18:00/16 shtator/2024/
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, për anëtarë të Këshillit të sigurisë i emëroi Malinka Ristevska Jordanovën - eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredinin - ish-ministër i Financave dhe Vlladimir Spiridonovin - ekspert për ndryshime klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve, siç informojnë nga Kabineti i presidentes Slijanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë.
Shkup - Presidentja Gordana Soljanovska Davkova sot ka pritur nxënësit-fitues të çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare gjatë vitit 2024 dhe mentorët e tyre.
Shkup - Në takimin me nxënësit të cilët këtë vit fituan çmime dhe mirënjohje në garat prestigjioze ndërkombëtare, presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janeva, kanë theksuar se shteti do të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për nxënësit e talentuar për pjesëmarrjen e tyre në olimpiadat shkencore ndërkombëtare.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me kryetarin e Institucionit Suprem të Revizorit të Çekisë, Mirosllav Kala, në takim ishte i pranishëm edhe Maksim Acevski, drejtor i Entit Shtetërorë për Revizion.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk do të thërrasë seancë të re të Komisionit për Ligjin për mbrojtësit, duke theksuar se ingerencat i ka vetëm kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti. Siç thotë ai, ai personalisht nuk e shkel Rregulloren.
Shkup - Në disa javët e ardhshme do të bëhet modifikimi edhe i përbërjes së komisionit të përbashkët me Greqinë, thonë burime nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, pasi që Qeveria javën e kaluar e ndërroi përbërjen edhe të komisionit të përbashkët me Bullgarinë.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të koordinueses së sapoemëruar rezidente të KB-së në vend, Rita Kolumbia.
Shkup - Presidenti bullgar, Rumen Radev në komentin e parë pas takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova i cili shkaktoi reagime për shkak të mungesës së flamurit të Maqedonisë së Veriut në fotografinë e tyre të përbashkët të premten në Sofje, thekson se vizita e saj nuk ishte as zyrtare, as e punës.
Shkup - Ligji për punë të jashtme do të ndryshojë në procedurë të rregullt në Kuvend. Fillimisht do të ndryshojë në pjesën për shkak të ndërmarrjes së kompetencës për tregti të jashtme, por do të pësojë ndryshime edhe në pjesën e punëve të jashtme, me qëllim që Ministria të jetë më funksionale, thonë burime në MPJ, duke shtuar se ndryshimet do të prezantohen para se të publikohen, me qëllim që ligji të miratohet në mënyrë transparente.
Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka takuar sot një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim - IOM, me seli në Shkup, të përfaqësuar nga Vesna Bozhinovska Petrushevska, drejtoreshë e Zyrës në Shkup dhe Vanja Llazaridis, menaxhere e projekteve të kësaj organizate.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, nga koalicioni Vlen sot duke u përgjijgur në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin për mbrojtësit, tha se tani nuk është momenti që të bisedohet për tema të këtilla.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot paralajmëroi se së shpejti do të ketë një drejtor në të gjithë Qendrën klinike, si dhe se disa spitale do të bashkohen me shtëpitë e shëndetit.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari konsideron se për funksionimin e sallave kirugjikale do të ishte më mirë të bëhet stacion i ri për kompresim, por të servisohet dhe rihet e vjetra si "bek-ap". Ai e di se ka firmë që është paraqitur në shpalljen publike për stacionet kompresore, por sot pret që të informohet nëse firma i plotëson kushtet.
Shkup - Shpresoj se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë edhe një zgjerim të listës pozitive, ndoshta jo me nëntë barëra, por me disa me siguri do të ketë, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Francës në Maqedoni, Kristofo Le Rigoler.
Shkup - Eksporti i produkteve nga investitorët gjermanë në vend drejt Gjermanisë ka shënuar rritje për dhjetë vjet me radhë, me përjashtim të viteve të koronës kur kishte stagnim të dukshëm.
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet të cilat presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia bëri Kosovës gjatë fjalimit të tij të fundit drejtuar opinionit serb, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Tiranë- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon,. Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike, mediat, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit etj…
Varshavë - Një person është mbytur në jugperëndim të Polinisë, ndërsa mijëra janë evakuuar përmes kufirit në Çeki, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që vazhdon të bjerë në gjithë Evropën Qendrore, duke shkaktuar vërshime në disa rajone.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e dënoi sot "dhunën politike" pas tentativës së supozuar për atentat ndaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp.
Kiev - Armata ruse vetëm gjatë kësaj gjysme të parë të shtatorit përdori më shumë se 640 dronë "Shahed" nga prodhimet iraniane në sulmet ndaj Ukrainës, nga të cilat mbrojtja ajrore e Ukrainës mbrëmë rrëzoi 53, deklaroi sot presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, në një bisedë telefonike me homologun amerikan, Lojd Ostin, deklaroi se "po mbyllet dritarja për zgjidhje diplomatike të konfliktit me grupin libanez Hezbollah, të mbështetur nga Irani", raportoi DPA.