MIA Flesh
- Shkup - Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë në Deklaratën e përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke paraqet një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe konfirmim për mbështetjen e fortë që Maqedonia e gëzon nga SHBA, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Ai në profilin e Fejsbukut të tij shkruan se sipas marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljen e dialogut postmonitoring me Këshillin e Evropës pas 26 viteve të plota, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë ka publikuar një Deklaratë të përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:47, 13 shkurt, 2026
12:00/13 shkurt/2026
Shkup - Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë në Deklaratën e përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke paraqet një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe konfirmim për mbështetjen e fortë që Maqedonia e gëzon nga SHBA, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Ai në profilin e Fejsbukut të tij shkruan se sipas marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljen e dialogut postmonitoring me Këshillin e Evropës pas 26 viteve të plota, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë ka publikuar një Deklaratë të përbashkët mes SHBA-së dhe Maqedonisë për tregti reciproke.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, në kuadër të Konferencës së 62-të të Sigurisë në Mynih, zhvilloi takim pune me menaxhmentin e gjigantit gjerman "Shvarc grup", nën ombrellën e të cilit veprojnë berndet e famshme botërore "Lidël" dhe "Kaufland". Siç informoi kryeministri në rrjetet sociale, kanë biseduar për planet e tyre për investime, hapjen e vendeve të reja të punës dhe modernizimin e sektorit tregtar në vendin tonë. "Po hapim dyert për kompanitë vendase që të plasojnë produktet e tyre në rrjetet e mëdha evropiane.
Shkup - Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, merr pjesë në Konferencën e Guvernatorëve të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku shqyrtohen sfidat kryesore dhe drejtimet e ardhshme të politikave të bankave qendrore në kushte të rritjes së pasigurisë globale dhe një ambientit të ndryshuar gjeoekonomik, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Bankës Popullore. Në Fokus të diskutimeve janë perspektivat për inflacionin dhe politika monetare, si dhe roli i bankave qendrore në ruajtjen e sistemeve financiare të qëndrueshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet trendeve të mundshme të derregullimit dhe implikimeve të tyre të mundshme për stabilitetin financiar.
Shkup - Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë së Veriut (AETMV) dhe Ministria për Transformim Digjital nënshkruan memorandum për bashkëpunim, me të cilin Ministria zyrtarisht anëtarësohet si anëtare nderi e Asociacionit. "Memorandumi përcakton një kornizë për bashkëpunim institucional në fushat e e-tregtisë, digjitalizimit, inteligjencës artificiale, aftësive digjitale dhe inovacionit, me qëllim përshpejtimin e transformimit digjital dhe zhvillimit të ekonomisë digjitale në vend", informojnë sot nga Asociacionit për e-tregti.
Shkup - "Posta e Maqedonisë së Veriut" informoi se po punon në gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave pasi që erdhi deri tek ngadalësimi gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore për shkak të obligimeve të reja me ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH). Me ndryshimet e Ligjit për TVSH-së, që hynë në fuqi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, hiqet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura onlajn në vlerë deri 22 euro, ndërsa "Posta e Maqedonisë së Veriut", për shkak të konstatimit të TVSH-së, është e obliguar të gjitha dërgesat e porositura onlajn t'i dorëzojë për kontroll doganor. Ky obligim i ri, thonë nga atje, krijon ngadalësim gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore të dërgesave.
Strugë - Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka hapur lëndë që të hetohen shkaqet dhe veprat e kryera penale të mundshme kundër mjedisit dhe natyrës pas ndotjes së madhe të ujit të pijshëm dhe ujit për nevojat themelore të jetesës. PTHP njoftoi sot se në koordinim me MPB-në - DPB së Strugës, është lëshuar një urdhër që policia gjyqësore të inspektojë një vendndodhje në fshatin Shum, ku ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm zona e qytetit të Strugës.
Uashington - Dy persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur në të shtënat në një kompleks banimi në universitetin shtetëror në Karoilinën Jugore, në SHBA. Përfaqësues zyrtarë në universitet nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave, theksohet këtë mëngjes në komunikatën e administratës së këtij institucioni. Shkolla e ka mbyllur kampusin në Orinxhburg mbrëmë rreth orës 21:15, kur ka mbërritur njoftimi për të shtënat. Bllokada ka zgjatur katër orë.