MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot do të qëndrojë për vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar. Mickoski do të jetë i shoqëruar nga ministrat e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
- Post By Sara Ademi
- 08:53, 13 shkurt, 2026
09:00/ 13 shkurt/ 2026
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot do të qëndrojë për vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar. Mickoski do të jetë i shoqëruar nga ministrat e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar. Në kumtimin në Fejsbuk, Mucunski marrëveshjen e vlerëson si hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit tonë dhe nga e cila përfitime konkrete do të kenë kompanitë e vendit.
Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë kryesisht me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në dy qafa malore - deri në 50 metra në Pletvar dhe deri në 80 metra në Strazhë, informojnë nga qendra dispeçere-informative e NP "Rrugët e Maqedonisë". Kompania thekson se të gjitha rrugët në të gjithë vendin janë të kalueshme, por paralajmëron se në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.
Shkup - Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë një pjesë e rrugëve "Tikveshka", "Nov Zhivot", "Indira Grandi", "Bërsjaçka Buna", "Ovçepolska", "Pelagonia", "Demirhisarska", "Zletovska", "Slan Dol", "Haxhi Jovan Shishkov" në Komunën e Shuto Orizarës. Pa ujë ndërkaq nga ora 9 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të bulevardit " Ilinden" nga udhëkryqi me rrugën "Franklin Ruzvelt" deri në udhëkryqin me bulevardin "8 Septemvri".
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në rajonet juglindore. Në viset malore reshjet do të jenë me borë dhe shi. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 13 gradë, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Në Shkup, mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht paradite dhe nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka kërkuar partnerëve evropianë të përshpejtojnë dërgesat e raketave për mbrojtje ajrore pas një serie sulmesh të rënda ajrore ruse. "Kjo është një detyrë kyçe për momentin, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë në Evropë", deklaroi Zelenski mbrëmë në një video-fjalim. "Rusët nuk duhet të mësohen të besojnë se raketat dhe "shahedët" po i ndihmojnë në ndonjë mënyrë", shtoi ai.
Mynih - Tradicionalisht, në hotelin "Bajerisher Hof" sot fillon Konferenca e 62-të e sigurisë e Mynihut (MSC), ku do të marrin pjesë më shumë se 1.000 delegatë prej mbi 115 vende, duke përfshirë 60 shefa të shteteve dhe qeverive, 100 ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues të organizatave të mëdha ndërkombëtare, mes të cilëve janë shefat e BE-së, NATO-s, ASEAN-it, OSBE-së, Bankës Botërore, Organizatave Botërore të Tregtisë dhe agjenci të shumta të KB-së.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t'u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. "Marrëveshja do t'i përforocjë marrëdhëniet tona tregtare, do t'i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në kumtesën e përbashkët.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e paralajmëroi Iranin në pasoja serioze nëse nuk arrin marrëveshje me SHBA-në. "Do të jetë shumë traumatike për Iranin nëse nuk arrijnë marrëveshje", tha mbrëmë Trampi në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se Irani duhej të pajtohet me marrëveshjen që vitin e kaluar, kur Uashingtoni dhe Teherani negociuan për programin bërthamor kontestues të Iranit.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, i ceki lidhjet e afërt mes SHBA-së dhe Evropës para udhëtimit të tij drejt Konferencës së Munihut të sigurisë. "Evropa për ne është më e rëndësishmja", deklaroi Rubio dje dhe shtoi se SHBA-ja është "thellësisht e lidhur me Evropën dhe të ardhmet tona çdoherë kanë qenë të lidhura dhe do të vazhdojnë të jenë".