MIA Flesh
- Shkup - Me rastin e përfundimit të punëve ndërtimroe në aksin Kumanovë - Beljakovcë (Korridori 8 aksi lindor) kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do ta lëshojë në përdorim hekurudhën Kumanovë - Beljakovcë. Hekurudha Kumanovë - Beljakovcë është me gjatësi prej 30,8 kilometrave dhe në të janë ndërtuar tre stacione hekurudhore (Kumanovë e Re, stacioni i rikonstruktuar ekzistues Kumanovë, 6 ndalesa, 5 ura, 1 tunel, kanale me diametër të ndryshëm, mbrojtje anësore, kanale kulluese, rrugë anësore, barriera me zë, mure mbrojtëse, shtresë e sipërme dhe sinjalizim dhe telekomunikacion. Në stacionet dhe ndalesat hekurudhore është instaluar pajisje sinjalizuese-telekomunikuese në vlerë prej 10 000 000 eurove, ulëse alumini, streha të çelikta, ekranë, ndriçime LED.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:44, 17 janar, 2025
09:00/17 janar/2025
Shkup - Me rastin e përfundimit të punëve ndërtimroe në aksin Kumanovë - Beljakovcë (Korridori 8 aksi lindor) kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do ta lëshojë në përdorim hekurudhën Kumanovë - Beljakovcë. Hekurudha Kumanovë - Beljakovcë është me gjatësi prej 30,8 kilometrave dhe në të janë ndërtuar tre stacione hekurudhore (Kumanovë e Re, stacioni i rikonstruktuar ekzistues Kumanovë, 6 ndalesa, 5 ura, 1 tunel, kanale me diametër të ndryshëm, mbrojtje anësore, kanale kulluese, rrugë anësore, barriera me zë, mure mbrojtëse, shtresë e sipërme dhe sinjalizim dhe telekomunikacion. Në stacionet dhe ndalesat hekurudhore është instaluar pajisje sinjalizuese-telekomunikuese në vlerë prej 10 000 000 eurove, ulëse alumini, streha të çelikta, ekranë, ndriçime LED.
Shkup - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për financim dhe buxhet, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për shëndetësi dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Raporti i Komisionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit kuvendor për çështje evropiane. Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet duhet t'i shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për borxhin publik, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin devizor dhe Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për Bankën popullore të RMV-së, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
Shkup - Unioni panevropian i Maqedonisë në bashkëpunim me Unionin Panevropian të Austrisë dhe Institutin e rajoneve të Evropës-Salzburg sot organizon Konferencë Ndërkombëtare "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar". Siç informojnë nga Unioni Panevropian i Maqedonisë, konferenca do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa fjalë hyrëse do të mbajnë Andrej Lepavcov, ambasador dhe kryetari i Unionit Panevropian të Maqedonisë, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Aleksandar Nikolloski, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Karlo Resler, deputet në Parlamentin Evropian, kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, si dhe Pavo Barishiq - Sekretar i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar Panevropian.
Shkup - Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 2 deri 8 gradë. Në Shkup, mëngjesi do të jetë me kushte për dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6 gradë. Siç informon DPHM, në ditët në vijim do të përqendrohet moti stabil me temperatura ditore pozitive të cilat do të jenë në ngritje graduale. Temperaturat e mëngjesit çdokund do të jenë nën zero, ndërsa vende-vende do të zbresin edhe nën -8 gradë. Nëpër lugina do të ketë paraqqitje të mjegullës dhe temperaturat ditore të mbeten të ulëta. Nga e hëna pritet rritje e vranësirave.
Bukuresht - Hapësira ajrore kombëtare e Rumanisë u shkel gjatë sulmit të mbrëmshëm rus ndaj Ukrainës, ndërsa zona e hyrjes së mundshme të dronëve është identifikuar në afërsi të kufirit, në qarkun juglindor Tulçea, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht. Rumania, anëtare e NATO-s, ngriti dy aeroplanë luftarak për të monitoruar sulmin ajror. Rënia e pjesëve të dronëve de shkelja e hapësirës ajrore të Rumanisë janë një dukuri e rregullt gjatë një viti e gjysmë të fundit, pasi Rusia sulmoi infrastrukturën e portit ukrainas në lumin Danub, citojnë agjencitë.
Bruksel - Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer deklaroi se Aleanca ndërmerr një pjesë të përgjegjësisë për koordinim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilën deri më tani e organizonte SHBA-ja. Këtë e transmetoi Ukrinform, duke iu referuar deklaratës së tij në takimin e Komiteti ushtarak të NATO-s në Bruksel. Si rezultat i marrëveshjes kornizë të arritur në Uashington, disa mekanizma të cilat më parë ishin organizuar nga SHBA-ja, tani zhvendosen nën kontroll të Aleancës.
Otavë - Liderët e G-7 e përshkruan marrëveshjen për armëpushim në Gazë si një "lajm i rëndësishëm" dhe i bënë thirrje Hamasit dhe Izraelit të punojnë në "zbatimin e tij të plotë". "I bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshihen në negociatat konstruktive për fazat e ardhshme të marrëveshjes që të sigurohet zbatimi i tij i plotë dhe ndërprerja përfundimtare e armiqësive", thuhet në kumtesën e tyre. Paraprakisht, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se është arritur marrëveshje për kthimin e pengjeve që i mbante Hamasi në Rripin e Gazës.
Bejrut - Presidenti francez Emanuel Makroni sot do të vizitojë Libanin, për herë të parë që nga viti 2020, për të ndihmuar në përshpejtimin e formimit të një qeverie që mund të zbatojë shpejt reformat dhe të hapë rrugën për rindërtimin e vendit. Makroni është për vizitë në një kohë kur Franca dëshiron ta theksojë rëndësinë e sovranitetit të Libanit dhe të mbështesë zbatimin e reformave strukturore ekonomike që do të rivendosin besimin e komunitetit ndërkombëtar, raportuan agjencitë botërore.
Uashington - Kryeqyteti i SHBA-së, Uashingtoni, është ngrirë për shkak të temperaturave nën zero, ndërsa ceremonia e inaugurimit të Donald Trampit të hënën mund të mbetet e shkruar në histori si betimi më i ftohtë në dekadat e fundit, lajmëroi DPA. Edhe pse nuk pritet të jetë aq i ftohtë sikur gjatë mandatit të dytë të Ronald Regan në vitin 1985, kur në mesditë temperatura arriti minus 14 gradë Celsius, sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, parashikimi për të hënën është temperatura maksimale të jetë minus 6 gradë, por mund të ndjehet dukshëm më ftohtë.
Los Anxhelos - Autoritetet në Los Anxhelos paralajmëruan shumicën e banorëve të evakuuar nga zjarret pyjore të mos kthehen në shtëpitë e tyre të paktën edhe një javë, sepse ekipet e shpëtimit i largojnë mbetjet toksike nga lagjet e djegura dhe i ndërpresin linjat elektrike dhe të gazit që paraqesin rrezik mes rrënojave. Rrëshqitjet e dheut plotësisht i rrezikojnë shpatet e shkatërruara, ku ndërtesat e shembura më nuk mund të shërbejnë si mbështetje. Kjo e rrit stresin dhe pikëllimin e njerëzve të goditur nga katastrofa më e rëndë natyrore në historinë e Los Anxhelosit.
Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i KB-së mbrëmë bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë në Liban, në, siç tha, fazën "kyçe" për stabilitet të vendit dhe rajonit pas zgjedhjeve presidenciale. Duke e përshëndetur zgjedhjen e Xhozef Aun për president më 9 janar, plotësimin e funksionit pas mbi dy viteve dhe emërimin e Navaz Sala për kryeministër, Këshilli i Sigurimit i "inkurajon" liderët e rinj "shpejtë të formojnë qeveri". "Këshilli i Sigurimit thekson se formimi i qeverisë është me rëndësi kyçe për stabilitetin dhe rezistencën e Libanit ndaj sfidave rajonale dhe nacionale dhe i inkurajon të gjitha palët në Liban të tregojnë unitet të shtuar në arritjen e këtij qëllimi", thuhet në kumtesë.
Seul - Agjencia e antikorrupsionit e Koresë së Jugut të hënën kumtoi se do të kërkojë nga gjykata në Seul ta vazhdojë masën e paraburgimit për presidentin e burgosur Jun Suk-jeol, pasi që ai sërish refuzoi të dëgjohet nga hetuesit. Të mërkurën, Jun u bë presidenti i parë jugkorean që arrestohet lidhur me hetimin për atë nëse ka kryer grusht shtet kur shkurtimisht vendosi gjendje lufte në fillim të dhjetorit. Ai është mbajtur në paraburgim në Seul. Për ta mbajtur Jun më gjatë, hetuesit nga Shërbimi për hetime për korrupsion të funksionarëve të lartë, i cili e kryeson hetimin, duhet të kërkojnë nga gjykata të miratojë vendim për masë paraburgimi deri 20 ditë.