MIA FLESH
- Shkup - Linja hekurudhore Kumanovë - Beljakovcë, pjesë e Korridorit 8, sot është lëshuar në përdorim. Hekurudha është me gjatësi prej 30,8 kilometra dhe përfshin tre stacione të reja hekurudhore, gjashtë ndalesa, pesë ura, një tunel dhe shumë objekte tjera infrastrukturore.
18:00/ 17 janar/ 2025
Shkup - Linja hekurudhore Kumanovë - Beljakovcë, pjesë e Korridorit 8, sot është lëshuar në përdorim. Hekurudha është me gjatësi prej 30,8 kilometra dhe përfshin tre stacione të reja hekurudhore, gjashtë ndalesa, pesë ura, një tunel dhe shumë objekte tjera infrastrukturore.
Shkup - Në Kuvend sot filloi vazhdimi i seancës së 30-të plenare. Pasi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski paralajmëroi se do të vazhdojnë punën për pikën Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime në procedurë të shkurtuar, me vërejtje procedurale kanë dalë deputetët e opozitës maqedonase lidhur me caktimin e seancave që siç theksuan, "caktohen në moment të fundit". Ata thanë se në takimin e fundit koordinues të koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi është rënë dakord që të premten të mos ketë seancë në mënyrë që deputetët të kenë kontakt me qytetarët.
Prilep – Arsyeja për vdekjen e binjakëve të porsalindur nga fshati Sllavej i Prilepit do të konstatohet me autopsinë të cilën e urdhëroi prokurori publik, pas tragjedisë së djeshme kur pas gjendjes së vështirë shëndetësore ndërruan jetë dy foshnja, njëri, djalë në shtëpinë në Sllavej, ndërsa tjetra, vajzë në spitalin e Prilepit.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjes e letrave kredenciale të ambasadorës të sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Secuko Kavahara, informojnë nga Ministria.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë, Paolo Palminteri, informojnë nga kabineti i saj.
Shkup- Sot në zyrën qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin organizativ Bashkim Murtezi, priti në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.
Tetovë - Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe drejtorin e Shkollës së mesme profesionale të tekstilit Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale kanë hapur ekspozitën “Një Copëz arti” në zemrën e Tiranës.
Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin dhe kolegu i tij iranian Masud Pezeshkijan kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet të përgjithshëm strategjik. Kjo ka ndodhur gjatë vizitës së presidentit iranian në Moskë.
Londër- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer deklaroi se dëshiron të lidh marrëveshje tregtare me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp.
Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas sot në Bruksel është takuar me kryeministrin palestinez, Mohamed Mustafa.
Bruksel – Në selinë e NATO-s në Bruksel sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyres së kryesuesit të Komitetit Ushtarak të Aleancës në mes të ushtruesit aktual të kësaj pozite, admiralit holandez Rob Bauer dhe pasuesit të tij, admiralit italian Xhuzepe Kavo Dragone.
Kajro - Negociatorët kanë arritur marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe organizatës palestineze Hamas.
Tel Aviv – Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir sot ju bëri thirrje anëtarëve të tjerë të qeverisë të votojnë kundër marrëveshjes me Hamasin për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, arritja e së cilës ishte konfirmuar edhe nga kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Uashington – Uashingtoni po përgatitet për shumë punë këtë javë, duke përfshirë edhe disa ditë temperatura të ulëta dhe për inaugurimin e presidentit dhe protesta të ngjashme përgjatë qytetit javën e ardhshme, informon VOA.