• e martë, 17 shtator 2024
MIA FLESH

12:00 / 16 shtator / 2024 

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) rikujton qytetarët se afati i patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për siguri në komunikacion përfundon më 31.12.2024. MPB-ja edhe sot u bëri thirrje qytetarëve të cilët kanë patentë shoferë me emrin e vjetër kushtetues, t'i ndërrojnë patentët e tyre para afatit me qëllim të mos krijohen turma të panevojshme. 

Shkup – Sot në mëngjes është më ftohtë, dy gradë, në Kodër të Diellit, ku gjatë 24 orëve të kaluara janë matur edhe më së shumti reshje, shtatë litra në metër katror. Siç informon DPHM, deri në orën 08:30 ishte 5 gradë në Llazaropolë dhe Hanet e Mavrovës, 6 Krushevë, 7 Berovë, 8 Kriva Pallankë, 9 Pretor, Vinicë, Kavadar, Demir Kapi, 10 në Shkup – Petrovec, Shkup Zajçev Rid, Shtip, Tetovë, Kumanovë, Prilep, Ohër, Manastir, Veles dhe Strumicë, si dhe 14 në Gjevgjeli.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

Romë - Numri i azilkërkuesve në BE, Norvegji dhe Zvicër është ulur në gjysmën e parë të vitit, por megjithatë arrin mbi gjysmë milionë, treguan sot shifrat zyrtare, raporton DPA. Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia për azil në Bashkimin Evropian në seli në Maltë (EUAA) ka vërejt gjithsej 513.000 kërkesa të reja që paraqet rënie të lehtë prej 6,000 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Bruksel - Prej sot e deri të enjten në Strasburg do të mbahet sesion plenar i Parlamentit Evropian në të cilin ngjarje qendrore do të jetë debati i eurodeputetëve me kryeministrin hungarez Viktor Orban, kushtuar kryesimit të Hungarisë me BE-në.

Bruksel – Komisari evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton i cili u emërua për mandat të dytë në Komisionin Evropian sot ka dhënë dorëheqje. Ai në X publikoi letrën e dorëheqjes drejtuar kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen ku shprehet se dorëheqja hyn në fuqi menjëherë.

Berlin – Gjermania prej sot vendos kontrolle në të gjitha kufijtë e saj me qëllim që të kufizohet emigrimi ilegal, informon DPA. Sipas kritikëve, ky vendim e rrezikon zonën Shengen për udhëtim pa viza. Policia gjermane filloi edhe kontrolle në kufijtë me Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Danimarkën. Paraprakisht ishin vendosur kontrolle kufitare në kufijtë me Poloninë, Çekinë, Austrinë, Zvicrën dhe Francën.

Keln – Një shpërthim sot dëmtoi një ndërtesë në qendrën e qytetit perëndimor gjerman Keln, informoi DPA. Zëdhënësja e policisë tha se zona e gjerë e Hohenzollernring, lagje e mbushur me kafene, bare dhe restorante, është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve janë në teren. 

Lagos - Gjithsej 281 të dënuar u arratisën nga një burg në qytetin verilindor Majduguri të Nigerisë. Ata arritën të arratisen pasi muri i burgut u shemb nga përmbytjet e mëdha. Në mesin e të burgosurve të arratisur ka dhe anëtarë të milicisë islamike Boko Haram. Majduguri është kryeqyteti i shtetit Borno, ku Boko Haram ka sulmuar caqe civile dhe ushtarake që nga viti 2009.

Uashington - Pas incidentit të armatosur gjatë ditës së djeshme kundrejt kandidatit republikan për president Donald Tramp, është arrestuar 58 vjeçari Rajan Vesli Rut nga Havai. FBI-ja po e heton incidentin si "tentim për vrasje". Ky është tentim i dytë për atentat ndaj Trampit brenda në afat prej dy muajsh. Ai në mesin e korrikur në një tubim në Batler të Pensilvanisë u godit në vesh.

Paris – Portieri i PSZH-së, Xhanluigji Donaruma do të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e kampionëve kundër Zhironës për shkak të lëndimit. Siç kumton klubi nga Parisi, portieri Donaruma ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen e ligës kundër Brestit (3:1), të shtunën mbrëma.

QËNDRONI TË LIDHUR