MIA FLESH
- Shkup - Pas kërkesës së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë që të rritet paga minimale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore doli me propozim që ajo të jetë 500 euro, ndërsa kontributet të mbeten në nivelin e pagës së tashme minimale.
18:00/ 16 janar/ 2025
Shkup - Pas kërkesës së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë që të rritet paga minimale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore doli me propozim që ajo të jetë 500 euro, ndërsa kontributet të mbeten në nivelin e pagës së tashme minimale.
Shkup - Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra deklaroi se nuk mund të garantohet se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve të produkteve pas përfundimit të shportës konsumatore të Vitit të Ri, kur ishin të ulura çmimet e disa produkteve ushqimore.
Shkup– Ne nuk zgjedhim anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Nuk është mirë të anatemohet një grua e cila ka 35 vjet përvojë në gjykata, e cila ka filluar si praktikante e thjeshtë dhe i ka kaluar të gjitha instancat e nevojshme, theksoi sot nga foltorja e kuvendit ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjedhjen e Danka Ristovës anëtare të Këshillit Gjyqësor.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin jorezident të Republikës së Azerbajxhanit në vendin tonë, Kamil Kasijev, me ç'rast biseduan për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, sot zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Matisen, si dhe me ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom.
Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën e Komitetit ushtarak (KU) të NATO-s, e cila mbahet në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Në konferencë marrin pjesë sheat e Shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere të NATO-s, si dhe komandantët e komandave strategjike të NATO-s, komandanti i Komandës supreme të aleatëve për operecaione, gjeneral Kristofer Kavolli dhe komandanti i Komanës supreme të aleatëve për tranformim, admiral Pjer Vandier, informojnë nga Armata.
Shkup – Investimet në impiantet e riciklimit dhe teknologjitë moderne të trajtimit të mbeturinave duhet të jenë prioritet të ekonomisë qarkulluese, porositi Delegacioni i BE-së në vend duke përmendur të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) se 99,8 për qind e mbetjeve të grumbulluara komunale në Maqedoninë e Veriut lihen në deponi.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit informojnë se është hartuar draft Koncepti për reformat në arsimin e mesëm gjimnaz dhe ftojnë të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, ekspertët dhe palët e interesuara me mendimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre të përfshihen në diskutim publik për të miratuar versionin më të mirë.
Tiranë – Autoritetet shqiptare e shpallën “investitor strategjik” kompaninë e biznesmenit dhe investitorit të njohur amerikan, Xhared Kushner, dhëndër i presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, i cili në ishullin e Sazanit, do të ndërtojë pushimore luksoze.
Zagreb - Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq sot ka realizuar takim me përfaqësues të sinxhirëve tregtarë dhe prodhuesve, me temë zgjerimi i listës së produkteve që duhet të kenë çmime të kufizuara, njoftuan mediumet kroate. Herën e fundit Qeveria i ka kufizuar çmimet në shtator të vitit 2023, e në atë listë ka pasur 30 produkte. Tani do të jenë 50.
Gjenevë - Organizata shëndetësore botërore (OBSH) sot kërkoi 1,5 miliardë euro për operacione urgjente në vitin 2025.
Bruksel - Komisioni Evropian aspak nuk ka ndërmend të ndalojë asnjë platformë onlajn, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për sovranitet teknologjik, mbrojtje, Hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie në përgjigje të pyetjes nëse BE-ja mendon për suspendim të platformave Iks dhe Tik-tok.
Bruksel – Vitin e kaluar kërkesat për azil në Belgjikë ishin më të lartat që nga viti 2015 – afro 40.000 njerëz kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Konkretisht, dukshëm është rritur numri i aplikimeve nga palestinezë, informuan mediat belge.
Bratisllavë – Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në lindje të Sllovakisë, pasi një nxënës i goditi me thikë.
Kiev - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer sot në Kiev deklaroi se qëllimi kryesor është të sigurohet që Ukraina "të jetë në pozitë sa më të fuqishme gjatë vitit 2025".
Kiev - Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filipo Grandi sot deklaroi se OKB-ja ka kërkuar 3,3 miliardë dollarë nga komuniteti ndërkombëtar për të ndihmuar ukrainasit e zhvendosur në vende të tjera ose në atdheun e tyre.
Londër - Kthimi i Donald Trampit në pushtet mund të sjell në atë të përsërisë shkeljet e të drejtave të kryera gjatë presidencës së tij të parë dhe presion të madh mbi institucionet ndërkombëtare, paralajmëron Hjuman rajts uoç (HRW).
Paris - Franca planifikon të mbajë konferencë për Sirinë më 13 shkurt në Paris, thuhet në kumtesën e sotme të presidencën franceze.
Uashington – Zëdhënësi për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirbi sot shfaqi bindje se marrëveshja për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë të zbatohet të dielën dhe se do të zgjidhen çështjet të cilat ishin paraqitur në moment të fundit.
Nju – Jork – Drejtori kryesor ekzekutiv i medias sociale TikTok do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trampit të hënën, njoftuan mediat amerikane, sepse presidenti i ardhshëm, gjoja, mendon ta shpëtojë aplikacionin nga ndalesa e mundshme për punë në SHBA.
Gazë – Krahu i armatosur i Hamasit sot paralajmëroi se vazhdojnë sulmet ajrore izraelite dhe granatimet në Gazë edhe krahas paralajmërimit të marrëveshjes për armëpushim.
Mançester - Bashkëpronari i Mançester Junajtedit, Xhim Retklif, ka bllokuar personalisht transferimin e sulmuesit Markus Rashford në një klub tjetër të Premier ligës.