12:00/12:00/2026
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski pret që inflacioni vjetor të stabilizohet nën tre për qind dhe pret trend mujor negativ, që, siç thekson është rezultat i zhvillimit të politikave që janë në interes të standardit të qytetarëve dhe të konsolidimit të gjendjeve në shtet. Përfundimisht, thotë shteti është i konsoliduar dhe do të zhvillohet i atillë siç e duan qytetarët.
Shkup - Pritjet e gjyqtarëve janë të njejta sikur edhe pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor, ndërsa kjo është të kemi një gjyqësor më efikas dhe më të pavarur. Qëllimi ynë i përbashkët, i këshillit Gjyqësor, së bashku me kolegët tjerë, do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjet në gjyqësor dhe ta ngritim nivelin e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky është qëllimi ynë, tha sot anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi, i cili dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan, i përqendruar në bashkëpunimin aktual dhe prioritetet e ardhshme në mbështetje të reformave, bëri të ditur Ministria për Çështje Evropiane. Në bisedë u theksua roli i UNDP-së si një nga partnerët më të rëndësishëm në zbatimin e projekteve të orientuara drejt zhvillimit lokal, përfshirjes sociale, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Shkup - Dobësi në regjistrimin e kërkesës dhe detyrimeve, parregullsi në realizimin e të ardhurave, dhënien e lëshimeve dhe shpërblimeve, kompensime të paguara pa bazë ligjore, pagesë e tatimit të vlerës së shtuar për shërbime të ndërlidhura me veprimtarinë themelore dhe dobësi në përballjen dhe realizimin e furnizimeve publike, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në raportin revizor për Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Banka Popullore vazhdimisht e forcon kapacitetin e saj institucional përmes projekteve të shumta zhvillimore, me theks të veçantë në modernizimin e sistemit të pagesave. Zgjidhjet moderne dhe efikase të pagesave kontribuojnë në siguri më të madhe, qarkullim më të shpejtë të mjeteve financiare dhe lehtësim të veprimtarisë afariste, gjë që është e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve, u theksua në takimin mes guvernatorit Trajko Sllaveski u.d. ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nikoll Varns.
Shkup - Turizmi është një nga prioritetet e Qeverisë dhe masat dhe aktivitetet e ndërmarra në atë drejtim rezultojnë me rritjen e numrit të turistëve dhe numrit bujtjeve, konsideron kryeministri Hristijan Mickoski. Dhton se po punohet në mënyrë aktive për të krijuar kushte për rritje të mëtejshme të këtyre numrave në vitet e ardhshme dhe që numri bujtjeve të rritet në pesë milionë në vit.
Shkup - Në Beograd është arrestuar Sait Saitov, i dyshuar për përplasjen e një gruaje në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. "Dje, nga ana e shërbimeve kompetente në Serbi, jemi informuar se Sait Saitov nga Shkupi, i cili kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, është ndaluar në Beograd me dyshimin për kryerjen e krimeve të rënda "kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik" dhe "mosdhënie ndihme një personi të lënduar në një aksident trafiku", për një ngjarje kriminale që ndodhi në Shkup më 9 janar", thuhet në komunikatë.
Athinë - Turqia dhe Greqia edhe njëherë cekën se janë të vendosura për t'i përforcuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore, respektin e ndërsjelltë, bashkëjetesën e qetë dhe e konfirmuan përkushtimin e tyre për përmirësim të kanaleve dhe mekaizmave efikas në të gjitha niovelet, si dhe për eliminimin e burimeve të paarsyeshme të tensioneve, me qëllim që të evitohet eskalimi i mundshëm dhe rreziqet në menaxhimin me marrëdhëneit bilaterale, shkruan në deklaratën e përbashkët mes dy vendebe, të nënshkruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në Bruksel deklaroi se aleanca do ta mbrojë çdo centimetër të territorit aleat dhe se duhet ta ndalojë qasjen e Rusisë dhe Kinës në rajonin arktik. "Duhet të kujdesemi që ta mbrojmë çdo centrimetër të territorit të NATO-s", tha Rute pas arritjes në takimin e ministrave të mbrojtjes së anëtarëve të NATO-s në selinë në Bruksel.
Kiev - Rusia gjatë natës sërish e sulmoi Ukrainën fqinje me dronë dhe raketa balistike, me ç'rast u plagosën tre persona dhe u shkaktua dëm i madh në kryeqytetin e Kievit dhe në portin e Odesës, thuhet në raportet e sotme zyrtare. Dy persona u plagosën në një sulm me raketa ndaj Kievit, nga të cilët një më rëndë, njoftoi prefekti Vitalij Kliçko në Telegram. Objektivat infrastrukturore sërish janë në fokus të sulmeve me raketa, por kishte edhe sulme ndaj shtëpive private, shtoi ai. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse, Kievi me javë të tëra lufton me problemet e furnizimit me rrymë, si në lidhje me energjinë elektrike, ashtu edhe me ngrohjen.
Tel Aviv - Izraeli iu bashkua Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Netanjahu gjatë vizitës në Uashington, ku u takua me Trampin dhe me sekretain amerikan të shtetit Marko Rubio, në "X" njoftoi se kishte nënshkruar dokumentin për anëtarësimin e Izraelit në Bord, ndërsa pamjet vizuale nga takimi e treguan atë duke mbajtur dokumentin me nënshkrimin e tij.
Romë - Lacio mposhti mbrëmë Bolonjën me penallti (1:1, 4:1 penallti) në çerekfinalet e Kupës së Italisë së Futbollit. Pas kësaj ndeshjeje, janë përcaktuar të gjithë gjysmëfinalistët e turneut. Lacio do të përballet me Atalantën, e cila mundi Juventusin, ndërsa Interi do të luajë kundër Komos.
Liverpul - Trajneri i Liverpulit, Arne Sllot, e komentoi fitoren prej 1:0 ndaj Sanderlendit mbrëmë në javën e 26-të të Premier ligës angleze të futbollit. "Ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Edhe një herë treguamsa mirë mundë të luajmë me topin, duke krijuar shumë raste. Karakteri që treguam gjatë gjithë ndeshjes ishte shumë i mirë dhe prandaj e lëmë këtë stadium me fitore", deklaroi Sllot për "BBC".