12:00/11 shkurt/2026
Shkup - Një shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, i cili për momentin jeton dhe punon në Gjermani, u operua me sistem robolik kirurgjikal da Vinci në Klinikën për Kardiokirurgji në Qendrën për zemër në Duizburg të Gjermanisë. Operacionin e ka kryer ekipi i udhëhequr nga mjeku Edis Lajiq, kardiokirurg, i specializuar për kardiokirurgji minimalisht invazive dhe udhëheqis i sektorit për kardiokirurgji robotike, i cili gjithashtu është me origjinë nga Maqedonia.
Shkup - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i i nformon personat fizikë dhe juridikë se konform nenit 62, paragrafi 3 nga Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili është në fuqi nga 1 janari i vitit 2026, shërbimet inspektuese të AUV nuk do të veprojnë rreth nismave të parashtruara në mënyrë anonime për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese për çështje nga fushëveprimi i punës së institucionit.
Shkup - Një person 25 vjeçar është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mbrëmë vonë, në të cilën janë përplasur një automjet dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shkupit, në shtegun afër Hipodromit.
Shkup - Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria shtatë shoferë për shkak se drejtuan automjet pa poseduar patentë shoferi. "Prej tyre dy në Shkup dhe nga një në Gjevgjeli, Bogdanc, Gostivar, Tetovë dhe Manastir. Shoferi në Gostivar është i mitur, si dhe një nga shoferët në Shkup, i cili drejtonte motoçikletë. Personat u ndaluan në stacion policor dhe me udhëzime të prokurorit publik, automjetet u sekuestruan dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse", thonë në MPB.
Ohër - Sensacioni botëror i muzikës pop-dens, Rita Ora, më 1 gusht do të mbajë koncert në stadiumin "Biljanini izvori" në Ohër. "Me një seri hitesh ndërkombëtare që kanë bërë xhiron e botës, miliarda strime, çmime prestigjioze dhe bashkëpunime me emrat më të mëdhenj të skenës muzikore botërore, Rita Ora është konsoliduar si një markë globale dhe një nga simbolet më të njohura të tingullit modern pop, ikonë mode dhe artiste me vizion të qartë. Karriera e saj është e shënuar nga suksesi i vazhdueshëm, por edhe nga aftësia për t’u transformuar vazhdimisht, për të eksperimentuar dhe për të qëndruar një hap përpara kohës. Rruga e saj në skenën botërore paraqet një bashkim të rrallë të suksesit komercial, qëndrueshmërisë artistike dhe identitetit të ndërtuar me kujdes. Që nga fillimet e saj deri sot, Rita Ora vazhdimisht zgjeron shprehjen e saj krijuese, duke kombinuar popin modern, dens dhe tinguj urbanë me stil vizual të fuqishëm dhe prezencë mbresëlënëse skenike. Ajo njihet jo vetëm si yll muzikor, por edhe si një fenomen kulturor me ndikim të madh tek brezat e rinj", njofton organizatori.
Shkup - Policia në vendkalimin kufitar Bllatë mbrëmë e ka arrestuar B.C. (33) nga Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "dhënie të ryshfetit". "Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje nga shtetit, ai në pasaportë ka vendosur para dhe e ka njoftuar nëpunësin policor, me ç'ka e ka kryer veprën. Shtetasi shqiptar është mbajtur në stacionin policor në Dibër dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate", njoftoi MPB.
Shkup - Temperaturë më e ulët e mëngjesit prej -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ku ka edhe më së shumti borë 63 centimetra, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Përveç në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole, gjithkund në vend temperaturat janë mbi zero.
Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani sot i ndërroi ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në një rikonstruktim të papritur të qeverisë. Në Gazeta Zyrtare është publikuar se kryeprokurori i Stambollit Akin Gurlek do të jetë ministri i ri i Drejtësisë dhe do ta zëvndësojë Jilmaz Tunç, ndërsa Mustafa Çiftçi, guvernator i provincës lindore të Erzurumit, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në vendin e Ali , duke zëvendësuar Ali Jerlikaja.
Budapest - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë duhet menjëherë të ndalojë, duke pretenduar se liderët evropian janë "të kapur në një konflikt të pafund". Në një postim në rrjetin social X, ai e krahasoi luftën me migrimet, duke thënë: "Kur të hyni një herë, nuk ka dalje", raporton Anadollia. Orban pretendon se çdo javë në konfliktin në Ukrainë vdesin rreth 9.000 persona dhe se Evropa në dy vitet e ardhshme do të shpenzojë rreth 90 miliardë euro. Sipas tij, "me ato para nuk financohet asgjë më shumë se 800.000 të vdekur ose të plagosur përgjithmonë. Kjo menjëherë duhet të ndalet", përfundoi ai.
Gjenevë - Numri i rasteve të raportuara të fruthit ka rënë ndjeshëm në Evropë dhe Azinë Qendrore gjatë vitit të kaluar, bëri të ditur sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). OBSH-ja mblodhi të dhëna nga 53 vende në rajonin e saj evropian, i cili shtrihet nga bregu i Atlantikut përmes Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe Rusisë deri në Turkmenistan.
Harkov - Në një sulm rus me dronë ndaj Bogoduhiv në rajonin e Harkovit humbën jetën tre fëmijë dhe një burrë, ndërsa sulmet ndaj Zaporozhjes shkaktuan zjarre dhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, njoftuan autoritetet ukrainase. Shërbimi shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme të Ukrainës (DSNS) publikoi në rrjetet sociale se në sulmin me dron rus plotësisht është shkatërruar një shtëpi private pas së cilës shpërtheu zjarr i cili u zgjerua në më shumë se 60 metra katror.
Osllo - Shefi i Shtatmadhorisë së forcave norvegjeze të armatosura, Erik Kristofersen mbrëmë ka deklaruatr se Osllo nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të vijë deri në një aksion ushtarak rus kundër Norvegjisë, duke vlerësuat se Moska mund të veprojë që t'i mbrojë kapacitetet e veta bërthamore në veriun e largët nga Evropa.
Dubai - Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Ekonomisë dhe Turizmit të Dubait, fushatat e mëdha marketingu, ngjarjet dhe partneritetet strategjike kanë kontribuar që Dubai të vizitohet nga 19.59 milion turistë të huaj në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej pesë për qind krahasuar me vitin 2024, kur e vizituan 18.72 milion persona nga e gjithë bota.
Londër - Trajneri i Totenhem hotspur, Tomas Frank është shkarkuar nga detyra, ka bërë të ditur gazetari Dejvis Ornshtajn nga Atlentik. Sipas Ornshtajn, klubi i Londrës për momentin heton opsione në mënyrë aktive për zëvendësim të danezit 52 vjeçar. Dje mbrëmë Totenhem humbi me 2:1 nga Nju Kasëll në xhiron e 26-të të Premier Ligës. Totenhem ndodhet në vendin e 16-të në Premier Ligë me 29 pikë. Në sezonin vijues përfundoi në vendin e katërt në tabelën e Ligës së Kampionëve dhe mbërriti në tetën e finales.