• e martë, 17 shtator 2024
MIA FLESH

09:00 / 16 shtator / 2024

Shkup – Komiteti për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KINSIV) sot fillon aktivitete në Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit M-NAV si pjesë e hetimit për ngjarjen në qiellin e Shkupit më 7 shtator në të cilin sipas paralajmërimeve është shmangur përplasja e dy aeroplanëve. Për ngjarjen vepron edhe Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), ndërsa nëse konfirmohet se ka vepër penale gjetjet duhet të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike. 

Shkup - Nga sot në barnatoret në vend do të shpërndahen nëntë barnat e reja në listën pozitive. Në listë janë ilaçet për presionin e gjakut, për sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencën. Në kurriz të Fondit shëndetësor do të jenë antikoagulantët Prasugrel dhe Ticagrelor, Nebivolol, Perindopril, Valsartan, Fenofibrate, barna kundër tensionit të lartë dhe yndyrës së lartë, si dhe Escitalopram, Memantine, Duloxetine të cilët janë antidepresantë dhe ilaçe për trajtimin e demencës.

Shkup -  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do të thërrasë ambasadorin bullgar në vend, Zheljasko Radukov për fotografimin para flamurit bullgar gjatë takimit të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska në takimin pardje në Sofje. "Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditës së nesërme në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme në bisedë do të thirret ambasadori i Republikës së Bullgarisë", deklaruan për MIA-n dje nga MPJ-ja. 

Shkup - Për vizitë në Kuvend sot do të jetë një delegacion nga Bundestagu gjerman. Anëtarët e Bundestagut do të kenë takime të ndara të punës me komisionet për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike për politikë sociale, demografi dhe të rinj. 

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për kulturë dhe turizëm ku në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë në procedurë të shkurtuar. Siç thuhet në sqarim, me miratimin e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë do të mundësohet që marrëdhënia e punës së të punësuarve nga kategoria A - artistë, në vend që të bazohet në një periudhë të caktuar kohore, gjegjësisht për periudhë deri në pesë vjet, të bazohet në periudhë të pacaktuar, me çka do t'u lejojë që në mënyrë të vazhdueshme të realizojnë të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës dhe mbrojtja ligjore e të drejtave të punës. 

Shkup - Ministria e Ekonomisë sot duhet të marrë Propozim nga grupi punues për shportën e konsumit vjeshtor sipas paralajmërimit për 100 produkte ushqimore bujqësore me marzhe të kufizuara tregtare ose çmime të ngrira. Sipas paralajmërimeve, me shportën e vjeshtës duhet të përfshihen perime, fruta, furra buke, produkte qumështi,..

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.

Varshavë, Pragë, Vjenë – Numri i të vdekurve në vërshimet në Evropën qendrore dje u rrit në tetë, pasi mijëra njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në Poloni, Çeki, Austri dhe Rumani. Cikloni “Boris”, solli shira të mëdha nga Austria deri në Rumani, që shkaktoi vërshimet më të mëdha në gati tre dekada në zonat e goditura rëndë të Çekisë dhe Polonisë. 

Kiev - Rusia mbrëmë e sulmoi Kievin me dronë, ndërsa mbrojtja kundërajrore ukrainase hasi dhe shkatërroi pothuajse 20 dronë. Ky është sulmi i tetë këtë muaj ndaj Kievit.

Hanoi – Numri i të vdekurve në Vietnam nga tajfuni Jagi u rrit në 281, ndërsa 67 persona ende konsiderohet të zhdukur, njoftuan autoritetet, të cituara nga DPA. Jagi është tajfuni më i fuqishëm i cili e ka kapluar Vietnamin Verior gjatë 30 viteve të fundit.

Uashington - Pas incidentit të armatosur gjatë ditës së djeshme kundrejt kandidatit republikan për president Donald Tramp, është arrestuar 58 vjeçari Rajan Vesli Rut. Agjentët e Shërbimit sekret hapën zjarr ndaj një personi të armatosur me pushkë gjysmë automatike i cili drejtoi armën në klubin e golfit ndaj ish presidentit Donald Tramp në Vest Palm Biç, Florida përderisa ai luante golf.

QËNDRONI TË LIDHUR