• e hënë, 16 shkurt 2026
MIA Flesh

15:00/15 shkurt/2026/

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot kumtoi se në Konferencën e Munihut të sigurisë mori pjesë në tyrezën e rrumbullakët "Derë e hapur apo fund i hapur? - Përmbushje e premtimeve për zgjerim të BE-së", ku, siç theksoi, i prezantoi pozicionet e vendit për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Shkup - Në njëzet muajt e shkaur shteti solli disa vendime dhe arriti marrëveshje me rëndësi të jashtëzakonshme për pozicionimin e tij strategjik, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski në deklaratë për mediumet nga Konferenca e Munihut e sigurisë.

Shkup - Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjet të parë të muajit.

Shkup - Kamp për siguri kibernetike për nxënëse të shkollave të mesme në Ohër, si pjesë e projektit CybHER - Përforcimi i grave dhe vajzave në sigurinë kibernetike, të cilin e zbaton Këshilli britanik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Shkup - Me ndryshime të Ligjit për komunikime elektronike, që janë vendosur për shqyrtim në Regjistrin e vetëm nacional të rregullave (ENER) shteti i bartë në legjislaturën vendore rregullativat e nevojshme evropiane me çka do të mund t'i bashkangjitet nismës "Roaming si në shtëpi" të Bashkimit Evropian. Me atë do t'iu mundësohet qytetarëve dhe bizneseve të prëdorin shërbime celulare në vendet e BE-së pa shpenzime shtesë të roamingut, sikur të jenë në shtëpi.

Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit përfundimisht me orën 7 të mëngjesit ka rënë në Pozharan, 48 litra në metër katror, pas çka pasojnë Tetova me 45,  me 33 Llazaropole, me 31 Hanet e Mavrovës. Në Ohër kanë rënë 29 litra shi, Shkup-Zajçev-Rid 21,  Kodër e Diellit, 17, Krushevë, 16, Manastir, 15, Shkup-Petrovec, 13, Gjurishte, 12, Kriva Pallankë, 11, Prilep, 9, Pretor dhe Veles, 8, Gjevgjeli, 7, Berovë dhe Topollçan, 6,  Vinicë dhe Strumicë, 4, Shtip, 3, Kavadar dhe Demir Kapi, 2, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike. 

Shkup - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se nesër nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të martën do të ketë ftohje me reshje të reja më të rrëmbyeshme të cilat në male dhe në viset më të larta do të jenë me borë.

Tiranë - Më 19 shkurt kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku do të marrë pjesë në formimin zyrtar të Bordit të paqes.

Munih - Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, deklaroi se nuk mendon se vendet-anëtare janë të gatshme t'i japin Ukrainës datë konkrete për anëtarësim.

Munih - SHBA-ja i ofroi Kievit garanca sigurie 15-vjeçare, por Ukraina dëshiron më shumë dhe llogaritë në periudhë prej së paku 30 viteve, deklaroi presidenti ukrainas VOlodimir Zelenski në margjina të Konferencës së Munihut të sigurisë.

Munih - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio realizoi takim me ministrat e punëve të jashtme të Grupit shtatë (G7), në margjina të Konferencës së Munihut të siguriusë, me të cilët bisedoi për konfliktet aktuale që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Afrikë, Evropë dhe Lindjen e Afërt, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Londër - Irani është i gatshëm të biseodjë për kompromise lidhur me programin e vet bërthamor me qëllim  që të arrihet marrëveshje me SHBA-në, nëse Uashingtoni është i gatshëm të bisedojë për heqjen e sanksioneve kundër Teheranit, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtmetë Iranit, Maxhid Taht-Ravançi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR