MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive shkollore në SHFK „Dimo Haxhi Dimov“, në lagjen Vllae në Komunën e Karposhit. Pres-shërbimi qeveritar njoftoi se është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:57, 12 shkurt, 2026
09:00/12 shkurt/2026
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive shkollore në SHFK „Dimo Haxhi Dimov“, në lagjen Vllae në Komunën e Karposhit. Pres-shërbimi qeveritar njoftoi se është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.
Shkup - Anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Gjyqtari i Gjykatës në Tetovë Sadulla Izairi më 30 janar të këtij viti fitoi më së shumti vota në zgjedhje të drejtpërdrejtëa për anëtar të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve pjesëtarë të bashkësive etnike që janë mbi 20 për qind në shtet. Për Izairin kanë votuar 179 gjyqtarë nga gjithsej 390 të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Shkup - Konventa nacionale për Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e Sesionit të 18-të Grupit punues 3 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) me temë "Standardet evropiane për mekanizma disiplinorë dhe zgjedhorë në gjyqësor si element kyç i sundimit të drejtësisë", në organizim të Lëvizjes Evropiane.
Shkup - Lidhja e sindikatave sot në mesditë do ta realizojë bllokadën e dytë, nga tre të paralajmëruarat, duke kërkurar rritje të rrogës minimale në 600 euro dhe të gjithë rrogave të tjera për 6.000 denarë. Pas bllokimit të hyrjeve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të hënën, sot do të bllokohen Oda ekonomike në qendër të Shkupit. Bllokada e Odës është për shkak të, siç thonë nga LSM, asaj që punëdhënësit nuk duan t'i rrisin rrogat e punëtorëve të cilët duke kërkuar ekzistencë më të mirë, ikin jashtë shtetit.
Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot do të marrë pjesë në takimin në nivel të ministrave të mbrojtjes të këshillit Veriatlantik të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel. "Ministri Misajlovski së bashku me kolegët ministra të mbrojtjes të vendeve aleate, gjatë takimit do të diskutojnë për disa tema mes të cilave edhe investime në mbrojtje sipas vendimeve të fundit nga Samiti në Hagë, plotësimi i objektivave të aftësisë, përforcimi i mbrojtjes, kontributi në operacionet e udhëhequra nga NATO si dhe për sfidat aktuale të sigurisë", informon Ministria e Mbrojtjes.
Shkup - Në Kuvend sot do të promovohet Kurrikula për gazetari investigative në lëndën e edukatës qytetare. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në promovim fjalë hyrëse do të kenë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, kryetarja e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport Ivanka Vasilevska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ambasadori i Zvicrës Kristofer Zomer.
Shkup - Numri i përgjithshëm i turistëve në vend vitin e kaluar ka qenë për 6,0% më i lartë se në vitin 2024. Te turistët e huaj ka rritje prej 10,3%, ndërsa te turistët vendas ulje prej 2,2%, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës. Numri bujtjeve, ndërkaq, shënon rritje për 0,8%. Te turistët vendas ka ulje për 4,1%, ndërsa te turistët e huaj rritje për 6,4%.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut në orët e mëngjesit dhe me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë përsëri reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme të jashtëzakonshme e zgjodhi Qeverinë e re të kryesuar nga Albin Kurti. Për zgjedhjen e Qeverisë, krye të së cilës Kurti do të ndodhet për herë të tretë, votuan 66 deputetë, kundër ishin 49, ndërsa të përmbajtur nuk pati. Kundër zgjedhjes së Qeverisë së Kurtit votuan deputetët e PDK-së, LDK-së. Listës Sërpska dhe AAK-së. Pas votimit për Qeverinë, Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij dhanë betimin në Kuvend.
Bruksel - Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s sot do të mbajnë takim në Bruksel për të biseduar për mbrojtjen e Evropës dhe mbështetjen për Ukrainën, në kushte kur aleatët evropian përballen me presion të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe ndërsa prioritetet e SHBA-së transferohen ndaj rajoneve tjera. Takimi vjen pasi NATO publikoi se e rrit praninë e saj në Arktik dhe zonën e rrethinës pas kontestit rreth Grenlandës që çoi në përçarje midis SHBA-së dhe aleatëve evropian, transmetoi DPA.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje që çdo marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë të përfshijë një datë konkrete për pranimin e vendit në BE. Në një postim në rrjetin social X, Zelenski tha se Ukraina "do të bëjë gjithçka" që të jetë "teknikisht e gatshme" për të hyrë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027 dhe se vendi do të përfundojë të paktën hapat kryesorë drejt anëtarësimit.
Tambler Rixh - Policia dje e identifikoi sulmuesin e dyshuar për të shtënat vdekjeprurëse në një shkollë në Kanadanë perëndimore si një grua e vendit 18-të vjeçare, transmetoi DPA. Policia gjithashtu e rishikoi numrin e të vdekurve nga të shtënat masive të së martës në provincën e Kolumbisë Britanike nga 10 në nëntë persona, përfshirë autorin e dyshuar. Ata thanë se viktimat përfshinin një mësues, si dhe tre nxënëse femra dhe dy nxënës meshkuj të moshës 12 deri në 13 vjeç.