• e diel, 15 shkurt 2026
MIA Flesh

15:00/14 shkurt/2026/

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot, në kuadër të vizitës në Munih, realizoi takim me Ted Dojç, drejtor ekzekutiv i Komitetit amerikan hebraik, një prej organizatave më me ndikim e cila dekada me radhë punon në përforcimin e vlerave demorkatike dhe avancimin e marrëdhënieve transatlantike, ku, siç kumtoi Mickoski, biseduan për thellimin e bashkëpunimit, nismat e përbashkëta në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, avancimin e dialogut ndërfetar dhe ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respekt, tolerancë dhe liri.

Shkup - Porositë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio nga Konferenca e Munihut e sigurisë janë sinjale të qarta për të gjithë aleatët, bota tashmë nuk funksionon sipas rregullave të vjetra. Si Qeveri, vazhdojmë ta përforcojmë me përkushtim vendin tonë në komunitetin transatlantik. jemi të gatshëm t'u përgjigjemi sfidave, ta modernizojmë mbrojtjen tonë dhe të sigurojmë të ardhme të sigurt përqytetarët tanë, kumtoi kryeministri Hristian Mickoski nga Munihu.

Shkup - Kryministri Hristian mickoski sot, në kuadër të vizitës në Munih, realizoi takim me kryeministrin holandez, Dik Shof, ku, siç kumtoi "morëm konstatim të qartë se Maqedonia ka aleat të fuqishme në Holandë për rrugën tonë eurointegruse, të bazuar në reforma dhe rezultate konkrete".

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të flasë në festimin tradicional me rastin e Shën Trifunit.

Negotinë - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot nga Negotina e uroi festën e Shën Trifunit dhe dëshiroi të vjela të mira dhe çmime të mira blerëse.

Shkup - Punëtorët në Maqedoninë e Veriut krijojnë vlerë më shumë se dyfish më të madhe ekonomike se atë që e fitojnë si pagë, tregojnë të dhënat e Organizatës ndërkombëtare të punës (ILO), të cilat sot i ka theksuar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Kumanovë - Nëpunës policorë nga Njësia policore Nagoriçan i Vjetër, në fshatin Dragomancë, komuna Nagoriçan i Vjetër, dje rreth orës 19:30, arrestuan T.B. (25) nga fshati Mallotinë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Shkup - Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë -4 gradë, në Kodër të Diellit janë matur -2, përderisa në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës janë matur 0 gradë Celsius. Mbi zero është në Tetovë, Prilep, Shtip, Krushevë ku janë matur një gradë, Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Vinicë dy gradë, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kavadar nga 3 dhe Gjevgjeli pesë gradë Celsius, informoi DPHM.

Munih - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në Konferencën e Munihut të sigurisë deklaroi se Bashkimi Evropianë duhet "ta jetësojë" klauzolën për mbrojtje të ndërsjelltë, e garantuar në marrëveshjen e tij themeluese.

Munih - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha në Konferencën e sigurisë në Munih deklaroi se përfundimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është "joreal" pa presidentin amerikan, Donald Tramp.

Munih - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio në ditën e dytë të Konferencës së sigurisë në Munih tha se SHBA-ja nuk po tenton të largohet nga Evropa, por të vendos jetë të re në miqësinë e vjetër.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se ndërrimi i regjimit në Iran "do të ishte puna më e mirë që mund të ndodhë".

Adis Abebë - Shfarosja e popullit palestinez duhettë ndalet, deklaroi sot kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Mahamud Ali Jusuf nga Xhibuti, në hapjen e samitit të 39-të të UA-së.

Uashington - SHBA-ja kreu sulm të ri në Detin e Karaibeve ndaj një anijeje për të cilën supozohet se ka bartur narkotikë, me ç'rast jetën e humbën tre persona.

Adis Abebë - Në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abebë sot dhe nesër mbahet Samiti i 39-të i Unionit afrikan. Janë të pakta gjasat për arritje të konsensusit për zgjidhje të çështjeve konttestuese lidhur me konfliktet luftarake, grusht shtetet dhe zgjedhjet e falsifikuara në shtetet afrikane.

Milano - Në gjysmën e Lojërave olimpike dimërore 2026, nikoqirja Italia dhe Norvegjia janë më të suksesshme për nga numri i medaljeve të fituara.

QËNDRONI TË LIDHUR