• e diel, 19 janar 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 18 janar/ 2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski nga nesër do të jetë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më 20 janar do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, në Uashington. Më 20 janar, sipas njoftimit të qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar "Zërat e lirisë" që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Trmp Media dhe Rumple.

Shkup- Me rastin e festës fetare të Ditës së Ujit të Bekuar, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup nesër do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Shtip - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në lidhje me fëmijn e ndjerë N.A. nga fshati Peshirovë, komuna Sveti Nikollës. Mbikëqyrja inspektuese për vdekjen e fëmijës nëntë vjeçar është bërë duke filluar nga mjeku amë në Sveti Nikollë, më pas në Spitalin klinik-Shtip dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Sipas mbikëqyrjes inspektuese, nuk janë konstatuar mangësi në të tre institucionet. Inspektorët pas mbikëqyrjes konfirmuan se fëmija nëntë vjeçar N.A. me mjek amë ishte i trajtuar në ISHP d-r Oliver, Sveti Nikollë. Në këtë ordinancë ai u paraqit për herë të parë më 14.01.2025 për shkak të dhimbjes së stomakut dhe të vjellave, kollitjes, temperaturës së lartë (39 gradë) dhe pagjumsisë një ditë më parë. 

Shkup- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Kiev mbajti takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Ukrainës, përgjegjëse për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Olga Stefanishina. Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për çështjet lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilin si nënshkrues të caktuar në emër të  Qeverive të të dyja vendeve janë kryenegociatorët me BE-në, Murtezani dhe Stefanishina.

Shkup - Lëndohet rëndë personi L.XH. (85) nga fshati Studeniçan, pasi dje e ka goditur një autobus i NQP-së "Shkup". MPB informoi se fatkeqësia ka ndodhur në ora 11:40 në Qendrën transportuese në Shkup.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Prilep, Makedonski Brod dhe në Pletvar.

Shkup - Më së ftohti sot në mëngjes është në Berovë, -12 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 53 centimetra.

Shkup - DPHM informoi se nga dita e hënë do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa të martën priten të reshura lokale të shiut dhe në male të borës. Temperaturat maksimale të ditës gjatë javës do të lëvizin prej 10 deri 14 gradë, ndërsa ato të mëngjesit prej -4 deri 4 gradë Celsius.

Shkup - Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në Kriva Pallankë, Stracin, Shtip, Manastir, Resnjë, Makedonski Brod dhe Pletvar, informuan nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Shkup - Prokuroria themelore publike Manastir ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale "grabitje" dhe "përpunim të paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie plasëse".

Kiev- Të paktën katër persona kanë humbur jetën, kurse tre janë plagosur në një sulm rus me raketa në kryeqytetin ukrainas Kiev, kumtuan autoritetet ukrainase.

Bruksel - Bashkimi Evropian ka ndarë 1,9 miliardë euro për buxhetin e tij bazë humanitar për vitin 2025, duke mbetur donatori kryesor global i ndihmës humanitare.

Bruksel - BE-ja ngrohtë e përshëndet marrëveshjen për armëpushim në Gazë, e cila do të lejojë lirimin gradual të pengjeve, duke i dhënë fund përvojave të tyre të tmerrshme që kanë zgjatur për më shumë se 15 muaj, si dhe ndërprerjen e armiqësive dhe reduktimin e vuajtjeve humanitare në Gazë, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. 

Jerusalem - Qeveria e koalicionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë pas mesnate e miratoi marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në këmbim të të burgosurve palestinezë, pasi ajo ishte miratuar më parë edhe nga kabineti i sigurisë.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp do të betohet të hënën në ambient të mbyllur në ndërtesën e Kapitolit për shkak të parashikimeve të meteorologëve për temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Uashington - Banka Botërore ka rishikuar përpjetë parashikimin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2025 dhe 2026. Në raportin e saj të fundit për perspektivat ekonomike globale, Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit do të shënojë rritje prej 3,0 për qind këtë vit, që është 0,1 për qind më shumë se parashikimi i mëparshëm. Për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 3,2 për qind, ose një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me vlerësimin e mëparshëm.

Uashington - TikToku publikoi se pothuaj sigurisht do ta ndërpresë punën në SHBA, duke filluar prej nesër, pas vendimit të Gjykatës supreme amerikane lidhur me ligjin që e miratoi Kongresi për funksionimin e këtij aplikacioni të popullarizuar.

Uashington - Administrata e re e Donald Trampit që në ditën e parë të punës së tyre po ndërmerr veprime për arrestimin e imigrantëve të paligjshëm edhe atë në Çikago, publikoi mbrëmë "Uollstrit zhurnall", duke iu referuar personave të njohur me planet. 

Jerusalem - Autoriteti Palestinez është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë në Gazën e pasluftës, theksoi presidenti palestinez Mahmud Abas në deklaratën e tij të parë pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e cila duhet të të fillojë të dielën.

Jerusalem - Autoritetet izraelite i publikuan emrat e 95 të burgosurve palestinezë që planifikojnë t'i lirojnë të dielën, në kuadër të shkëmbimit të parë të të burgosurve në kuadër të marrëveshjes për armëpushim me Hamasin.

Kajro - Armëpushimi në Rripin e Gazës, të dakorduar nga Izraeli dhe Lëvizja palestineze Hamas duhet të hyjë në fuqi të dielën në mëngjes në ora 08:30 sipas kohës lokale, kumtuan autoritetet e Katarit, i cili ishte ndërmjetësues në arritjen e marrëveshjes për armëpushim.

Jerusalem - Në Jerusalem sot në mëngjes u dëgjuan shpërthime, pak pasi u dëgjuan sirena për alarm në qytet dhe në pjesën qëndrore të Izraelit, një dit para hyrjes në fuqi marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, publikuan mediat izraelite. 

Teheran- Dy gjykatës të Gjykatës supreme iraniane janë vrarë sot në ndërtesën e Gjykatës në Teheran nga një burrë i armatosur, i cili pastaj ka kryer vetëvrasje.

Gazë - Të paktën 23 persona janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të kaluara, kumtoi sot Ministria palestineze e Shëndetësisë nën kontroll të Hamasit.

Madrid- Kandidatura e Florentino Peresit për mandat të ri në funksionin kryetar i Real Madridit u miratua nga komisioni kompetent.

QËNDRONI TË LIDHUR