• e shtunë, 14 shtator 2024
MIA FLESH

15:00 / 13 shtator / 2024

Shkup -  Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka pasur takim pune me sekretarin shtetëror në Ministrinë për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të krahinës Rajna Veriore - Vestafalia,  Mark Shpajh, i cili ndodhet për një vizitë pune dyditore në vend.

Shkup - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet e ka dhënë në procedim të mëtutjeshëm Propozim-ligjin për huanë prej gjysmë miliard euro nga Qeveria hungareze, e cila po miratohet me procedurë të shkurtuar. Seancën e drejtoi Bojan Stojanovski pasi kryetarja e Komisionit Sanja Lukarevska nuk e caktoi seancën në afatin e dhënë në Rregulloren e punës. Deputetët e LSDM-së nuk morën pjesë në punën e Komisionit.

Shkup - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sipas paralajmërimeve, do të realizojnë takim në orën 14:30 sipas kohës bullgare. Takimi do të mbahet në Kabinetin e presidentit bullgar.

Shkup - Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mezhiti priti sot në një takim pune ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klein, me ç'rast e vlerësoi mbështetjen e  gjithanshme që Hungaria jep për Maqedoninë, si në plan bilateral, ashtu edhe në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Shkup - Gjithsej 71 komuna, me rreth 330 propozim projekte aplikuan deri më tani në konkursin publik për financim të projekteve të karakterit infrastrukturor i cili u dedikohet të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale në vlerë prej gjashtë miliardë denarëve, mjete të siguruara në pajtim me ribalancin e Buxhetit.

Shkup - Në afatin e paraparë, është dorëzuar raport për ngjarjen lidhur me sigurinë në qiellin mbi Shkup, që ndodhi më datën 7 të këtij muaji dhe është hapur hetim për konstatimin e gjendjes faktike dhe shkaqeve, informoi sot Ofruesi i shërbimeve të navigacionit M-NAV, pas kumtimeve për incidentin e shmangur të përplasjes së dy aeroplanëve.

Shkup - Komiteti për hetim të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze (KINSIV) paralajmëroi se do të hapë hetim lidhur me ngjarjen e sigurisë në qiellin mbi Shkup më datën 7 të këtij muaji në të cilën është evituar ndeshja e dy aeroplanëve civil. Kryetari i KINSIV, Zoran Ilievski për MIA-n deklaroi se menjëherë janë prëfshirë sepse bëhet fjalë për incident serioz.

Shkup - Bujare Abazi nga Koalicioni "Vlen", sot në një konferencë për media deklaroi se kompania "Ritron Kopi SHPKNJP", e cila ishte e lidhur ngushtë me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri, gjatë vitit 2022 dy herë ka fituar tenderin për prokurim publik në Lotarinë Shtetërore me vlerë rreth 3 milionë denarë.

Shkup - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane sot është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Gostivar -  Në rajonin e Pollogut vetëm shtatë për qind e zejtarëve dhe bizneseve të vogla aplikojnë për thirrjen publike për mbështetje nga shteti dhe ky është një fakt zhgënjyes, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili sot ishte në një vizitë pune në Gostivar.

Gostivar -  Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi pret të hënën të marrë propozim nga grupi i punës për shportën e konsumit në vjeshtë, si dhe për kufizimin e marzheve tregtare apo ngrirjen e çmimeve. Propozimi më pas duhet të kalojë në seancën e rregullt të Qeverisë të martën.

Prilep - Pesë ligjet që janë në version të punës: për arsimin fillor, të mesëm, për arsimin e mesëm-profesional, Ligji për arsimin e të rriturve dhe ligji për kornizën nacionale të kualifikimeve pritet në votim para deputetëve të paraqiten në nëntor, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila në Prilep mori pjesë në dhënien e dëftesave për përfundimin e arsimit fillor për të rritur, duke iu përgjigjur pyetjeve për rregulloret ligjore në sistemin arsimor.

Manastir - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në Manastir ka promovuar aparaturat e reja mjekësore që modernizojnë kushtet për trajtimin e pacientëve në institucionet publike shëndetësore. Në një konferencë për media të mbajtur në ISHP Spitali Klinik-Manastir, ministri Taravari theksoi se bëhet fjalë për një aparat që ndihmon në trajtimin endoskopik dhe laparoskopik të pacientëve, si dhe artroskop për pacientët ortopedikë dhe traumatologjikë.

Sofje – Aeroplani ushtarak për stërvitje L-39 sot u rrëzua në bazën ajrore “Graf Ignjatievo” në Bullgari, gjatë realizimit të një manovre komplekse në lartësi ekstreme të ulët mbidetare, transmetojnë mediat.  Gjatë aksidentit parashutat nuk ishin hapur, ndërsa aeroplanin e drejtonin dy pilotë. Si pasojë e rënies së aeroplanit shpërtheu zjarr.

Bruksel – Çka do që të deklarojë presidenti rus Vladimir Putin, kjo nuk do ta ndryshojë pozitën e BE-së për mbështetje të Ukrainës, deklaroi sot krye zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

Bruksel - Parashikohet që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen të martën para Komisionit Evropian në Strasburg të prezantojë përbërjen e Kolegjit të ri të komisionerëve, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i KE-së, Erik Mamer në përgjigje të pyetjes nëse javën e ardhshme do të shpallen emrat dhe resoret e eurokomisarëve të rinj edhe krahas vizitës së papërfunduar në Slloveni për të nominuar kandidatin për eurokomisioner.

QËNDRONI TË LIDHUR