, raporton agjencia IRNA. Stërvitjet mbahen në Bandar Anzali, qytet i cili gjendet në veriperëndim të Iranit. Dy anije ta marinës së Azerbajxhanit do t'i bashkohen asaj iraniane Dejlaman.
Teheran - Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot e dënoi "praninë destabilizuese" të SHBA-së në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni informoi shpërndarjen e aeroplanëve strategjik B-52 në rajon për ta mbrojtur Izraelin, armikun e përbetuar të Iranit. "Gjithmonë kemi besuar se prania amerikane në rajon është destabilizuese", tha në konferencën për media zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Esmail Bagai.
Londër - Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gara për Shtëpinë e Bardhë është në udhëkryq- si në nivel kombëtar ashtu edhe në çdo shtet të SHBA-së individualisht, shkruan Bi-Bi-Si, me vlerësimin se anketat janë aq të ngushta sa që edhe kandidati republikan edhe ai demokrat, Donald Tramp dhe Kamala Haris do të mund të fitojnë me një ose dy pikë. Siç thuhet, ekzistojnë pesë argumente të besueshme pse secili mund të ketë një avantazh.