15:00/ 16 janar/ 2025
Shkup - Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi që sot ajo kërkoi në kuadër të mbledhjes së 30-të ta arsyetojë dorëheqjen e saj të parevokueshme pas votimit të inteprelancës së saj të premten e kaluar. Para se ta arsyetojë dorëheqjen, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM e braktisën sallën e Kuvendit. Dauti, duke e arsyetuar dorëheqjen, theksoi se ai është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend. "Nëse do të jetonim në një shtet normal, atëherë kjo mbledhje nuk do të zhvillohej dhe unë nuk do të kisha nevojë të marrë fjalën. Ky është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend dhe është kanosje e drejtpërdrejtë ndaj një të zgjedhuri të popullit, si dhe mbajtje nën kontroll të të njejtit. Veprimi im për vendosjen e Ligjit për mbrojtësit është në bazë të të nenit 3, i cili nënkupton kushte shtesë se si të veprojnë institucionet. Nuk do të pranoj kushte të ndryshme të veprimit jashtë Rregullores. Zgjedh të veproj lirshëm, pa kushtëzime dhe t'i mbroj vlerat e demorkacisë dhe lirisë. AShtu veprova edhe kur e sollëm Ligjin për shtetësi, kur duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat, e zhbllokuam dhe e sollëm ligjin", tha Dauti.
Shkup - Të punësuarit në një pjesë të institucioneve shtetërore sot vazhduan me protestë paralajmëruese gjysmëorëshe duke kërkuar shtesa në rrogë prej 30 për qind dhe nënshkrim të marrëveshjeve kolektive. Kryetari i Sindikatës së AOJSHQ, Trpe Deanovski para Entit Shtetëror për Statistikë tha se 988 të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e dhjetorit edhe pse ka skaduar afati ligjor. "Bëhet fjalë për të punësuarit në të gjitha inspektoratet në shtet. Për shkak të vonimit të Ministrisë së Financave të cilët në kohë nuk i kanë ndërmarrë obligimet sipas ndryshimeve ligjore ka lënë 988 të punësuar pa pagë, pa kredi të kthyera, pa fatura të paguara në muajin më të gjatë të vitit. Dje skadoi edhe afati ligjor për pagesën e pagës e cila paguhet më së voni deri në datën 15-të të muajit dhe ende nuk ka informata kur dhe nëse këta të punësuar do të marrin pagë", tha Deanoski.
Shkup- Pasi Kuvendi e konfirmoi dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga funksioni i kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, vazhdoi seanca e 30-të plenare. Rendi i ditës ende nuk është votuar, ndërsa është dhënë pushim një orë me kërkesë të koordinatorit të LSDM-së Oliver Spasovski. Spasovski në një vërejtje procedurale ka reaguar se pse disa zgjidhje ligjore edhe pse kanë arritur në Kuvend, madje edhe para 15 ditë presin të vendosen në procedurë parlamentare, ndërsa të tjerat që vijnë vonë në mbrëmje menjëherë vendosen në procedurë parlamentare.
Shkup – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri theksoi se për pak kohë do të marrin qëndrim si do të veprojë “Fronti Evropian” lidhur me çështjen me vendin e zbrazët në Komisionin kuvendor për politikë sociale pasi sot kryetarja e deritanishme Ilire Dauti dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. “Ne deputetët, por edhe publiku ishim dëshmitarë të një teatri të panevojshëm në Kuvend me regji të kryetarit zotëri Gashi sepse kishte tendencë që të mos i mundësohet zonjës Ilire Dauti ta sqarojë dorëheqjen e saj nga funksioni kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, dorëheqja e së cilës është parashtruar sot në formë të shkruar në orët e hershme të mëngjesit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Rregullorja është e qartë. Në momentin kur hapet mbledhja, kryetari i Kuvendit është i detyruar që dorëheqjen e parashtruar me shkrim ta vendosë si pikë e parë e rendit të ditës që t’i jepet mundësi parashtruesit të dorëheqjes ta sqarojë”, vlerësoi Aziri.
Shkup - Edhe Gjykata e Apelit dëshmoi se LSDM-ja është parti shpifëse, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk, pasi Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e LSDM-së si të pabazë, pasi kjo parti është paditur nga kryeministri Hristijan Mickoski për shkak të dëmtimit të reputacionit dhe nderit me përmbajtje të rreme përmes rrjeteve sociale. "Për të satën herë, që kur jam kryetar i VMRO-DPMNE-së, por kësaj radhe në rrugë gjyqësore, është dëshmuar se jam objekt i një sulmi të vazhdueshëm dhe shpifës, unë dhe familja ime nga ana e kundërshtarëve politikë. Nuk pres që kjo metodologji të ndalet, por sa herë që një parti politike bën pretendim të rremë, me të pavërteta dhe shpifje siç bëjnë shpesh në mënyrë frikacake, do të kërkoj drejtësinë përmes rrugës ligjore dhe gjyqësore", ka shkruar Mickoski.
Shkup – Nga Klinika e Fëmijëve në Shkup konfirmuan për MIA-n se të martën te ata ishte sjellë një fëmijë nëntëvjeçar nga Sveti Nikolla, i cili kishte ndërruar jetë pas më pak se dy orëve. Siç informojnë prej atje, fëmija ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Paraprakisht, nga Spitali klinik i Shtipit dolën me kumtesë për vdekjen e fëmijës nëntëvjeçar. Siç bëhet e ditur në kumtesë, fëmija ishte sjellë në Repartin për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin klinik të Shtipit më 14 janar në orën 18 në “gjendje të vështirë të përgjithshme me vetëdije të prekur”.
Shkup- Për 3,2 herë është rritur numri i të infektuarve me grip në periudhën nga 6 janar deri më 12 janar krahasuar me javën e parë të janarit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se janë raportuar 1.053 raste të sëmurëve nga gripi apo sëmundjeve të ngjashme me gripin. Për herë të parë këtë sezon, incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit të virusit të gripit sezonal, gjegjësisht është tejkaluar pragu për të hyrë në sezonin e gripit. Për sa i përket moshës, 633 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 179 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 144 janë nën katër vjeç. Nëntëdhjetë e shtatë janë të moshës mbi 65 vjeç.
Shkup - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojanoski, realizuan takim me disa nga përfaqësuesit e prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve të cilët morën pjesë në aksionin e Shportës së Vitit të Ri, e cila u zbatua nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025. Ministria e Ekonomisë dhe Punës bëri të ditur se Risteski falënderoi të gjithë prodhuesit, distributorët dhe tregtarët që u bashkuan dhe morën pjesë në këtë aksion dhe ulën çmimet e produkteve ushqimore dhe disa pijeve gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.
Shkup - Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të rritt për 2,00 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë. Çmi i ri i EURODZEL (D-E V) do të jetë 75,50 denarë për litër. Për 1,051 denarë shtrenjtohet edhe Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 46,336 denarë.
Shkup - Po krijojmë një kornizë juridike që do t'u mundësojë personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, si dhe qytetarëve të moshuar pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në shoqërinë dixhitale, theksoi ministri për Transformim Dixhital Stefan Andonovski, në debatin e sotëm publik për draft-ligjin për qasje në ueb faqet dhe aplikacionet celulare të institucioneve nga sektori publik. Andonovski, siç kumtoi Ministria, e ka theksuar qëllimin e Qeverisë për krijimin e një shoqërie dixhitale plotësisht gjithëpërfshirëse. Në debatin publik, të organizuar nga Ministria për Transformim Dixhital, morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, sektori joqeveritar, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësia akademike, duke demonstruar rëndësinë e këtij legjislacioni për shoqërinë e Maqedonisë.
Shkup - Nga nesër do të ketë mot stabil me temperatura ditore pozitive që do të jenë në rritje graduale. Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, ndërsa në disa vende do të zbresin nën -8 gradë Celsius. Në lugina do të ketë mjegull, ku temperaturat gjatë ditës do të mbeten më të ulëta. Nga e hëna pritet rritje e vranësirave.
Veles – Në SPB Veles dje një banor 77-vjeçar nga Velesi D.T. ka raportuar se nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij 71-vjeçare V.T., person me probleme shëndetësore. Siç informon sot zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, policia ndërmori masa për gjetjen e personit.
Shkup - Georg Georgiev nga partia GERB e Bojko Borisovit do ta kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë re të Bullgarisë, të cilën do ta kryesojë Rosen Zheljazkov. Georgiev ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme prej nëntorit të vitit 2014 deri në janar të vitit 2017, në kohën kur diplomacinë bullgare e kryesonte Ekaterina Zaharieva. Në zgjehdjet e fundit parlamentare u ugjedh deputet në Kuvendin e 51-të popullor, nga radhët e GERB-it. Ishte deputet edhe në përbërjet e 43-të, 45-të, 48-të dhe 50-të të parlamentit. Georg Georgiev, siç është cekur në biografinë e tij në ueb-faqen e parlamentit bullgar, është i lindir më 20 tetor të vitit 1991 në Sofje.
Prishtinë - Shefja e Misionit të KB-së në Kosovë (UNMIK), Karolin Zijade sot ka shprehur shqetësimin e saj për hapat e fundit të autoriteteve të Kosovës kundër institucioneve të financuara nga Serbia dhe bëri apel që çështjet e hapura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe mirëbesim në kuadër të dialogut nën patronazhin e BE-së. Autoritetet e Kosovës dje mbyllën të gjitha objektet komunale dhe postare që operojnë në sistemin serb në jug të Ibrit. Zijade paralajmëroi se "veprime të tilla të njëanshme sjellin rrezikun e rënies së mëtejshme të besimit midis komunitetit dhe autoriteteve të Kosovës". Ajo shprehu shqetësimin për ndikimin e mbylljeve në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë të cilët varen drejtpërdrejtë nga këto institucione.
Berlin- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok tha se marrëvehsja për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, është "përparim i madh", por paralajmëroi se paraprijnë sfida të reja, lajmëroi DPA. "Asgjë nuk është e sigurt, siç shpesh tregon situata globale, por tani ky është përparim i madh", deklaroi Berbok për kanalin televiziv ARD. Ajo tha se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, të cilën mbrëmë vonë e kumtoi Katari, është rezultat i punës së mundimshme 15-muajshe nga shpërthimi i konfliktit në sulmet e 7 tetorit të vitit 2023.
Bruksel - BE-ja sot njoftoi se do të sigurojë ndihmë prej 120 milionë euro për Gazën e shkatërruar nga lufta, një ditë pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. "Sot miratojmë një pako prej 120 milionë euro për Gazën për zgjidhjen e krizës humanitare atje", deklaroi zëdhënësja e KE-së, Eva Hërçirova.
Gazë - Autoritetet e Hamasit në Rripin e Gazës kumtuan se të paktën 71 palestinezë janë vrarë pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim me Izraelin. Sipas zëdhënësit të mbrojtjes civile në Rripin e Gazës, numri më i madh i viktimave janë në qytetin e Gazës, ndërsa mes të vdekurve ka gra dhe fëmijë. Informacionet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Armata e Izraelit kumtoi se i heton raportet.