• e martë, 17 shtator 2024
MIA Flesh

15:00/16 shtator/2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot në një deklaratë për media tha se do t'i jepet notë proteste ambasadorit bullgar në vend pasi ne takimin e presidentes së shtetit Gordana Siljanovska-Davkova pas vizitës në Sofje me presidentin bullgar Rumen Radev ishte ftuar që të bëjë fotografi pa flamurin e Maqedonisë së Veriut. "Në të kaluarën kur po poshtërohej dhe shitej dinjiteti i Maqedonisë, atëherë ata heshtën, kthyen kurrizin dhe pajtoheshin me ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat janë zgjidhur në këtë mënyrë, me diplomaci, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi më as politikë ndërkombëtare, as politikë diplomatike me shpinë të kthyer. Atëherë kur kalohet rubikoni, kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet reaguar. Sepse nëse nuk reagoni, ai përjashtim do të bëhet praktikë", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit me përfaqësuesit e AHK-së për Maqedoninë e Veriut, pjesë e rrjetit të Odave gjermane jashtë vendit dhe Shoqatës Ekonomike Maqedoni-Gjermani.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot përsëriti mbështetjen për "branitellat" dhe tha se kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti duhet ta vendosë në rend dite propozim ligjin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ligji për "branitellat" do të vendoset në seancë të Komisionit për punë dhe politikë sociale, iu tha që përgjigje të kërkohet nga kryetarja së Komisionit, Ilire Dauti, deputete e opozitës së Frontit Evropian. "Për atë do ta pyesni Ilire Dautin. Duhet ta vendos ajo", tha Mickoski.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot lidhur me aksionin e fundit për fshehje të tatimit tha se ai është një ndër hetimet e tilla të shumta që do të pasojnë në periudhën e vijim."Nuk do të doja tani të zbuloj hollësi, hetimi është në rrjedhë, mendoj se do të jetë i madh në mënyrë epike, krim epik, por atë që mund të them se ky është një ndër të shumtit që do të pasojnë në periudhën shtator-tetor", deklaroi Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve para takimit me përfaqësues të AHK Maqedoni e Veriut, pjeës e rrjetit të odave gjermane jashtë vendit dhe SHoqatës ekonomike të Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski pret që deri në fund të vitit edhe tre investime me të cilat, siç deklaroi sot, ndjeshëm do të rritet aktiviteti ekonomik dhe pozitivisht do të ndikojë në rritjen e BPV-së. Mickoski pret, siç tha, shumë shpejtë, një gurthemel të ri të një kompanie belgo-gjermane. Ai theksoi se pret edhe zgjerimin e kapaciteteve të kompanive të cilët tashmë janë të pranishme dhe punojnë në vend."Si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të ndihmuar, pasi nuk ka kënaqësi më të madhe as për mua, as për anëtarët e Qeverisë kur do të hapni vende të reja pune, kur ndihmohet edhe një qytetar i Maqedonisë të mbetet këtu, në vend që të largohet nga vendi", deklaroi Mickoski.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me shefin e sapoemëruar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Mihalis Rokas, ku u shkëmbyen mendime për procesin e anëtarësimit të vendit në BE, dhe rëndësinë strategjike të iniciativave të reja të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Siç bënë të ditur nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Murtezani falënderoi për mbështetjen evropiane dhe bashkëpunimin e ngushtë me Brukselin përmes Delegacionit të tyre në vend.

Shkup - Nota protestuese e ambasadorit bullgar në vend Zheljasko Radukov, për shkak të fotografimit të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska para flamurit bullgar në takimin e pardjeshëm në Sofje, do t'i dorëzohet sot nga drejtori i Drejtorisë përgjegjëse për rajonin, e jo nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski, thonë burime nga MPJ-ja. Sipas burimeve të njejta, për këtë ngjarje nuk është reaguar drejtëpërdrejtë në takimin në Sofje, pasi, thonë, ekzistojnë protokolle për të reaguar për këtë lloj situate.

Shkup - Klinika shtetërore e syve në Shkup sot u pajis me një mikroskop kirurgjik që do të mundësojë procedura sipas teknologjisë më moderne, me saktësi maksimale. Siç deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëhet fjalë për një aparat shumë të rëndësishëm në funksionimin e oftalmologjisë moderne. "Me këtë mikroskop trajtohen edhe segmentet e përparme edhe ato të pasme të syrit. Po bëjmë një hap përpara në trajtim më të mirë dhe ofrim më të mirë të shërbimeve shëndetësore", theksoi Taravari.

Shkup - Në Shëndetësi pothuajse 2.500 persona janë me kontratë pune. Tendenca jonë do të jetë deri në fund të vitit të paktën për një pjesë të realizojmë zgjidhje, shpresoj të paktën në gjysmën e tyre, nëse gjejmë një zgjidhje me buxhetin ekzistues, ndërsa për ato që do të mbeten do të shohim vitin e ardhshëm", tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën shtetërore të syve, Taravari informoi se ka të ngjarë se deri në fund të vitit të punësohen 300 mjekët e parë specializantë.

Shkup – Partia politike “E majta” vlerëson se me atë që presidentja e shtetit është fotografuar pa flamurin maqedonas në takimin me presidentin bullgar ka bërë veprim i cili është kundër interesave maqedonase. “Ne besojmë se flamuri maqedonas është hequr me qëllim sepse është porosi që na dërgon qeveria e lartë bullgare dhe thjesht shohim se presidentja maqedonase dhe Kabineti i Presidentes ende nuk mund të vijnë në vete dhe të kuptojnë se duhet të mbrojnë interesat maqedonase”, deklaroi deputeti i partisë E majta Amar Muçinoviq në konferencë për media në Kuvend.

Shkup - Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve për gjysmë deri deri në një denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Sipas vendimit të ri të KRRE-së, EUROSUPER BS-95 ulet për gjysmë denari, EUROSUPER BS-98 për një denarë, ndërsa Dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denarë e gjysmë.

Shkup - Pa rrymë nesër prej orës 8:30 deri në 12:30 do të jenë banorët e fshatit Kondovë të Shkupit, komunë e Sarajit. Siç informon QRMK - Shkup, ndërprerja është për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit.

Dibër - Në Qendrën për kulturë në Dibër prej 25 deri në 30 shtator do të mbahet Edicioni i 23-të i festivalit "Teatri shqiptar në Maqedoni". Në këtë manifestim i cili mbahet rregullisht në Dibër, siç informon për MIA-n drejtori i festivalit, Ilber Nuredini para publikut do të prezantohen shtëpitë teatrore nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Durrësi, Podujeva dhe Presheva. Pas një periudhe më të gjatë do të ketë shfaqje edhe në gjuhën maqedonase.

Shkup - Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale, të përcjella me bubullima. Nga DPHM-ja njoftojnë se nga e mërkura reshjet do të jenë më të shumta, herë pas here të rrëmbyeshme. Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri 26 gradë Celsius.

Bruksel - Unë nuk shoh asnjë mundësi për një marrëveshje paqeje me Rusinë të udhëhequr nga presidenti Vlladimir Putin dhe nuk pres një "rivendosje" të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Moskën në një të ardhme të afërt, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurim Zhosep Borel në një intervistë për “Euraktiv Italia”. "Në të ardhmen e largët, në një mjedis të pasluftës, mund të ketë disa ndryshime kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë, por fakti mbetet se lufta ka gjasa të vazhdojë dhe vështirë se ka ndonjë normalizim në këto rrethana. Ne si BE kemi linja të kuqe", tha Boreli.

Bruksel – Komisari evropian për tregun e brendshëm dhe kandidat francez për anëtar të Komisionit të ardhshëm Evropian, Tieri Breton sot dha dorëheqje nga funksioni dhe e tërhoqi nominimin e tij për eurokomisar. Në letrën e dorëheqjes së tij dërguar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, të cilën e publikoi në Iks, Breton e akuzon se e “saboton” dhe se “krijon trazira” gjatë kohës së tranzicionit drejt institucioneve të reja të BE-së. Breton në publikimin thotë se Fon der Lajen i ka ofruar Francës “dikaster më me ndikim” në Eurokomionin e ri, nëse Parisi propozon kandidat tjetër në vend të tij.

Bruksel – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e pranoi dorëheqjen e komisarit evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton, informoi sot zëvendës krye zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta. “Kryetarja e falënderon për punën e tij si komisar gjatë gjithë mandatit, veçanërisht për miratimin e Ligjit për shërbime digjitale, Ligjin për tregjet digjitale dhe rregullore të tjera të rëndësishme digjitale dhe industriale", deklaroi Podesta.  Ajo refuzoi ta komentojë përmbajtjen e letrës me dorëheqjen dhe akuzat e Bretonit, duke theksuar se ajo ka arritur sot në mëngjes dhe se ende nuk është analizuar.

Vjenë/Pragë/Budapest - Për shkak të ciklonit "Boris" i cili solli shira të dendur në gjithë Evropën, në provincën e Austrisë së Poshtme kanë vdekur dy persona të moshës 70 dhe 80 vjeç. Kancelari austriak Karl Nejmar deklaroi se 2.400 ushtarë po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve dhe pastrimin. Në Austrinë e Poshtme jetën e kanë humbur dy persona të rritur të moshës 70 dhe 80 vjeç. Kancelari austriak Karl Nejmar deklaroi se 2.400 ushtarë janë në gatishmëri që të ndihmojnë gjatë mbushjes së thasëve me rërë, evakuimin e njerëzve dhe pastrim. Në Vjenë 140 udhëtarë të anijes së lundrimit në lumë u bllokuan në Danub. Anija nuk mund të ankorohet, ndërsa udhëtarët dhe ekuipazhi pritet të qëndrojnë aty të paktën deri të martën.

Moskë – Kremlini kumtoi sot se lidhja mes Ukrainës dhe sulmuesit të dyshuar në përpjekjen për atentat ndaj ish presidentit amerikan Donald Tramp tregon se “luajtja me zjarr” ka pasoja, transmeton Hina. I pyetur për atë që FBI e quajti përpjekje për atentat ndaj Trampit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se “nuk jemi ne ata që duhet të mendojmë, por inteligjenca amerikane. Në çdo rast, luajtja me zjarr ka pasoja”. Komenti kishte të bënte me mbështetjen të cilën SHBA-ja ia jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Gazë - Në sulmet ajrore izraelite jetën e humbën 16 persona në Rripin e Gazës, midis të cilëve pesë gra dhe katër fëmijë, kumtuan zyrtarët palestinezë, duke cituar mediat amerikane. Greva, e zhvilluar herët në mëngjes, shkatërroi shtëpi në kampin e refugjatëve Nusejrat në pjesën qendrore të enklavës. Aty jetën humbën dhjetë persona, mes të cilëve katër gra dhe dy fëmijë. Spitali Auda, ku u transferuan trupat, ka konfirmuar numrin e viktimave dhe raportoi për 13 të tjerë të plagosur.

Sana - Grupi kryengritës i Jemenit, huthët sot rrëzoi një dron amerikan MQ-9 në provincën Dhamar të Jemenit, deklaroi zëdhënësi i tyre Jahja Sari. Mediat britanike raportojnë se huthët kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulmin e djeshëm me raketa balistike në pjesën qendrore të Izraelit dhe kanë kërcënuar me më shumë sulme të tilla.

 

QËNDRONI TË LIDHUR